• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gjykata njofton me shpallje publike pronarin e Megatek, Dionis Teqja

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Gjykata njofton me shpallje publike pronarin e Megatek, Dionis Teqja
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pronari i Megatek, Dionis Teqja, prej më shumë se tre javësh njoftohet me shpallje publike nga drejtësia shqiptare përkatësisht Gjykata e Tiranës.

Mësohet se shkak për shpalljen e njoftimit të biznesmenit është bërë mosgjetja e tij për të firmosur fletëthirrjen.

Bëhet fjalë për një çështje civile mes aksionerëve të një prej kompanive ku Teqja është ortak, konkretisht shoqëria postare “T.N.T Express Albania” sh.p.k. Sipas dokumentacionit gjyqësor, mosparaqitja e tij në seancë dhe pamundësia për ta njoftuar me postë apo forma të tjera ligjore kanë çuar gjykatën në përfundimin se vendndodhja e tij nuk dihet.

Në këto kushte, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Rrethi Tiranë, ka vendosur që njoftimi për Dionis Teqjan të kryhet përmes shpalljes publike, në zbatim të nenit 133 të Kodit të Procedurës Civile. Shpallja është afishuar në Njësinë Administrative nr. 5 në Tiranë dhe në ambientet përkatëse të gjykatës, duke e konsideruar njoftimin të kryer ligjërisht sipas Weblajm.al. 

Sipas të dhënave zyrtare, çështja civile mban numrin 1234 dhe daton më 10 dhjetor 2025. Paditës është Thanas Hyseni, ndërsa të paditur rezultojnë Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria “RADMAIL” sh.p.k. dhe “T.N.T Express Albania” sh.p.k. Palë e tretë në proces është përfshirë edhe Qendra Kombëtare e Biznesit. Objekti i padisë lidhet me pavlefshmërinë e një vendimi të asamblesë dhe kërkesën për sigurim padie.

Aksioneri paditës, i cili zotëron një pjesë minoritare të kompanisë postare, pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me statutin e shoqërisë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e gjykatës për pezullimin e efekteve të vendimeve të marra, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.

Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për datën 13 shkurt 2026, në orën 13.00, ku pritet që Dionis Teqja të paraqitet ose të përfaqësohet ligjërisht.

Në të kundërt, procesi do të vijojë edhe në mungesë të tij, pasi njoftimi konsiderohet i vlefshëm sipas ligjit.

Neni 133 i Kodit të Procedurës Civile parashikon qartë se, kur vendbanimi ose vendqëndrimi i një personi nuk dihet dhe njoftimi nuk mund të kryhet me mënyrat e zakonshme, gjykata ka të drejtë të përdorë shpalljen publike.

Pas afishimit për një periudhë jo më pak se 20 ditë, pala konsiderohet e njoftuar ligjërisht, pavarësisht nëse paraqitet apo jo.

Etiketat: dionis teqjamegatek
Artikulli para

Firmosi dhjetëra miliona euro tenderë abuzivë, por sipas Ramës “shefja” e AKSHI-t jeton me qira dhe një DEKLARIM PASURIE që mungon

Artikulli pas

Rruga që të çon “drejt reve”, këto janë shkallët lëvizëse më të gjata në botë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ergys Agasi lëvizte me makinën e SHISH kur ishte në kërkim, Vlora Hyseni i vuri shërbimin në SHËRBIM
Aktualitet

Ergys Agasi lëvizte me makinën e SHISH kur ishte në kërkim, Vlora Hyseni i vuri shërbimin në SHËRBIM

23 Shtator, 2026
Vlora Hyseni shpall Ergys Agasin spiun: Është bashkëpunëtor i SHISH! Por SPAK ka prova që konfirmojnë të kundërtën
Aktualitet

Vlora Hyseni shpall Ergys Agasin spiun: Është bashkëpunëtor i SHISH! Por SPAK ka prova që konfirmojnë të kundërtën

23 Shtator, 2026
Siguria kombëtare në rrezik pas zbulimit të “bëmave” të shefes së SHISH
Aktualitet

Siguria kombëtare në rrezik pas zbulimit të “bëmave” të shefes së SHISH

23 Shtator, 2026
20 shkolla në Tiranë vijojnë mësimin me dy turne, Astiri ende pa shkollë
Aktualitet

20 shkolla në Tiranë vijojnë mësimin me dy turne, Astiri ende pa shkollë

23 Shtator, 2026
Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës
Aktualitet

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

22 Shtator, 2026
Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo
Aktualitet

Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo

22 Shtator, 2026
Artikulli pas
Rruga që të çon “drejt reve”, këto janë shkallët lëvizëse më të gjata në botë

Rruga që të çon “drejt reve”, këto janë shkallët lëvizëse më të gjata në botë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Finlanda fut edukimin për Inteligjencën Artificiale në shkolla, fëmijët mësojnë të dallojnë lajmet e rreme që në moshë të hershme
Aktualitet

Finlanda fut edukimin për Inteligjencën Artificiale në shkolla, fëmijët mësojnë të dallojnë lajmet e rreme që në moshë të hershme

Nga SkyWeb
6 Janar, 2026
0

Teksa përmbajtjet e rreme të krijuara me inteligjencë artificiale po shtohen me shpejtësi në internet, Finlanda ka vendosur të forcojë...

Lexo të plotë
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

11 Qershor, 2025
INSTAT raporton rritje të ndjeshme të net qëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri

Turizmi shqiptar humbet terren te italianët: Çmimet e larta po zbehin “efektin Shqipëri”

18 Korrik, 2025
SONDAZHI/ Shqiptarët të shqetësuar për mundësinë e ndonjë lufte, por mbështesin masivisht NATO-n

SONDAZHI/ Shqiptarët të shqetësuar për mundësinë e ndonjë lufte, por mbështesin masivisht NATO-n

16 Shtator, 2025
Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike

BUXHETI/ Mbush me thes dhe shpërnda me lugë! Nafta e shtrenjtë rriti të ardhurat me 5 mln euro, reduktimi i akcizës kushtoi vetëm 370 mijë

4 Maj, 2026

Të Fundit

Ergys Agasi lëvizte me makinën e SHISH kur ishte në kërkim, Vlora Hyseni i vuri shërbimin në SHËRBIM

Ergys Agasi lëvizte me makinën e SHISH kur ishte në kërkim, Vlora Hyseni i vuri shërbimin në SHËRBIM

23 Shtator, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

Pensioni privat deri pesë vjet përpara pensionit ligjor, kontributet e punëdhënësit fitohen brenda tre vjetësh

23 Shtator, 2026
Vlora Hyseni shpall Ergys Agasin spiun: Është bashkëpunëtor i SHISH! Por SPAK ka prova që konfirmojnë të kundërtën

Vlora Hyseni shpall Ergys Agasin spiun: Është bashkëpunëtor i SHISH! Por SPAK ka prova që konfirmojnë të kundërtën

23 Shtator, 2026
Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

23 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr