• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

BE jep alarmin: Kafeja e Devolli Group Prince Caffe me substanca të rrezikshme. Çfarë janë Akrilamidet dhe sëmundjet që shkaktojnë, reagon kompania

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
BE jep alarmin: Kafeja e Devolli Group Prince Caffe me substanca të rrezikshme. Çfarë janë Akrilamidet dhe sëmundjet që shkaktojnë, reagon kompania
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sistemi europian i alarmit të shpejtë për ushqimin, RASFF, ka publikuar një njoftim sigurie lidhur me prani të niveleve të larta të akrilamides në një produkt kafeje me origjinë nga Kosova, i eksportuar nga Devolli Corporation.

Lajmi është bërë publik fillimisht nga autoritetet kroate dhe më pas është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK).

Çfarë është substanca kancerogjene Acrylamide që u gjet në Prince Caffe të Devolli Corporation

Sipas komunikatës zyrtare të AUVK-së, alarmi mban numrin 2025.10458 dhe lidhet me produktin “Caffe Monaco” 400 gram, kafe e bluar, e cila ka rezultuar me përmbajtje të lartë të akrilamides.

Autoritetet kosovare bëjnë me dije se janë duke u ndërmarrë veprimet përkatëse sipas legjislacionit në fuqi, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Megjithatë, deri më tani nuk ka informacion të detajuar nëse produkti është tërhequr nga tregu, nëse alarmi lidhet me një lot të caktuar prodhimi apo nëse janë kryer kontrolle shtesë në pikat e shitjes. Mungesa e këtyre sqarimeve ka ngritur pikëpyetje mbi transparencën institucionale dhe nivelin e informimit të konsumatorëve.

Në këtë situatë, vëmendja zhvendoset edhe drejt Shqipërisë, ku pritet një reagim zyrtar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për të sqaruar nëse produkti është i pranishëm në tregun shqiptar dhe çfarë masash do të merren për garantimin e sigurisë ushqimore.

Çfarë janë akrilamidet dhe pse përbëjnë rrezik

Akrilamidet janë substanca kimike që formohen gjatë përpunimit termik në temperatura të larta, kryesisht në ushqime me përmbajtje të lartë niseshteje. Ato janë të pranishme në produkte si kafeja, patatet e skuqura, biskotat, pica dhe ushqime të tjera të pjekura ose të skuqura.

Që prej vitit 1994, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) i ka klasifikuar akrilamidet si substanca potencialisht kancerogjene për njerëzit. Studime të shumta shkencore kanë sugjeruar se ekspozimi afatgjatë mund të lidhet me rritjen e rrezikut për disa lloje kanceri, si edhe me dëmtime të sistemit nervor.

Një meta-analizë e publikuar në vitin 2022 në revistën shkencore Frontiers in Nutrition, e cila analizoi të dhënat e mbi 1 milion personave, gjeti lidhje mes konsumit të vazhdueshëm të akrilamides dhe rritjes së rrezikut për kancer të zgavrës orale, stomakut, ezofagut, prostatës, pankreasit dhe tiroides.

Organizata europiane për mbrojtjen e konsumatorëve Safe Food Advocacy Europe ka theksuar vazhdimisht nevojën për masa më të forta rregullatore dhe informim më të qartë të publikut për rreziqet që lidhen me këtë përbërës.

Ndërkohë, konsumatorët në rajon mbeten në pritje të veprimeve konkrete dhe sqarimeve të plota nga autoritetet përgjegjëse, për të garantuar që produktet ushqimore që qarkullojnë në treg janë në përputhje me standardet e sigurisë së Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, kompania Devolli Group ka reaguar duke hedhur poshtë njoftimin e autoriteteve të BE-së duke e cilësuar këtë një lajm të sponsorizuar nga konkurrentët. /skyweb.al 

Etiketat: akrilamideBEdevolli groupkafejaprince cafferrezikshmesubstanca
Artikulli para

Nga dje nuk ka më paga nën 50 000 lekë, preken mbi 300 mijë të punësuar

Artikulli pas

Rekomandimet i jep shkenca, si të ndiheni më mirë në 2026

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë
Aktualitet

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër
Aktualitet

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?
Aktualitet

Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?

11 Tetor, 2026
Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?
Aktualitet

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rekomandimet  i jep shkenca, si të ndiheni më mirë në 2026

Rekomandimet i jep shkenca, si të ndiheni më mirë në 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….
Aktualitet

Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….

Nga SkyWeb
14 Prill, 2026
0

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një pallat pranë QSUT në Tiranë ka lënë disa familje pa banesa, ndërsa autoritetet...

Lexo të plotë
Marrëveshja: 5 600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL

Marrëveshja: 5 600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL

7 Nëntor, 2025
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Aktorët e tregut paralajmërojnë një zhvlerësim të mëtejshëm të euros

10 Tetor, 2025
Si po e rrëzojnë Turqia dhe Emiratet arin ndërkohë që lufta në Iran vijon

Si po e rrëzojnë Turqia dhe Emiratet arin ndërkohë që lufta në Iran vijon

7 Maj, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr