• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 13 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga radha te sporteli deri te bankingu 24 orë në ditë, ATM-ja është një nga shpikjet që ndryshoi mënyrën se si njerëzit përdorin paratë dhe si funksionojnë bankat në gjithë botën.

Dikur tërheqja e parave ishte një proces i ngadaltë dhe i lodhshëm. Bankat hapeshin vetëm në orare të caktuara dhe kush nuk arrinte brenda afatit duhej të priste ditën tjetër. Klientët qëndronin në radhë, plotësonin dokumente, firmosnin dhe prisnin që arkëtari të numëronte kartëmonedhat para tyre. Më pas i rinumëronin vetë, sepse në sportele ishte gjithmonë paralajmërimi klasik: “Pas largimit nga kasa nuk njihet asnjë gabim”.

Por në vitin 1967 gjithçka nisi të ndryshonte.

Më 27 qershor të atij viti, banka britanike Barclays vendosi ATM-në e parë në botë në zonën Enfield, në veri të Londrës. Në atë kohë pajisja u pa si një risi teknologjike dhe jo si një revolucion që do të transformonte sistemin bankar global.

ATM-ja e parë nuk kishte karta bankare apo ekran si sot. Klientët përdornin çeqe speciale letre që makina i njihte automatikisht. Ideja erdhi nga shpikësi skocez John Shepherd-Barron, i cili mendoi për një makinë që shpërndante para pasi një ditë kishte mbërritur me vonesë në bankë dhe e kishte gjetur të mbyllur.

Ai u frymëzua nga makinat automatike që shisnin çokollata dhe mendoi se e njëjta logjikë mund të përdorej edhe për para cash.

Një nga detajet më interesante të historisë së ATM-ve lidhet me kodin PIN. Shepherd-Barron fillimisht kishte menduar një kod me gjashtë shifra, por bashkëshortja e tij Caroline kishte vështirësi të mbante mend aq shumë numra. Për këtë arsye u vendos formati me katër shifra, i cili përdoret ende sot në shumicën e vendeve të botës.

ATM-të e para kishin probleme teknike dhe ishin të kufizuara, por bankat kuptuan menjëherë avantazhin kryesor: makinat mund të punonin pa pushim, pa staf dhe jashtë orarit zyrtar.

Për herë të parë klientët nuk vareshin plotësisht nga sportelistët.

Në vitet që pasuan, kompanitë teknologjike në SHBA dhe Europë nisën të zhvillonin sisteme më moderne. Në fillim të viteve ’70 ATM-të u lidhën elektronikisht me llogaritë bankare dhe nisën të përdornin karta magnetike.

Kjo ndryshoi gradualisht edhe vetë bankat. Shumë shërbime që më parë kryheshin vetëm nga punonjësit kaluan te klientët. Radhët në sportele nisën të zvogëloheshin, ndërsa bankat ulën kostot dhe ndryshuan rolin e stafit, duke e orientuar më shumë drejt këshillimit financiar dhe shitjes së produkteve bankare.

Në fillim kishte mosbesim. Shumë njerëz kishin frikë se makinat mund të gabonin, të bllokonin kartat apo të humbnin paratë. Për brezat më të vjetër, ATM-të dukeshin si simbol i një bote pa kontakt njerëzor.

Megjithatë, në vitet ’80 ato u përhapën me shpejtësi në Europë, SHBA dhe Japoni. Bankingu 24 orë u kthye në realitet dhe ATM-të nisën të shfaqeshin në aeroporte, supermarkete, pika karburanti, stacione trenash dhe qendra tregtare.

Paratë nuk ishin më të lidhura vetëm me degën fizike të bankës.

Me kalimin e viteve ATM-të u bënë gjithnjë e më të avancuara. Përveç tërheqjes së parave, ato nisën të ofrojnë depozita, pagesa faturash, transferta dhe shërbime të tjera financiare.

Por bashkë me komoditetin erdhën edhe problemet. Nga vitet ’90 ATM-të u kthyen në objektiv të mashtrimeve me karta, vjedhje PIN-esh dhe më vonë edhe sulmeve kibernetike ndaj rrjeteve bankare.

Sot bankingu dixhital po ndryshon sërish mënyrën e përdorimit të parave. Pagesat elektronike dhe telefonat inteligjentë kanë ulur përdorimin e cash-it, sidomos në vende si Suedia dhe Norvegjia, ku shumë biznese nuk pranojnë më kartëmonedha.

Megjithatë, ATM-të mbeten ende jetike në shumë vende të botës, veçanërisht aty ku ekonomia informale është e lartë ose shërbimet dixhitale janë të kufizuara.

Sipas vlerësimeve ndërkombëtare, sot në botë funksionojnë më shumë se 23 milionë ATM. /skyweb.al

Artikulli para

30 mjekë e shpallin Donald Trumpin të paaftë mendërisht

Artikulli pas

263 milionë euro sigurime të papaguara të punonjësve/ Bizneseve u falen 30 milionë euro nëse i shlyejnë brenda vitit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai
Aktualitet

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai

12 Qershor, 2026
Rritet kredia për tregtinë, hotelerinë dhe ndërtimin, gjithnjë e më pak financime për bujqësinë
Ekonomi

Rritet kredia për tregtinë, hotelerinë dhe ndërtimin, gjithnjë e më pak financime për bujqësinë

12 Qershor, 2026
SPAK kërkoi arrestimin, kapet në Greqi “peshkaqeni” i kullave Ilir Shtufi
Aktualitet

SPAK kërkoi arrestimin, kapet në Greqi “peshkaqeni” i kullave Ilir Shtufi

12 Qershor, 2026
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Nisja e sezonit turistik dhe paratë e ndërtimit “zhysin” euron, sot si KURRË më parë

12 Qershor, 2026
“Paguaj që të ulesh pranë fëmijës tënd!” RyanAir nën hetim në Angli
Aviacion

“Paguaj që të ulesh pranë fëmijës tënd!” RyanAir nën hetim në Angli

12 Qershor, 2026
SPAK “rrëzon” kullat e Tiranës, goditen Ilir Shtufi dhe Orges Birçaj: Projektet që lidhen me kompanitë e tyre
Aktualitet

SPAK “rrëzon” kullat e Tiranës, goditen Ilir Shtufi dhe Orges Birçaj: Projektet që lidhen me kompanitë e tyre

12 Qershor, 2026
Artikulli pas
Bizneset nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, borxhi shkon 200 milionë euro

263 milionë euro sigurime të papaguara të punonjësve/ Bizneseve u falen 30 milionë euro nëse i shlyejnë brenda vitit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Salvini qetëson italianët dhe rajonin: Kemi karburant avionësh, por kriza mbetet ende kërcënim
Aviacion

Salvini qetëson italianët dhe rajonin: Kemi karburant avionësh, por kriza mbetet ende kërcënim

Nga SkyWeb
30 Prill, 2026
0

Italia garanton operimin normal të fluturimeve të paktën deri në fund të muajit maj, falë rezervave të karburantit, në një...

Lexo të plotë
Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

1 Qershor, 2025
Prapaskenat në Aeroportin e Vlorës, plas sherri mes Behgjet Pacollit dhe ortakut: Kush po kërkon të marrë investimin?

Vijon përplasja në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli njofton rikthim normaliteti, kurse Valon Ademi emëron administratorin e ri

24 Dhjetor, 2025
Zvicra, referendum për të mbrojtur paranë cash me Kushtetutë

Zvicra, referendum për të mbrojtur paranë cash me Kushtetutë

14 Shkurt, 2026
“Turp, 8 lekë të vjetra më ra”, të moshuarit shprehen të revoltuar me indeksimin e pensioneve

“Turp, 8 lekë të vjetra më ra”, të moshuarit shprehen të revoltuar me indeksimin e pensioneve

2 Tetor, 2025

Të Fundit

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai

12 Qershor, 2026
Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE

Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE

12 Qershor, 2026
A mund të bëjë truri dy gjëra njëkohësisht? Studimi i ri rrëzon mitin

A mund të bëjë truri dy gjëra njëkohësisht? Studimi i ri rrëzon mitin

12 Qershor, 2026
Frika nga kanceri i gjirit, vajzat në të 20-at po zgjedhin mastektominë për parandalim

Frika nga kanceri i gjirit, vajzat në të 20-at po zgjedhin mastektominë për parandalim

12 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr