• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Denonco kartelin dhe shpëto nga gjoba, Autoriteti i Konkurrencës miraton programin e “pendesës”

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Denonco kartelin dhe shpëto nga gjoba, Autoriteti i Konkurrencës miraton programin e “pendesës”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompanitë që kanë marrë pjesë në marrëveshje të fshehta për çmimet, ndarjen e tregut, kufizimin e prodhimit apo manipulimin e tenderëve mund t’i shpëtojnë plotësisht ose pjesërisht gjobës, nëse bashkëpunojnë me Autoritetin e Konkurrencës.

Sipas udhëzimit të miratuar me vendimin nr. 1317, datë 17 gusht 2026, ndërmarrja e parë që zbulon pjesëmarrjen e saj në një kartel dhe dorëzon prova vendimtare mund të përfitojë imunitet të plotë nga gjoba.

Përfitimi jepet kur informacioni i dorëzuar i mundëson Autoritetit të kryejë një kontroll të posaçëm ose të provojë shkeljen, në një kohë kur institucioni nuk disponon ende prova të mjaftueshme.

Kompania duhet të tregojë pjesëmarrësit, produktet ose shërbimet e prekura, mënyrën e funksionimit të marrëveshjes, takimet, datat, shtrirjen gjeografike dhe kohëzgjatjen e kartelit. Ajo duhet të dorëzojë gjithashtu dokumentet dhe provat që ka në dispozicion.

Për të ruajtur vendin në radhën e aplikimeve, kompania mund të kërkojë një “marker”. Ky mekanizëm i rezervon përkohësisht pozicionin, por aplikimi duhet të plotësohet brenda afatit të vendosur nga Autoriteti.

Kompanitë që aplikojnë më vonë nuk përfitojnë imunitet të plotë, por mund të marrin ulje të gjobës nëse sjellin prova me “vlerë të shtuar të konsiderueshme”:

  • Kompania e parë pas aplikantit për imunitet: ulje 30–50%;
  • Kompania e dytë: ulje 20–30%;
  • Kompanitë e tjera: ulje deri në 20%.

Aplikimet do të trajtohen sipas rendit të paraqitjes. Provat e krijuara në kohën kur ka funksionuar karteli dhe dokumentet që lidhen drejtpërdrejt me shkeljen do të kenë më shumë peshë sesa deklaratat e mëvonshme.

Për të përfituar, kompania duhet të bashkëpunojë plotësisht dhe vazhdimisht, të mos fshehë apo falsifikojë prova dhe të ndërpresë pjesëmarrjen në kartel. Ndërmarrja që ka detyruar kompani të tjera të bëhen pjesë e marrëveshjes nuk mund të përfitojë imunitet të plotë, por mund të kërkojë ulje të gjobës.

Imuniteti vlen vetëm për gjobën që do të vendoste Autoriteti i Konkurrencës dhe nuk përbën automatikisht mbrojtje nga përgjegjësi të tjera ligjore.

Etiketat: bilanckartel
Artikulli para

Anoreksia dhe konsumimit i tepërt: Studimi gjenetik tregon se çrregullimet e të ngrënit shkojnë përtej peshës trupore

Artikulli pas

Nëse nuk merren rregullisht ilaçet për diabetin e tipit 2 rritet rreziku për infarkt dhe goditje në tru

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026
Ekonomi

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026

24 Nëntor, 2026
Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways
Aviacion

Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

24 Nëntor, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Dramatike, euro i afrohet 89.5 lekëve! Vijon zhvlerësimi i monedhës europiane

24 Nëntor, 2026
Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve
Aviacion

Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

24 Nëntor, 2026
KRIZA/ HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet
Ekonomi

KRIZA/ HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet

24 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet për karburantet, sa do të tregtohen

24 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Nëse nuk merren rregullisht ilaçet për diabetin e tipit 2 rritet rreziku për infarkt dhe goditje në tru

Nëse nuk merren rregullisht ilaçet për diabetin e tipit 2 rritet rreziku për infarkt dhe goditje në tru

Të Përzgjedhura

Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një copë bukë”
Ekonomi

Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një copë bukë”

Nga SkyWeb
4 Gusht, 2026
0

Agjencia që shet pronat dhe asetet e konfiskuara nga SPAK, kërkon një rekord të ri botëror. Në 12 gusht 2026,...

Lexo të plotë
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

5 Qershor, 2026
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet

8 Janar, 2026
Luftë e hapur për tenderin 9.1 mln euro të RTSH, Renis Tërshana e ankimon në KPP vendimin e anulimit

Luftë e hapur për tenderin 9.1 mln euro të RTSH, Renis Tërshana e ankimon në KPP vendimin e anulimit

19 Gusht, 2025

Të Fundit

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026

24 Nëntor, 2026
Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

24 Nëntor, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Dramatike, euro i afrohet 89.5 lekëve! Vijon zhvlerësimi i monedhës europiane

24 Nëntor, 2026
Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

24 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr