• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kompensimi për fermerët, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton dhe si bëhet aplikimi

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Tatimore ka publikuar një seri sqarimesh për fermerët dhe bizneset lidhur me përfitimin e kompensimit 10% për produktet bujqësore të shitura përmes autofaturave.

Sipas Tatimeve, për të përfituar nga skema, fermeri duhet të jetë i regjistruar në Drejtorinë Rajonale Tatimore dhe të jetë pajisur me NIPT dhe certifikatë.

Produktet duhet t’i shiten një subjekti të regjistruar për TVSH, i cili ushtron aktivitet si grumbullues ose përpunues i produkteve bujqësore, apo si agroturizëm i certifikuar. Kompensimi llogaritet mbi vlerën e furnizimit të paguar nga blerësi për llogari të fermerit.

Gjatë aplikimit online nuk kërkohet ngarkimi i autofaturave. Dokumente shtesë mund të kërkohen vetëm gjatë verifikimit nga Administrata Tatimore.

Për furnizimet e realizuara nga janari deri në qershor 2026, fermerët mund të aplikojnë nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2026. Për shitjet e kryera nga korriku deri në dhjetor, aplikimi hapet më 1 janar dhe mbyllet më 30 qershor 2027.

Tatimet sqarojnë se mosshfaqja e ndonjë fature në sistem nuk e heq automatikisht të drejtën e kompensimit. Librat e blerjeve kalojnë nga SelfCare në sistemin CATS pas datës 10 të çdo muaji, ndaj fermerët që kanë aplikuar më herët mund ta përsërisin procedurën.

Për fermerët që shesin produkte blegtorale, kompensimi përfitohet vetëm kur transaksioni dokumentohet me autofaturë. Nëse blerësi nuk e lëshon atë, Tatimet u kërkojnë fermerëve ta denoncojnë rastin përmes aplikacionit “Denonco Evazionin”.

Administrata paralajmëron gjithashtu se blerjet e produkteve bujqësore nga fermerët vendas duhet të deklarohen me TVSH 0%, si blerje të përjashtuara. Deklarimi me normën 6% mund të sjellë llogaritje të gabuar dhe refuzimin e kërkesës për kompensim.

Pagesa kalon drejtpërdrejt në llogarinë bankare të fermerit, sipas IBAN-it të deklaruar në formular. Nëse plotësohen kushtet ligjore dhe përfundojnë verifikimet, kompensimi duhet të paguhet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës. /skyweb.al 

Artikulli para

El Nino po bëhet më i fuqishëm, OKB paralajmëron për muajt në vijim

Artikulli pas

Ushqimet që ndihmojnë për një shëndet të mirë të gojës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ushqimet që ndihmojnë për një shëndet të mirë të gojës

Ushqimet që ndihmojnë për një shëndet të mirë të gojës

Të Përzgjedhura

Qose vlerëson këshilltarin amerikan Richard F. Bates në rritjen e standardeve të AMP-së
Aktualitet

Qose vlerëson këshilltarin amerikan Richard F. Bates në rritjen e standardeve të AMP-së

Nga SkyWeb
24 Qershor, 2026
0

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, zhvilloi takim me stafin e institucionit dhe Richard F....

Lexo të plotë
TirANA, kandidatja më e veçantë për bashkinë e kryeqytetit

TirANA, kandidatja më e veçantë për bashkinë e kryeqytetit

6 Tetor, 2025
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

Rriten kufijtë për bizneset e vogla dhe të mesme: Pragjet e reja nga viti 2028

7 Gusht, 2026
KE dhuron 40 mijë bileta treni falas për të rinjtë në Evropë

KE dhuron 40 mijë bileta treni falas për të rinjtë në Evropë

7 Janar, 2026
Turizmi, Shqipëria heq vizat me 5 shtete

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante më 2023

12 Gusht, 2025

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr