• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kursimet e qytetarëve në fondet private të pensionit pritet të marrin më shumë mbrojtje, ndërsa shoqëritë administruese do të japin informacion më të plotë për kontributet, fitimet dhe tarifat. Ndryshimet janë parashikuar në ligjin “Për fondet e pensionit privat”, i hedhur sëfundmi për konsultim publik.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me kontributet që paguan punëdhënësi në favor të punëmarrësit. Periudha maksimale përpara se punonjësi të fitojë të drejtën mbi këto kontribute ulet nga pesë në tre vjet.

Kjo do të thotë se një punonjës nuk do të duhet të qëndrojë pesë vjet në skemë për të fituar të drejtën mbi kontributet e paguara nga punëdhënësi. E drejta duhet t’i njihet brenda një periudhe jo më të gjatë se tre vjet.

Projektligji forcon edhe mbrojtjen e qytetarëve që ndërpresin kontributet. Nëse një anëtar ndalon përkohësisht ose përfundimisht pagesat, ai vazhdon të mbetet pjesë e fondit dhe ruan të njëjtat të drejta si anëtarët e tjerë.

Edhe ndërprerja e marrëdhënies së punës nuk i shuan të drejtat e krijuara deri në atë moment. Përpara anëtarësimit, punëdhënësi duhet ta informojë punonjësin se si largimi nga puna mund të ndikojë mbi pensionin e tij privat. Një tjetër garanci lidhet me mbrojtjen e kursimeve në rast falimentimi. Aktivet e fondit do të jenë juridikisht të ndara nga pasuria e punëdhënësit që financon skemën.

Ato do të mbahen të ndara edhe nga pasuria e shoqërisë administruese dhe nuk mund të përdoren për të paguar borxhet e saj apo të përfshihen në procedurën e falimentimit. Pra, falimentimi i punëdhënësit ose i shoqërisë që administron fondin nuk duhet të sjellë humbjen e kursimeve të anëtarëve.

Projektligji rrit gjithashtu transparencën. Çdo anëtar do të marrë të paktën një herë në vit një dokument të posaçëm me gjendjen e llogarisë së pensionit.

Në të do të pasqyrohen vlera neto e kursimeve, kontributet e paguara nga anëtari dhe punëdhënësi, kthimi nga investimi gjatë 12 muajve dhe të gjitha tarifat e zbritura nga shoqëria administruese.

Dokumenti duhet të përmbajë edhe një parashikim për pensionin që mund të përfitojë anëtari. Përllogaritja do të paraqitet sipas të paktën dy varianteve, një skenari bazë dhe një skenari të pafavorshëm.

Parashikimet nuk do të përbëjnë garanci për shumën përfundimtare, por do t’i japin qytetarit një ide më të qartë se si mund të ndryshojë pensioni në varësi të ecurisë së investimeve.

Edhe përpara anëtarësimit, qytetari duhet të informohet për performancën e fondit gjatë të paktën pesë viteve të fundit, në terma nominalë dhe realë, si dhe për tarifat dhe shpenzimet që do t’i ngarkohen.

Kompetenca më të mëdha parashikohen edhe për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Nëse një fond nuk ka aktive ose kapital të mjaftueshëm, AMF-ja mund të kufizojë përdorimin e aktiveve, të ndalojë veprimtarinë ose të vendosë një administrator të posaçëm.

Autoriteti do të publikojë edhe sanksionet e paankimuara, natyrën e shkeljes dhe identitetin e personave përgjegjës, përveç rasteve kur publikimi cenon një hetim ose rrezikon stabilitetin financiar.

Ndryshimet synojnë ta bëjnë pensionin privat një formë më të mbrojtur dhe më transparente kursimi afatgjatë. Ai nuk zëvendëson pensionin publik, por mund të krijojë një burim shtesë të ardhurash për moshën e tretë. /skyweb.al

Etiketat: pensionet private
Artikulli para

Çmimi i naftës zbret nën 100 dollarë për fuçi pas sinjaleve për dialog mes SHBA-së dhe Iranit

Artikulli pas

Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut
Ekonomi

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

8 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida
Ekonomi

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra
Ekonomi

Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra

8 Nëntor, 2026
Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit
Ekonomi

Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit

8 Nëntor, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol
Ekonomi

Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol

8 Nëntor, 2026
“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe
Ekonomi

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

8 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

Të Përzgjedhura

Euro bie, dollari rritet: Si shiten e blihen valutat e huaja sot
Ekonomi

Euro bie, dollari rritet: Si shiten e blihen valutat e huaja sot

Nga Editor
17 Shkurt, 2026
0

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë pas rënies së vazhdueshme të ditëve të fundit. Këtë mëngjes ai është...

Lexo të plotë
DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin

Korrupsioni te AKSHI paralizon bizneset shqiptare, sistemi i tatimeve as jep, as merr

29 Janar, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim

Pronat do të rivlerësohen kudrejt pagesës 5%, ministria Malaj bën publike detajet

17 Nëntor, 2025
Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh

Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh

16 Janar, 2026
Europa përballet me barrë të rëndë nga sëmundjet e zemrës: 2 milion vdekje dhe 282 miliardë euro në vit

Europa përballet me barrë të rëndë nga sëmundjet e zemrës: 2 milion vdekje dhe 282 miliardë euro në vit

16 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

8 Nëntor, 2026
Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

8 Nëntor, 2026
Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Milionat e AKSHI-t te vëllai i Vlora Hysenit? SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

8 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr