• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Turizëm
A A
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një blerje marramendëse prej 311 milionë dollarësh në Florida ka kthyer vëmendjen e tregut amerikan të pasurive të paluajtshme te një investitor misterioz, identiteti i të cilit vazhdon të mbetet sekret.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej rreth 77 mijë metrash katrorë, ose 7,7 hektarësh, në vijën bregdetare të qytetit Naples, një nga zonat më luksoze të Shteteve të Bashkuara.

Blerësi ka shpenzuar 311 milionë dollarë për të krijuar një nga komplekset më të shtrenjta rezidenciale në Amerikë, pa u paraqitur personalisht asnjëherë për të vizituar pronën.

Sipas Wall Street Journal, identiteti i tij është fshehur përmes një strukture administrimi pronësie dhe marrëveshjeve të rrepta konfidencialiteti.

Transaksioni është realizuar në dy faza.

Në prill të vitit 2025, investitori pagoi 225 milionë dollarë për blerjen e rreth 15 hektarëve amerikanë (acres), ekuivalente me afro 61 mijë metra katrorë, nga familja kanadeze DeGroote.

Katërmbëdhjetë muaj më vonë, ai bleu edhe pronën ngjitur nga Ralph dhe Shelly Stayer, pronarë të kompanisë amerikane Johnsonville, duke paguar 86 milionë dollarë të tjerë.

Kështu, vlera e përgjithshme e blerjeve arriti në 311 milionë dollarë.

Agjenti imobiliar Michael McCumber, i cili ndërmjetësoi transaksionet, ka deklaruar se nuk e njeh identitetin e blerësit, pasi të gjitha negociatat janë zhvilluar përmes përfaqësuesve të tij.

Prona ndodhet në Gordon Drive, një rrugë bregdetare rreth katër kilometra e gjatë, e njohur si zona e miliarderëve të Naples.

Ajo është një nga adresat më ekskluzive të Floridës, ku prej dekadash familje të pasura amerikane kanë ndërtuar rezidenca luksoze me dalje të drejtpërdrejtë në det.

Vetëm nga viti 2020, shitjet e pasurive të paluajtshme përgjatë kësaj rruge kanë kaluar vlerën e një miliard dollarëve.

Sipas të dhënave të tregut, çmimi mesatar i 49 transaksioneve të regjistruara gjatë kësaj periudhe ka arritur në 21,2 milionë dollarë, nga 13,7 milionë dollarë që ishte mesatarja e shitjeve në dekadat e mëparshme.

Megjithatë, blerja prej 311 milionë dollarësh ka vendosur një standard krejt tjetër për këtë zonë.

Prona e parë i përkiste familjes së biznesmenit Michael DeGroote, i cili kishte krijuar pasurinë përmes industrisë së transportit në Amerikën e Veriut.

Pas vdekjes së tij në vitin 2022, trashëgimtarët vendosën ta nxirrnin pronën në shitje.

Ndërkohë, një tjetër kompleks gjigant në të njëjtën zonë, i njohur si Gordon Pointe dhe dikur në pronësi të familjes Donahue, është nxjerrë në treg me një çmim të kërkuar prej 271 milionë dollarësh.

Blerjet e fundit po e kthejnë Naples në një konkurrent të drejtpërdrejtë të Palm Beach dhe Miami për investitorët më të pasur të botës.

Në Palm Beach, miliarderi Ken Griffin ka shpenzuar mbi 450 milionë dollarë për të grumbulluar prona në një sipërfaqe prej rreth 11 hektarësh.

Ndërsa themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka investuar mbi 230 milionë dollarë në disa rezidenca në ishullin ekskluziv Indian Creek, në Miami.

Interesi për Naples është rritur edhe pas hapjes së resortit luksoz Four Seasons dhe investimeve në infrastrukturën turistike të zonës.

Agjentët imobiliarë raportojnë një rritje të fortë të kërkesës për prona bregdetare, veçanërisht nga miliarderë që kërkojnë privatësi dhe sipërfaqe të mëdha larg zonave më të populluara.

Ndërkohë, në pronat e blera për 311 milionë dollarë kanë nisur punimet për shembjen e disa ndërtesave ekzistuese, por planet përfundimtare të investitorit nuk janë bërë publike.

Pikërisht kjo ka shtuar misterin rreth blerjes, pasi askush nuk e di ende se kush qëndron pas investimit dhe çfarë synon të ndërtojë në një prej parcelave bregdetare më të shtrenjta të Amerikës. /skyweb.al

Artikulli para

Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra

Artikulli pas

Milionat e AKSHI-t te vëllai i Vlora Hysenit? SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut
Ekonomi

Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit
Ekonomi

Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit

8 Nëntor, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol
Ekonomi

Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol

8 Nëntor, 2026
“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe
Ekonomi

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

8 Nëntor, 2026
”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike
Turizëm

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

8 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Milionat e AKSHI-t te vëllai i Vlora Hysenit? SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Të Përzgjedhura

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit
Aktualitet

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

Nga Editor
10 Shkurt, 2026
0

Disa ditë pasi ligjvënësit francezë votuan për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, kryeministri spanjoll Pedro...

Lexo të plotë
“Independent”: Shqipëria në qendër të vëmendjes së turistëve për sezonin veror 2026

“Independent”: Shqipëria në qendër të vëmendjes së turistëve për sezonin veror 2026

11 Qershor, 2026
Kush janë gjigandët e Katarit që do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit?

Kush janë gjigandët e Katarit që do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit?

1 Tetor, 2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28 Dhjetor, 2025
Grupi 4iG emëron Tamás Tábori si CEO interim të ONE Albania

Grupi 4iG emëron Tamás Tábori si CEO interim të ONE Albania

18 Qershor, 2025

Të Fundit

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

8 Nëntor, 2026
Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

8 Nëntor, 2026
Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Milionat e AKSHI-t te vëllai i Vlora Hysenit? SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

8 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr