• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 13 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Mafia” e ilaçeve, KLSH zbërthen masakrën e FSDKSH-së më paratë dhe shëndetin e shqiptarëve

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Janar, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një tjetër raport prej 413 faqesh i Kontrollit të Lartë të Shteti konfirmon edhe një herë se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor vijon të mbetet një institucion që gjeneron abuzime, skema korruptive, mashtrim dhe pazare me shëndetin e shqiptarëve, pavarësisht arrestimeve të herëpashershme, denoncimeve mediatike, auditimeve të shpeshta të KLSH dhe ndryshimit të drejtorëve, 11 drejtorë në 13 vite.

Skema vijon të mbetet e njëjtë. Kupola e FSDKSH-ja favorizon dhe mbulon abuzimet, kontrabandën dhe mashtrimet e depove farmaceutike dhe farmacive, ndërsa ndajnë bashkë paratë produkt i aktivitetit kriminal në dëm të shëndetit të shqiptarëve. Sipas KLSH-së, Drejtoria e Kontrollit pranë Fondit ka shmangur kontrollin dhe dokumentimin e datës së skandencës së ilaçeve në depot farmaceutike, duke krijuar hapësira për mbajtjen dhe tregtimin e barnave të skaduara.

“Nga auditimi i raport kontrolleve të ushtruar në depot farmaceutike nga Drejtoria e Kontrollit, u konstatua se në procesverbalin nr. 2, të hartuar për qëllime të inventarizimit fizik gjatë ditës së kontrollit, për barnat e evidentuara në gjendje është regjistruar vetëm sasia fizike, ndërsa mungon dokumentimi i datës së skadencës për secilin prej tyre. Mosdokumentimi i datës së skadencës për barnat e inventarizuara përbën një mangësi thelbësore në procesin e kontrollit, pasi bën të pamundur vlerësimin objektiv të disponibilitetit efektiv të barnave në përputhje me kërkesat e nenit 5 të kontratës së lidhur ndërmjet palëve. Si rezultat, bëhet i pazbatueshëm vlerësimi mbi përmbushjen e detyrimeve kontraktuale lidhur me sigurimin e gjendjeve minimale të kërkuara për alternativat e para dhe të vetme të barnave të përfshira në LBR, duke ndikuar negativisht në transparencën, saktësinë dhe besueshmërinë e analizës së disponibilitetit të barnave si dhe në cilësinë e procesit të kontrollit“, thuhet ne raport.

Që nga shtatori i vitit 2023 deri në shtator 2025, FSDKSH është drejtuar nga Spartak Zekja, i arrestuar nga Prokuroria për skema mashtruese me ilaçet, një përfaqësues i kartelit të ilaçeve në Shqipëri, madje ish pronar i depove farmaceutike dhe një kompanie që ka përfituar edhe para publike. Ish kreu FSDKSH Spartak Zekja që duhet të kontrollonte veprimtarinë e depove dhe kompanive farmaceutike është themelues i kompanisë farmaceutike Distributor of Medical Devices Group shpk, kompani e cila ka edhe depo farmaceutike.

Për të evituar konfliktin e interesit gjatë drejtimit të Fondit, Zekja ia ka kaluar aksionet e kompanisë Matteo Shehut. Një burim pranë FSDKSH tha se kompania e Zekjas është imune ndaj çdo kontolli dhe ka dorë të lirë për dallavere me barnat, ndërsa ish drejtori dyshohet për lidhje korruptive me disa bosë të ilaçeve në Tiranë, sidomos me Nadir Çaushollin.

Në nëntor 2025, Prokuroria e Tiranë arrestoi Spartak Zekja me disa persona të tjerë. Hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me inventarë dhe fatura fiktive për barnat “Foster” dhe “Trimboë”, përmes të cilës përfitoheshin fonde të rimbursimit nga FSDKSH në vlera të mëdha. Në qendër të skemës ishte “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit në bashkëpunim me subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” dhe me zyrtarë të Fondit.

Ndryshim korruptiv i kontratave mes Fondit dhe subjekteve farmaceutike

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se draft kontratat mes FSDKSH dhe subjekteve farmaceutike kanë ndryshuar në mënyrë të shmangur kontrollin e subjekteve nga Fondi. Kufizimi i kontrollit të depove dhe farmacive me anë të kontratave bëhet me qëllim për të lejuar abuzimet dhe hequr përgjegjësinë nga FSDKSH. Ndryshimet janë bërë në kordinim dhe me qëllim realizimin e skemave abuzuese me ilaçet.

Nga auditimi i urdhrave të drejtorit të Përgjithshëm të Fodit, Spartak Zekja, të vendosur në dispozicion të KLSH-së, janë konstatuar se në disa raste mungon plotësia dhe dokumentimi i domosdoshëm për ligjshmërinë e akteve administrative të lëshuara për kontrollin e depove dhe farmacive. “Konkretisht, urdhri nr. 182, datë 09.05.2024, për kryerjen e kontrollit ndaj një subjekti farmaceutik, është miratuar pa përcaktuar emrin e subjektit që do t’i nënshtrohej kontrollit. Mungesa e këtij elementi thelbësor e bën aktin administrativ të paplotë, duke cenuar identifikimin e qartë të palës dhe gjurmueshmërinë e vendimmarrjes, si dhe duke rrezikuar vlefshmërinë juridike të tij“, thuhet në raport.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje të rënda dhe me naryrë penale gjatë kontrollit të depove farmaceotike nga FSDKSH, duke sjellë cënimin e besueshmërinë, paanshmërinë dhe përputhshmërinë e procesit të kryer me kërkesat e përcaktuara në kuadrin kontraktor dhe atë rregullator përkatës.

Në raport thuhet se nga auditimi i veprimtarisë së Sektorit të Kontrollit të Farmacive për vitin 2024, u konstatua se përzgjedhja e subjekteve farmaceutike për kontroll nuk është kryer në përputhje të plotë me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në rregullore, duke mbrojtur farmacitë me rimbursim të lartë dhe me risk. “Konkretisht, në programin vjetor të kontrollit për vitin 2024 nuk janë përfshirë subjekte me luhatje të konsiderueshme të vlerave të rimbursimit, ndonëse këto luhatje përbëjnë kriter formal për përzgjedhje sipas rregullores. Gjithashtu në 4 Drejtori Rajonale të Fondit (Shkodër, Elbasan, Tiranë dhe Durrës) u konstatua raste kur janë kryer kontrolle tematike në 13 subjekte, të cilat nuk ishin të përfshira në programin e miratuar të kontrollit“, thuhet në raportin e KLSH.

Afera me rimbursimin

FSDKSH ka mbuluar rimbursimin e dyshuar fiktiv të barnave fiktiv nga farmacitë. Sipas raportit, nga auditimi i raport kontrolleve të ushtruar në farmacitë nga Drejtoriae Kontrollit/ Sektorit i Kontrollit të Farmacive u konstatua se grupi i kontrollit nuk ka kryer

verifikimin e parashikuar në pikën 2 të programit të kontrollit, e cila parashikon detyrimin për kryerjen e verifikimeve mbi tregtimin e barnave me rimbursim, sipas firmave farmaceutike prodhuese të përfshira në listën e barnave dhe të shpërndara nga depot farmaceutike që kanë kontratë me FSDKSH.

 

 

 

 

Mungesa e barnave në farmacitë spitalore

Nga auditimi i vitit 2024 në farmacitë spitalore QSUT, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Korçë, u konstatuan mangësi në procedurën e inventarizimit dhe mungesa konkrete të barnave alternative të vetme dhe të para. Për QSUT-në, inventarizimi i kryer më 20.02.2024 përfshiu vetëm 8% të konsumit, ndërkohë që periudha e kontrollit ishte nga 07.12.2022 deri më 20.02.2024.

Për 26 barna të cilat 14 janë “alternativë e vetme” dhe 12 “alternativë e parë”, nuk ka pasur disponueshmëri as në fillim të inventarit më 07.12.2022 dhe as në fund më 20.02.2024, pa u pasqyruar kjo si problematikë në strukturat drejtuese të FSDKSH-së.

Në farmacitë spitalore u konstatuan diferenca sasiore konkrete: 400 njësi në Durrës, 185 njësi në Shkodër, 1,015 njësi në Elbasan dhe 517 njësi në Korçë. Gjithashtu, u evidentuan mungesa konkrete të barnave alternative të vetme: 4 barna në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Elbasan dhe 7 në Korçë, pa u identifikuar nga grupet e kontrollit dhe pa u marrë masa administrative ndaj depove importuese me kontratë.

Probleme serioze në sistemin “e-depo” dhe daljet fiktive të barnave

Auditimi mbi funksionimin e sistemit “e-depo” për vitin 2024 evidenton mangësi të rënda në regjistrimin, monitorimin dhe kontrollin e hyrje-daljeve të barnave.

Nga importuesit farmaceutikë janë importuar barna të klasifikuara si “spitalore” në një sasi prej 3,690,084 njësi, me vlerë 3,225,256,356 lekë, nga të cilat 159,760 njësi me vlerë të rimbursueshme 60,485,872 lekë janë shpërndarë në rrjetin e hapur, në kundërshtim me kontratat trepalëshe dhe përcaktimet ligjore.

Në 207 transaksione të regjistruara në sistem, në 37 fatura shitjeje u konstatuan 102,778 njësi barnash me datë skadence identike me datën e shitjes, ndërsa në 170 fatura të tjera u konstatuan 143,598 njësi barnash me afat skadence nga 1 deri në 5 ditë nga data e shitjes.

Kjo situatë ka krijuar rrezik të lartë për sigurinë e pacientëve dhe për cilësinë e trajtimit farmakologjik.

Probleme serioze në sistemin “e-depo” dhe daljet fiktive të barnave

Auditimi mbi funksionimin e sistemit “e-depo” për vitin 2024 evidenton mangësi të rënda në regjistrimin, monitorimin dhe kontrollin e hyrje-daljeve të barnave.

Nga importuesit farmaceutikë janë importuar barna të klasifikuara si “spitalore” në një sasi prej 3,690,084 njësi, me vlerë 3,225,256,356 lekë, nga të cilat 159,760 njësi me vlerë të rimbursueshme 60,485,872 lekë janë shpërndarë në rrjetin e hapur, në kundërshtim me kontratat trepalëshe dhe përcaktimet ligjore.

Në 207 transaksione të regjistruara në sistem, në 37 fatura shitjeje u konstatuan 102,778 njësi barnash me datë skadence identike me datën e shitjes, ndërsa në 170 fatura të tjera u konstatuan 143,598 njësi barnash me afat skadence nga 1 deri në 5 ditë nga data e shitjes.

Kjo situatë ka krijuar rrezik të lartë për sigurinë e pacientëve dhe për cilësinë e trajtimit farmakologjik.

Diferenca të pajustifikuara financiare dhe rimbursime pa të drejtë

Nga auditimi i lidhjes së kontratave të reja për vitin 2024 u konstatua se për subjektin “P. P.” janë regjistruar si “çelje inventari fillestar” 8,913,213 njësi me vlerë 217,781,840 lekë, ndërkohë që nga inventari fizik rezulton një diferencë e pajustifikuar prej 8,871,835 njësi me vlerë 216,948,302 lekë.

Gjithashtu, u evidentua se disa farmaci kanë përfituar rimbursim të plotë nga FSDKSH për barna të marrë pa kosto blerjeje, përmes faturave me vlerë zero, duke përfituar marzh tregtar deri në 24% për tregtim në pakicë dhe 8% për tregtim në shumicë, sipas VKM nr. 489 dhe VKM nr. 491.

Kjo ka sjellë përfitim financiar të pajustifikuar dhe ka cenuar objektivin themelor të skemës së rimbursimit.

Mungesa e penaliteteve dhe dobësitë në kontrollin e brendshëm

Pavarësisht se janë konstatuar 7 raste të mungesës së barnave alternative të vetme dhe 16 raste të mungesës së barnave alternative të para, nuk janë aplikuar penalitetet e parashikuara në kontrata, të cilat parashikojnë penalitete deri në 7,000,000 lekë për mungesat e alternativave të vetme dhe 8,000,000 lekë për mungesat e alternativës së parë.

Për raste të përsëritura, kontratat parashikojnë masa ndëshkuese deri në prishjen e kontratës, të cilat nuk janë zbatuar.

Auditimi konstaton se mungesa e këtyre veprimeve ka reflektuar mosfunksionim të mekanizmave të brendshëm të kontrollit dhe mbikëqyrjes, si dhe mungesë të angazhimit institucional për garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me barna./Prapaskena

Etiketat: fsdkshSpartak Zekja
Artikulli para

Me një përvojë të gjatë në fushën e sigurisë, kush është Major Vasil Çuni që kandidon për kreun e Gardës së Republikës

Artikulli pas

Masat e BSH-së “s’pijnë ujë”, kreditimi i bankave te pasuritë e paluajtshme me shifra rekord

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë
Aktualitet

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë

13 Janar, 2026
Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë
Aktualitet

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park
Aktualitet

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

13 Janar, 2026
Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar
Aktualitet

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

13 Janar, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor
Aktualitet

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton “Paqen Fiskale”, kur nis zbatimi

13 Janar, 2026
Artikulli pas
Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”

Masat e BSH-së "s'pijnë ujë", kreditimi i bankave te pasuritë e paluajtshme me shifra rekord

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR
Ekonomi

INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

Nga SkyWeb
1 Janar, 2026
0

Të dhënat e reja të INSTAT tregojnë se kufiri i varfërisë në Shqipëri për vitin 2024 është vlerësuar në 324.336...

Lexo të plotë
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

U hap me bujë, FMN shpreh shqetësim për rolin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

21 Nëntor, 2025
Begaj vlerëson rolin e MÜSİAD në forcimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Turqi

Begaj vlerëson rolin e MÜSİAD në forcimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Turqi

16 Dhjetor, 2025
Sa të rrezikshme janë kimikatet e produkteve kozmetike?

Sa të rrezikshme janë kimikatet e produkteve kozmetike?

25 Tetor, 2025
TTW: Elbasani, thesari Shqipërisë, përjetoni mikrpritje me kafe e ëmbëlsira

TTW: Elbasani, thesari Shqipërisë, përjetoni mikrpritje me kafe e ëmbëlsira

26 Shtator, 2025

Të Fundit

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë

13 Janar, 2026
Një regjistër vreshtash dhe vere, ekspertët: Certifikohen produktet, plotësohen standardet e BE

Një regjistër vreshtash dhe vere, ekspertët: Certifikohen produktet, plotësohen standardet e BE

13 Janar, 2026
Çfarë duhet të bëni në të 30-at, që të jeni të shëndetshëm kur të shkoni 70 vjeç?

Çfarë duhet të bëni në të 30-at, që të jeni të shëndetshëm kur të shkoni 70 vjeç?

13 Janar, 2026
Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr