• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Behgjet Pacolli, ultimatum Ramës: Ke kohë deri më datë 28 maj

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Behgjet Pacolli, ultimatum Ramës: Ke kohë deri më datë 28 maj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përplasja mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit për Aeroportin e Vlorës po hyn në një fazë edhe më të rëndë, ndërsa projekti strategjik rrezikon të mbetet peng i një konflikti privat mes ortakëve.

MABCO Constructions SA, kompania e lidhur me Behgjet Pacollin, i ka dërguar një letër institucioneve shqiptare, ku kërkon ndërhyrjen e shtetit për situatën e krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Letra i është drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit, Zyrës së Kryeministrit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.

Në letër, MABCO i vendos shtetit shqiptar afat deri më 28 maj 2026 për të ndërhyrë, në të kundërt paralajmëron nisjen e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.

Kompania pretendon se është përjashtuar nga kantieri dhe nga kontrolli real i investimit, ndërsa akuzon 2A Group se po tenton të marrë kontrollin faktik të projektit përmes një administrimi të kontestuar të shoqërisë Vlora International Airport.

Sipas MABCO, më 14 maj 2026 është lëshuar një njoftim për ndërprerjen e marrëdhënieve të ndërtimit, të cilin kompania thotë se e ka refuzuar më 16 maj. Më pas, sipas saj, më 17 maj është komunikuar kufizimi i aksesit në kantier, ndërsa më 18 maj përfaqësuesve, inxhinierëve, punonjësve dhe nënkontraktorëve të MABCO u është ndaluar fizikisht hyrja në kantier.

Kompania pretendon se ky përjashtim nuk mbështetet në një vendim gjyqësor të formës së prerë, në një vendim të Autoritetit Kontraktues apo në një akt tjetër të vlefshëm ligjor që do të justifikonte largimin e saj nga projekti.

Në letër ngrihen akuza edhe për përdorimin e Policisë së Shtetit në zbatimin praktik të një vendimi privat të kontestuar, duke krijuar, sipas MABCO, një situatë faktike në favor të 2A Group.

MABCO kërkon që deri më 28 maj shteti shqiptar të garantojë akses të menjëhershëm dhe të mbrojtur në kantier për kompaninë dhe stafin e saj, të ndalojë përdorimin e policisë për përjashtimin e palëve nga kantieri, të sigurojë lirinë e lëvizjes së punonjësve dhe specialistëve, të ruajë provat dhe të zhbllokojë pajisjet kritike për certifikimin e aeroportit.

Kompania kërkon gjithashtu një takim urgjent institucional me Ministrinë e Infrastrukturës, Njësinë e Zbatimit të Projektit, Autoritetin e Aviacionit Civil, Albcontrol, Inxhinierin e Pavarur dhe BKT.

Në aspektin financiar, MABCO pretendon se vlera ekonomike e vënë në rrezik shkon në 250 deri në 300 milionë euro. Sipas saj, mosveprimet e institucioneve shqiptare përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Koncesionit dhe të Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër Shqipëri.

Por përtej pretendimeve të njërës palë, problemi kryesor mbetet se konflikti mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit, që sipas burimeve ka nisur më herët me përplasje mes tyre në Libi, duket se tashmë është zhvendosur në Shqipëri. Të dy palët kanë zgjedhur t’i lajnë hesapet në një projekt publik strategjik, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e Aeroportit të Vlorës.

Ky nuk është më thjesht një konflikt biznesi mes dy ortakëve. Aeroporti i Vlorës është një vepër strategjike për ekonominë, turizmin dhe imazhin ndërkombëtar të vendit. Çdo vonesë në hapjen dhe certifikimin e tij ka kosto direkte për sezonin turistik, për kompanitë ajrore, për jugun e vendit dhe për besueshmërinë e Shqipërisë ndaj investimeve të mëdha.

Në këtë pikë, shteti shqiptar nuk mund të sillet si spektator. Nëse palët private vijojnë të përplasen për kontrollin e projektit, institucionet duhet të garantojnë që interesi publik, siguria aeroportuale dhe hapja e aeroportit të mos mbeten peng i një sherri biznesmenësh.

Në mungesë të një ndërhyrjeje të qartë institucionale, Aeroporti i Vlorës rrezikon të kthehet nga një projekt që duhet të ndihmonte turizmin shqiptar, në një shembull se si konfliktet private mund të sabotojnë një vepër strategjike kombëtare.

Artikulli para

Valon Ademi, akuza të forta ndaj Behgjet Pacollit: Kërkove të bleje Aeroportin e Vlorës për llogari të rusëve

Artikulli pas

Tatimet zbulojnë 5.4 mln euro evazion fiskal te agjencitë imobiliare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë
Kryesore

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

23 Gusht, 2026
Rama pas takimit në Pogradec: Reflektim për sezonin e ri politik, diskutuam “Besën” dhe “Pasqyrë Albania”
Aktualitet

Rama pas takimit në Pogradec: Reflektim për sezonin e ri politik, diskutuam “Besën” dhe “Pasqyrë Albania”

23 Gusht, 2026
PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari
Aktualitet

Pas shkarkimit, reagon ish-kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Zjarri nuk luftohet vetëm me mjete, por me vendime

23 Gusht, 2026
Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë
Ekonomi

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

23 Gusht, 2026
Akuza për plaçkitje, klani i Aeroportit të Vlorës përleshet edhe në gjykatat e Abu Dhabit
Aktualitet

Akuza për plaçkitje, klani i Aeroportit të Vlorës përleshet edhe në gjykatat e Abu Dhabit

23 Gusht, 2026
5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar
Ekonomi

5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar

23 Gusht, 2026
Artikulli pas
Tatimet zbulojnë 5.4 mln euro evazion fiskal te agjencitë imobiliare

Tatimet zbulojnë 5.4 mln euro evazion fiskal te agjencitë imobiliare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

Shtyjeni për pas 2028 blerjen e apartamentit që keni ëndërruar! Tre lëvizjet e qeverisë që mbajnë lart çmimet në Shqipëri

Nga SkyWeb
1 Janar, 2026
0

Nga Skyweb.al Ndërtimi mbetet një prej motorëve kryesorë të ekonomisë shqiptare, duke përfaqësuar rreth 19 % të PBB-së në vitin...

Lexo të plotë
“AKSHI, asgjë para tij”, gazetari paralajmëron mega-skandalin me pronat pas digjitalizimit të Kadastrës

“AKSHI, asgjë para tij”, gazetari paralajmëron mega-skandalin me pronat pas digjitalizimit të Kadastrës

21 Dhjetor, 2025
Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë

Shqipëria në fund të Europës, pensionet nuk përballojnë fare kostot e jetesës

26 Mars, 2026
Telegram, kompania me 30 punonjës që fiton miliarda dollarë në vit

Telegram, kompania me 30 punonjës që fiton miliarda dollarë në vit

27 Tetor, 2025
Naftëtarët e Bankers Petroleum futen në grevë urie: Paga dhe kushte pune më të mira!

Naftëtarët e Bankers Petroleum futen në grevë urie: Paga dhe kushte pune më të mira!

15 Tetor, 2025

Të Fundit

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

23 Gusht, 2026
Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

23 Gusht, 2026
Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë

Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë

23 Gusht, 2026
“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

23 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr