• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nga 1 janari nis rritja e pensioneve, shtesa për secilën kategori

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga 1 janari 2026, një numër i madh pensionistësh në të gjithë vendin do të përfitojnë shtesa mujore mbi pensionin ekzistues. Vendimi i miratuar nga qeveria parashikon rritje nga 600 deri në 1 800 lekë në muaj, në varësi të kategorisë dhe nivelit të të ardhurave.

Masa synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të zbusë ndikimin e kostos së jetesës. Pagesa do të kryhet çdo muaj së bashku me pensionin dhe do të financohet nga buxheti i shtetit për vitin 2026.

Përfituesit e kompensimit deri në 1 800 lekë në muaj janë pensionistët me të ardhura mujore deri në 40 000 lekë. Në këtë kategori përfshihen pensionistët me pension pleqërie të plotë para dhe pas reformës së vitit 2015, nënat me shumë fëmijë, pensionet e reduktuara si dhe pensionistët e minierave, industrisë së naftës, gazit dhe metalurgjisë.

Kompensimi deri në 1 000 lekë në muaj u jepet pensionistëve me të ardhura deri në 18 000 lekë. Këtu përfshihen kryesisht pensionistët e ish kooperativave bujqësore dhe pensionistët ruralë.

Kompensimi deri në 800 lekë në muaj përfshin pensionistët me të ardhura deri në 22 000 lekë. Në këtë grup hyjnë pensionistët me pension pleqërie të pjesshëm, ata që nuk plotësojnë vitet e nevojshme të sigurimit si dhe përfituesit e pensionit social.

Për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare parashikohen shtesa të veçanta. Pensioni i invaliditetit përfiton 600 lekë në muaj për të ardhura deri në 30 000 lekë, ndërsa pensioni familjar përfiton 700 lekë në muaj për të ardhura deri në 18 000 lekë.

Në rastet kur dhënia e kompensimit të plotë do të sillte tejkalim të kufirit maksimal të të ardhurave, shtesa do të jepet vetëm si diferencë, në mënyrë që të ardhurat mujore të mos e kalojnë tavanin e përcaktuar.

Në përllogaritjen e të ardhurave mujore përfshihen pensioni bazë, shtesat suplementare, trajtimet e veçanta financiare si dhe kompensimet e mëparshme të miratuara me vendime të Këshillit të Ministrave.

Skema përfshin edhe personat që dalin në pension nga 1 janari 2026, por që e kanë fituar të drejtën deri më 31 dhjetor 2025, si edhe ata që fitojnë të drejtën e pensionit gjatë vitit 2026. Personat që fitojnë të drejtën pas 1 janarit 2027 nuk përfshihen në këtë skemë.

Kostoja totale e masës llogaritet në 9.8 miliardë lekë dhe do të mbulohet nga buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2026. /skyweb.al

Artikulli para

Pas rajonit, Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming edhe më BE-në: Nis ndryshimi i kuadrit ligjor

Artikulli pas

Si turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi dhe importet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

9 Tetor, 2026
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!
Ekonomi

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

9 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Kredi me interes zero dhe qira që llogaritet për blerjen e shtëpisë, kush përfiton nga skema e re e qeverisë

9 Tetor, 2026
Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit
Aktualitet

Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

9 Tetor, 2026
Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!
Ekonomi

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Si turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi dhe importet

Si turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi dhe importet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet
Ekonomi

Luhatje në kursin e këmbimit, si e mbyllin javën valutat e huaja

Nga Editor
6 Shkurt, 2026
0

Dollari amerikan, pas luhatjeve të vazhdueshme gjatë javës, e ka mbyllur periudhën në terren pozitiv, duke shënuar rritje krahasuar me...

Lexo të plotë
A po zbuten çmimet e apartamenteve? Ekspertja: Një kategori blerësish po stepet

A po zbuten çmimet e apartamenteve? Ekspertja: Një kategori blerësish po stepet

8 Tetor, 2026
Historia e udhëtimeve drejt Polit të Veriut, guxim, dështim dhe ëndrra të ngrira

Historia e udhëtimeve drejt Polit të Veriut, guxim, dështim dhe ëndrra të ngrira

20 Janar, 2026
Mjekët zbulojnë lidhjen, ky trajtim për diabetin shkakton rënien e flokëve

Mjekët zbulojnë lidhjen, ky trajtim për diabetin shkakton rënien e flokëve

18 Nëntor, 2025
Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues

Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues

22 Korrik, 2026

Të Fundit

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

9 Tetor, 2026
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

9 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Kredi me interes zero dhe qira që llogaritet për blerjen e shtëpisë, kush përfiton nga skema e re e qeverisë

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr