• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 23 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Valon Ademi, akuza të forta ndaj Behgjet Pacollit: Kërkove të bleje Aeroportin e Vlorës për llogari të rusëve

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Sherri te VIA, Behgjet Pacolli akuzon Valon Llukën: Të bëra të pasur, por më tradhtove
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përplasja mes ortakëve në projektin e Aeroportit të Vlorës është thelluar edhe më tej, pasi pronari i 2A Group, Valon Ademi, ka dalë me një reagim publik me akuza të drejtpërdrejta ndaj Behgjet Pacollit.

Në deklaratën e tij, Ademi pretendon se Pacolli i ka ofruar 80 milionë euro në shkurt të vitit 2025 për blerjen e aksioneve të aeroportit, duke pretenduar se kjo bëhej për llogari të rusëve.

Sipas Ademit, ai e ka refuzuar ofertën, ndërsa thotë se pikërisht ky refuzim është zanafilla e konfliktit që po vazhdon edhe sot në raport me projektin e Aeroportit të Vlorës.

Pronari i 2A Group shkruan se me Pacollin nuk ka “asnjë problem personal”, por e konsideron atë si pjesë të një skeme që sipas tij synon marrjen nën kontroll të aeroportit. Ai përmend edhe emrin e Bart Turtelboom, për të cilin thotë se është pjesë e kësaj skeme financiare dhe juridike.

Në reagimin e tij, Ademi pretendon se pasi refuzoi ofertën prej 80 milionë eurosh, Pacolli i ka thënë se “pronar formal do të vazhdojë të figurojë Mabco”. Sipas tij, ky ishte momenti që solli përplasjen që sot është bërë publike.

Ademi shprehet se deri tani ka zgjedhur të mos i bëjë publike shumë detaje, duke pritur reagimin e institucioneve kompetente, por shton se nuk do të tërhiqet nga beteja e tij.

Ai përdor gjithashtu tone të ashpra ndaj Pacollit, duke e akuzuar se po vepron për interesa që bien ndesh me interesin publik dhe se po përpiqet të ndikojë opinionin publik përmes propagandës.

Në fund të reagimit, Ademi deklaron se nuk do të pranojë në asnjë rast shitjen e Aeroportit të Vlorës dhe se, sipas tij, ky aset nuk do të blihet “kurrë” nga ata që ai pretendon se qëndrojnë pas kësaj skeme.

Deklarata e Valon Ademit vjen në një moment kur tensionet mes palëve për projektin e Aeroportit të Vlorës janë bërë publike dhe kur konflikti mes ortakëve ka ngritur pikëpyetje të forta për të ardhmen e këtij investimi strategjik.

Reagimi i Valon Ademit

Emisar,

Unë e njoh shumë mirë strategjinë tënde, pasi e kuptoj qartë që “ujku do mjegull”. Për këtë taktikë, ti je i shkolluar dhe i trajnuar prej kohësh nga shefat e tu, ndaj dhe strategjinë e mjegullës di ta zbatosh me mjeshtëri. Megjithatë, nëse kjo qasje mund të funksionojë për të hutuar opinionin publik, me mua të ka dështuar.

Siç ta kam bërë të qartë: me ty, emisar, unë nuk kam asnjë problem sepse ti nuk je as aktor dhe as faktor në këtë mes; je thjesht një agjent i përdorur për të marrë nën kontroll Aeroportin e Vlorës. Lufta ime është me kolegun tënd, Bart Turtelboom, i cili është ekzekutori i skemës financiare dhe juridike për t’ua dorëzuar këtë aset kombëtar shefave tuaj, atje ku i keni.

Ti detyrën tënde po e zbaton me përpikëri, sipas udhëzimeve. Ndaj, ti nuk ke faj që unë e refuzova ofertën tënde prej 80 milionë eurosh në shkurt të vitit 2025, për t’ia shitur aeroportin atyre që ti i di mirë. Madje, kur unë e refuzova atë ofertë pikërisht për shkak të asaj që ata përfaqësojnë, ti më the tekstualisht: “Mos u shqetëso, sepse pronar formal do të vazhdoj të figuroj Mabco.”

Refuzimi im i prerë atë natë është zanafilla e kësaj situate të cilën po e përballoj edhe sot. “Gabimi” im i vetëm ishte refuzimi për ta shitur Aeroportin e Vlorës atje ku ti kishe marrë urdhër ta dorëzoje.

Deri më sot, shumë detaje i kam mbajtur larg vëmendjes publike, duke pritur që organet kompetente të bëjnë detyrën e tyre, në mos atë ligjore, të paktën atë patriotike. E kam bërë betejën time në heshtje, në respekt të institucioneve. Por, edhe pse ata që duhej të reagonin heshtën, unë nuk do të ndalem, kurrë.

Emisar, tregoj shefave të tu, se unë nuk shitem, nuk intimidohem, nuk frikësohem dhe nuk dorëzohem kurrë përballë tyre! Tregoju se paraja e tyre, për mua s’ka asnjë vlerë. Ata mund të blejnë gazetarë, media e portale, por Aeroportin e Vlorës nuk do ta blejnë kurrë.

As ti dhe as propaganda jote me mercenarë e zagarë nuk më intimidon, sepse, në të gjithë këtë proces të Aeroportit të Vlorës, i vetmi njeri i shitur, i blerë dhe i komprometuar je ti.

Dil e tregoju shqiptarëve se kush fshihet pas “Compartment Bernina”. Dil e tregoju me sa rubla u pagove. Dil e tregoju se te gjitha veprimet po i bën vetëm për interes të Compartment Bernina-s, interesa këto që bien ndesh me interesin publik, atëherë mund të marrësh guximin të përmendësh emrin tim.

Ti emisar, edhe mashtrimet i bën për të mbuluar atë se çfarë në të vërtetë je, sepse ti nuk je emisar për një mision, por ti je agjent me mision të përjetshëm, sepse ti shpirtin edhe dinjitetin e ke shitur me kohë, e tash vepron me urdhra nga atje ku je shitur!

Turp të qoftë emri Behgjet e mbiemri Pacolli! /skyweb.al

Etiketat: valon ademi
Artikulli para

Aeroporti i Vlorës, Pacolli i tregon afatet Ramës: Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, e çoj në Arbitrazh

Artikulli pas

Behgjet Pacolli, ultimatum Ramës: Ke kohë deri më datë 28 maj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën
Aktualitet

Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën

23 Maj, 2026
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat
Ekonomi

Investimi në fotovoltaikë po funksionon: Privatët prodhuan 7% të totalit gjatë fillimit të 2026, rritje e fortë krahasuar me 2025

23 Maj, 2026
Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina

23 Maj, 2026
Tarifat pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër policat e sigurimit të automjeteve në SHBA
Ekonomi

Hyrja në BE pritet të shtrenjtojë sigurimin e detyrueshëm të makinave

23 Maj, 2026
Vijon pasiguria në Gjirin e Hormuzit, çmimi naftës afrohet te 100/ fuçia
Ekonomi

IEA paralajmëron krizë në tregun e naftës gjatë verës: Mund të hyjmë në zonën e kuqe në korrik ose gusht

23 Maj, 2026
Tatimet zbulojnë 5.4 mln euro evazion fiskal te agjencitë imobiliare
Ekonomi

Tatimet zbulojnë 5.4 mln euro evazion fiskal te agjencitë imobiliare

23 Maj, 2026
Artikulli pas
Behgjet Pacolli, ultimatum Ramës: Ke kohë deri më datë 28 maj

Behgjet Pacolli, ultimatum Ramës: Ke kohë deri më datë 28 maj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA
Ekonomi

SHEMBULLI/ Si mund të përfitoni mbi 30 mijë lekë rimbursim nga tatimet për fëmijët nën 18 vjeç

Nga SkyWeb
2 Janar, 2026
0

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga...

Lexo të plotë
Pronat dhe mbrojtja e territorit, Rama: Vendimet e para të qeverisë së re

Pronat dhe mbrojtja e territorit, Rama: Vendimet e para të qeverisë së re

9 Shtator, 2025
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

17 Dhjetor, 2025
Para vetëm për burrat, vetëm 20 % e grave “përballojnë” me reklamë në media për fushatën

Para vetëm për burrat, vetëm 20 % e grave “përballojnë” me reklamë në media për fushatën

6 Maj, 2025
“Travel +Leisure”: Plazhe të kristalta dhe fshatra historikë, Shqipëria në fokusin e turizmit botëror

“Travel +Leisure”: Plazhe të kristalta dhe fshatra historikë, Shqipëria në fokusin e turizmit botëror

10 Maj, 2026

Të Fundit

Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën

Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën

23 Maj, 2026
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

Investimi në fotovoltaikë po funksionon: Privatët prodhuan 7% të totalit gjatë fillimit të 2026, rritje e fortë krahasuar me 2025

23 Maj, 2026
Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina

23 Maj, 2026
BE miraton paketën, 21 milion euro për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

BE miraton paketën, 21 milion euro për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

23 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr