• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 11 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Historia pas kontejnerëve, kutitë metalike që revolucionarizuan tregtinë botërore

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Historia pas kontejnerëve, kutitë metalike që revolucionarizuan tregtinë botërore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në prill të vitit 1956, një anije me emrin “Ideal X” u nis nga porti i Newarkut drejt Houstonit, në Teksas.

Në kuvertën e saj nuk kishte ar, naftë apo mallra luksi, por 58 kuti metalike që më vonë do të njiheshin në tregtinë ndërkombëtare si kontejnerë.

Ky udhëtim hyri në histori, sepse shënoi fillimin e një revolucioni që ndryshoi mënyrën se si lëvizin mallrat në të gjithë botën.

Pas kësaj ideje qëndronte Malcolm McLean, një shofer kamioni nga Karolina e Veriut. Ai nuk ishte ekonomist dhe as inxhinier, por kishte kuptuar një problem të madh të tregtisë së kohës: anijet humbnin më shumë kohë të ndaluara në porte sesa në det.

Në vitet 1930, McLean transportonte me kamion duhan dhe produkte të tjera në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. Në porte, ai shihte kaosin e ngarkimit tradicional. Thasë, arka, fuçi dhe kuti druri ngarkoheshin një nga një nga punëtorët e portit. Një anije mund të qëndronte deri në një javë në port vetëm për t’u ngarkuar.

Kostoja ishte shumë e lartë. Në mesin e shekullit të kaluar, ngarkimi dhe shkarkimi i një ton malli kushtonte rreth 5.80 dollarë. Me kontejnerin, kjo kosto ra në vetëm 15 deri në 20 cent për ton. Koha e ngarkimit nuk matej më me ditë, por me orë.

Ideja e McLean ishte e thjeshtë, por revolucionare: një kuti metalike me përmasa standarde, që mund të transportohej nga kamioni në anije dhe më pas në tren, pa u hapur gjatë rrugës.

Për ta realizuar këtë, ai mori një rrezik të madh personal. Shiti kompaninë e tij të transportit dhe bleu kompaninë detare Pan Atlantic Steamship. Në vitin 1956, anija “Ideal X” kreu udhëtimin e parë me kontejnerë në histori.

Fillimisht, industria detare e priti me skepticizëm këtë ide. Portet duhej të ndryshonin, vinçat duhej të përshtateshin, magazinat duhej të rindërtoheshin dhe vetë anijet duhej të projektoheshin ndryshe. Kundërshtime të forta pati edhe nga sindikatat e punëtorëve të porteve, pasi automatizimi rrezikonte mijëra vende pune.

Kjo ndodhi realisht. Në New York, në vitet 1950, duheshin më shumë se 35 mijë punëtorë portualë për funksionimin e portit. Brenda pak dekadash, ky numër ra ndjeshëm. Porti i vjetër i Manhattanit humbi rëndësinë, ndërsa terminalet e reja në Newark dhe New Jersey u projektuan posaçërisht për kontejnerë.

Kontejneri ndryshoi jo vetëm portet, por edhe gjeografinë e ekonomisë botërore. Para tij, fabrikat duhej të ishin pranë tregjeve të konsumit, sepse transporti ishte i shtrenjtë. Pas tij, mallrat mund të prodhoheshin mijëra kilometra larg dhe të shiteshin në çdo cep të botës me kosto shumë më të ulët.

Kjo ishte një nga shkëndijat e para të globalizimit modern. Rritja e Kinës si fuqi prodhuese lidhet ngushtë me këtë zhvillim. Nga vitet 1980 e më pas, fabrikat aziatike nisën të furnizonin Europën dhe Shtetet e Bashkuara me mallra që udhëtonin në kuti metalike të njëjta, të standardizuara dhe të përshtatshme për çdo port.

Sot, më shumë se 80 për qind e tregtisë botërore të mallrave lëviz me rrugë detare. Çdo vit transportohen qindra miliona kontejnerë, të matur në njësi TEU, që përfaqësojnë ekuivalentin e një kontejneri 20 këmbë.

Një ide e lindur nga pritja e gjatë e një shoferi kamioni në port u kthye në një nga shpikjet më të rëndësishme ekonomike të shekullit të kaluar. Malcolm McLean nuk ndryshoi vetëm transportin. Ai ndryshoi mënyrën se si prodhohet, shitet dhe konsumohet pothuajse gjithçka në botë.

Artikulli para

Alarm në Europë: Një në tre punonjës të shëndetësisë përballet me rrezik kanceri në punë

Artikulli pas

Gjykata e Lartë e Italisë i vë “vulën”: Hotelet dhe restorantet s’kanë detyrim të shërbejnë ujë çezme!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit
Aviacion

A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit

11 Korrik, 2026
BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare, pritet shtrenjtim i biletave
Aviacion

BE detyron kompanitë ajrore të mos ndajnë fëmijët nën 14 nga prindërit, kushte dhe për fluturimet që vonohen

11 Korrik, 2026
Çmimet kapin majat, Konkurrenca zbarkon në supermarkete
Ekonomi

Çmimet kapin majat, Konkurrenca zbarkon në supermarkete

11 Korrik, 2026
GRAFIKU/ Shqipëria kap një nga treguesit europianë, por ky nuk është aspak një lajm i mirë
Ekonomi

Mbi 42 mijë pensione të reja pleqërie në një vit/ Sa para do marrin pensionistët e rinj të Shqipërisë?

11 Korrik, 2026
Ndryshojnë rregullat për pasuritë e sekuestruara – Përfshihen kriptomonedhat, Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen
Ekonomi

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika

11 Korrik, 2026
“Tepër i madh për të mbijetuar”. Ç’po ndodh me Volkswagen, krenarinë e Gjermanisë?
Ekonomi

“Tepër i madh për të mbijetuar”. Ç’po ndodh me Volkswagen, krenarinë e Gjermanisë?

11 Korrik, 2026
Artikulli pas
Gjykata e Lartë e Italisë i vë “vulën”: Hotelet dhe restorantet s’kanë detyrim të shërbejnë ujë çezme!

Gjykata e Lartë e Italisë i vë “vulën”: Hotelet dhe restorantet s’kanë detyrim të shërbejnë ujë çezme!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sllovakia padit BE-në për ndalimin e importeve të gazit rus
Ekonomi

Sllovakia padit BE-në për ndalimin e importeve të gazit rus

Nga Editor
27 Janar, 2026
0

Sllovakia ka njoftuar se do të paraqesë një padi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED), për të kundërshtuar rregulloren e...

Lexo të plotë
Më shumë se gjysma e shqiptarëve janë mbipeshë

Më shumë se gjysma e shqiptarëve janë mbipeshë

4 Mars, 2026
“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionindhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionindhe transformimin e udhëhequr nga AI

2 Mars, 2026
Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe dhunës

Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe dhunës

6 Maj, 2025
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Bie biznesi, 98% e të huajve hynë në Shqipëri për pushime, vizita dhe qëllime personale

26 Qershor, 2026

Të Fundit

A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit

A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit

11 Korrik, 2026
BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare, pritet shtrenjtim i biletave

BE detyron kompanitë ajrore të mos ndajnë fëmijët nën 14 nga prindërit, kushte dhe për fluturimet që vonohen

11 Korrik, 2026
Europa kërkon rregulla të reja për Inteligjencën Artificiale, frikë për tregjet financiare

Europa kërkon rregulla të reja për Inteligjencën Artificiale, frikë për tregjet financiare

11 Korrik, 2026
“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

11 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr