• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama quan AKSHI-n histori suksesi, ndërsa SPAK-u ka hapur një ndër pusetat më të pista të korrupsionit në VEND

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
FOTO/ Rama sulmoi SPAK-un dhe mbrojti Mirlindën e AKSHI-t para motrës së Ergys Agasit, drejtorëshës së tenderave në institucionin ku vëllai është “zot”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot AKSHI-n si një “histori të jashtëzakonshme suksesi”, gjatë prezantimit të kompanisë së re shtetërore “Albanian Digital Solution” Sh.A., e cila sipas qeverisë do të shërbejë për modernizimin e mëtejshëm të shërbimeve publike dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike të shtetit.

Rama foli për transformimin dixhital të administratës, duke përmendur kalimin nga një numër i kufizuar shërbimesh elektronike te më shumë se 1200 shërbime online dhe mbi 3 milionë përdorues të platformës e-Albania.

Sipas kryeministrit, krijimi i kompanisë së re shtetërore synon ndarjen e funksioneve strategjike të qeverisjes elektronike nga ato operacionale. Ai tha se kjo do të shmangë varësinë e institucioneve nga kompanitë private për mirëmbajtjen dhe funksionimin e sistemeve publike.

Por ndërsa qeveria e paraqet AKSHI-n si model suksesi, ky institucion ndodhet në qendër të një prej dosjeve më të rënda të SPAK-ut për korrupsion në tenderët publikë të teknologjisë.

Ish drejtoresha e përgjithshme e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si edhe për “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Në të njëjtën dosje janë përfshirë edhe ish zyrtarë të tjerë të AKSHI-t dhe biznesmenë të lidhur me tenderët e teknologjisë, mes tyre emra që sipas hetimeve kanë pasur rol në procedura prokurimi me vlera të mëdha.

Dosja e SPAK-ut e ka nxjerrë AKSHI-n jo vetëm si institucion të dixhitalizimit, por edhe si një qendër ku dyshohet se tenderët publikë kontrolloheshin përmes një rrjeti zyrtarësh dhe operatorësh privatë.

Dëshmitë e ish zyrtarëve të AKSHI-t kanë shtuar edhe më shumë hijet mbi mënyrën se si funksiononte institucioni. Në dosje përmenden deklarime të Daniel Shimës, Emirton Sulit dhe personave të tjerë, të cilët kanë folur për veprime të dyshuara korruptive brenda institucionit.

Një nga dëshmitë më të rënda lidhet me pretendimin se Mirlinda Karçanaj ka marrë nga Ermal Beqiri kuti vere të mbushura me euro, me shuma që shkonin deri në 200 mijë euro.

Po ashtu, SPAK ka sekuestruar një apartament rreth 200 metra katrorë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, i lidhur me ish drejtoreshën e AKSHI-t. Sipas hetimeve, kjo pasuri dyshohet se është fshehur pas një kontrate qiraje, ndërsa prokuroria ka ngritur dyshime se apartamenti mund të jetë përfituar në mënyrë korruptive.

Në dosje përmenden edhe pasuri të tjera, përfshirë prona në Golem dhe apartamente në Tiranë, ndërsa emrat e biznesmenëve të lidhur me AKSHI-n dalin në skema të ndryshme tenderësh, faturimesh dhe përfitimesh të dyshuara.

Rasti nuk kufizohet vetëm te Karçanaj. Në të njëjtën dosje përmenden edhe Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe aktorë të tjerë të lidhur me tenderët e AKSHI-t. Në materialet hetimore dalin episode që nisin nga dhurata luksi, verëra dhe çokollata, deri te pagesa të dyshuara, vila, jahte dhe transferime parash përmes kompanive të lidhura me tenderët publikë.

Pjesë e së njëjtës panoramë është edhe Durana Tech Park, një tjetër nyje e përmendur në debatet mbi tenderët e teknologjisë dhe lidhjet mes biznesit privat dhe kontratave publike.

Për këtë arsye, deklarata e Ramës për AKSHI-n si histori suksesi bie ndesh me realitetin që po del nga dosja e SPAK-ut. Nga njëra anë, qeveria flet për standarde, inovacion, kontroll cilësie dhe përgjegjshmëri institucionale. Nga ana tjetër, hetimi i Prokurorisë së Posaçme përshkruan një mekanizëm të dyshuar korrupsioni, ku tenderët publikë përdorej si burim përfitimi për zyrtarë dhe biznesmenë të lidhur me ta.

Kjo është kontradikta kryesore e asaj që qeveria e quan revolucion dixhital.

AKSHI paraqitet si simbol i modernizimit të shtetit, por në të njëjtën kohë është kthyer në simbol të një dosjeje ku flitet për tenderë të dyshuar, pasuri të pajustifikuara, kuti vere me euro, apartamente luksoze dhe lidhje të dyshimta mes zyrtarëve publikë dhe biznesit privat.

Nëse “Albanian Digital Solution” Sh.A. prezantohet si faza e re e qeverisjes dixhitale, pyetja kryesore mbetet se si mund të ndërtohet një strukturë e re mbi themelet e një institucioni që sot është nën hetim për një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në administratën shqiptare. /skyweb.al

Etiketat: edi ramaergys agasiermal beqirimirlinda karcanaj
Artikulli para

LETRA/ MIE gati të ndërhyjë në mbrojtje të interesave të shtetit nëse vijon sherrin Behgjet Pacolli-Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës

Artikulli pas

Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

Të Përzgjedhura

Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro
Aktualitet

Vodhi 700 mijë euro, Gjykata e Durrësit liron nga qelia drejtoreshën e Postës

Nga Editor
25 Shtator, 2026
0

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtoreshë e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj nga arrest në burg...

Lexo të plotë
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

Rekord 99.9%! Vangjel Tavo në Himarë i jep prodhuesit të patateve tenderin me flamur të KUQ për çeljen e sezonit turistik

28 Prill, 2025
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi i Transparenës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do tregtohen

9 Prill, 2026
Cilat janë 16 kullat e reja në Tiranë të miratuara nga KKTU

Cilat janë 16 kullat e reja në Tiranë të miratuara nga KKTU

30 Shtator, 2026
Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

S’ka më tendera për armë, qeveria i jep biznesmenit Emiljano Dusha me MSSC monopolin e furnizimit të policisë dhe ushtrisë

5 Nëntor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr