• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

LETRA/ MIE gati të ndërhyjë në mbrojtje të interesave të shtetit nëse vijon sherrin Behgjet Pacolli-Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
LETRA/ MIE gati të ndërhyjë në mbrojtje të interesave të shtetit nëse vijon sherrin Behgjet Pacolli-Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës i ka kërkuar zyrtarisht dy kompanive të përfshira në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës që të zgjidhin brenda 30 ditëve mosmarrëveshjet mes tyre, në mënyrë që projekti të mos mbetet i bllokuar.

Përmes një letre të firmosur nga ministri Enea Karakaçi, Ministria i drejtohet kompanive “MABCO” dhe “2A”, duke u kujtuar se konfliktet mes ortakëve nuk mund të pengojnë vijimin e një projekti të konsideruar me rëndësi kombëtare.

Në letër theksohet se interesi publik për përfundimin e aeroportit tejkalon interesat private të ortakëve dhe të vetë koncesionarit.

“MIE kërkon formalisht përmes këtij komunikimi, që palët të iniciojnë një proces të përbashkët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre, proces i cili duhet të realizohet brenda një periudhe 30 ditore nga data e këtij komunikimi”, thuhet në letrën e ministrit Karakaçi.

Ministria shprehet e gatshme të bashkëpunojë me palët për të garantuar përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata koncesionare, por njëkohësisht paralajmëron se shteti mund të ndërhyjë nëse kompanitë nuk arrijnë një zgjidhje brenda afatit të vendosur.

“Në rast mosmarrëveshje brenda afatit të mësipërm të kërkesave të dërguara nga autoriteti dhe vijimit të mosmarrëveshjeve, MIE do të ushtrojë të gjitha të drejtat e parashikuara në Kontratën e Koncesionit dhe legjislacioni përkatës, në mbrojtje të interesit publik dhe interesave të shtetit shqiptar”, thuhet në fund të letrës.

Ky zhvillim vjen pak ditë pasi Gjykata e Lartë prishi vendimin që kishte pezulluar të drejtën e votës dhe të drejtat e tjera të shoqërisë “MABCO” në kompaninë “Vlora International Airport”.

Çështja ishte shqyrtuar mbi bazën e rekursit të paraqitur nga “MABCO”. Tre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë vlerësuan të rrëzojnë kërkesën e shoqërive “Vlora International Airport” dhe “2A Group” për marrjen e masës së sigurimit ndaj “MABCO”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë i hapi rrugë rikthimit të “MABCO” në të drejtat e saj brenda shoqërisë që administron projektin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa ndërhyrja e Ministrisë synon të shmangë që përplasja mes ortakëve të kthehet në pengesë për përfundimin e veprës.

Aeroporti i Vlorës është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend dhe është prezantuar si një investim strategjik për zhvillimin e turizmit, transportit ajror dhe ekonomisë së jugut.

Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi vijojnë skemat mes tyre, koha që shteti shqiptar të marrë frenat e Aeroportit të Vlorës!

Por përplasjet mes kompanive të përfshira në projekt kanë krijuar pasiguri mbi ecurinë e punimeve dhe afatet e përfundimit. Skyweb.al ka shkruajtur vazhdimisht për mundësinë e ndërhyrjes së MIE-s nëse vijonte sherri mes ortakëve në VIA dhe duket se dita ka ardhur.

Me letrën e fundit, qeveria duket se po u jep palëve një afat të fundit politik dhe kontraktual për të gjetur zgjidhje mes tyre, përpara se Ministria të përdorë instrumentet që i njeh kontrata e koncesionit dhe legjislacioni në fuqi. /skyweb.al

Artikulli para

Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar, alarm për shëndetin publik (VIDEO)

Artikulli pas

Rama quan AKSHI-n histori suksesi, ndërsa SPAK-u ka hapur një ndër pusetat më të pista të korrupsionit në VEND

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
FOTO/ Rama sulmoi SPAK-un dhe mbrojti Mirlindën e AKSHI-t para motrës së Ergys Agasit, drejtorëshës së tenderave në institucionin ku vëllai është “zot”

Rama quan AKSHI-n histori suksesi, ndërsa SPAK-u ka hapur një ndër pusetat më të pista të korrupsionit në VEND

Të Përzgjedhura

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli
Turizëm

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

Nga Editor
5 Tetor, 2026
0

Kur qëndrojmë në një hotel, zakonisht mendojmë se objektet më të rrezikshme për higjienën janë ato që përdorim më shpesh....

Lexo të plotë
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

4 Mars, 2026
Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

11 Shtator, 2026
Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro

Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro

14 Nëntor, 2025
Sa muaj punë i duhen një shqiptari për të blerë iPhone 17

Sa muaj punë i duhen një shqiptari për të blerë iPhone 17

15 Shtator, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr