• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 19 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Shkurt, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

Terminali në TIA. Për përpunimin grafik të fotos janë përdorur elementë të AI

Share on FacebookShare on WhatsApp

Transporti ajror në Shqipëri ka shënuar një vit rekord gjatë vitit 2025, duke konfirmuar një ndryshim të qartë në mënyrën se si qytetarët udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit për shkak edhe të shtimit të numrit të kompanive operuese dhe investimeve në TIA.

Në terma konkretë, mesatarisht çdo ditë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit kanë udhëtuar mbi 31 mijë pasagjerë, një shifër që i korrespondon pothuajse popullsisë së një qyteti mesatar shqiptar.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë se dinamika e transportit ajror ka vijuar edhe gjatë tremujorit të katërt të vitit, pavarësisht rënies sezonale që zakonisht shënohet pas muajve të verës.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar mijëra fluturime, duke garantuar një fluks të qëndrueshëm udhëtimesh, edhe pse me ritëm më të moderuar krahasuar me kulmin turistik të tremujorit të tretë.

Në total, përgjatë vitit 2025 janë kryer rreth 70 mijë fluturime, duke shënuar një rritje prej afro 2.2 për qind krahasuar me vitin pararendës. Kjo rritje e lëvizjeve ajrore është reflektuar drejtpërdrejt edhe në numrin e pasagjerëve, duke e kthyer avionin në një mjet gjithnjë e më të zakonshëm udhëtimi për shqiptarët.

Sipas përllogaritjeve, gjatë vitit të kaluar mbi 31 mijë pasagjerë në ditë kanë udhëtuar përmes transportit ajror. Në terma vjetorë, kjo do të thotë se çdo 24 orë, nga Rinasi është zhvendosur një popullsi e barabartë me atë të një qyteti të tërë, një tregues domethënës për shkallën që ka marrë tashmë trafiku ajror në vend.

Edhe tremujori i katërt ka konfirmuar këtë tendencë rritëse. Gjatë kësaj periudhe, përmes linjave ajrore kanë udhëtuar 2.611.748 pasagjerë, nga 2.385.329 që u regjistruan në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo përfaqëson një rritje prej 9.5 për qind, pavarësisht se bëhet fjalë për një sezon tradicionalisht më të qetë për udhëtimet ajrore.

Sipas të dhënave zyrtare të aeroportit, viti 2025 është mbyllur me një rekord historik për trafikun e pasagjerëve. Në total, gjatë gjithë vitit janë regjistruar rreth 11.6 milion udhëtarë, shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë në Shqipëri.

Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve, përfshirë edhe muajt jashtë sezonit veror, tregon se udhëtimet ajrore po kthehen në një element të qëndrueshëm të lëvizjes së qytetarëve. Ky zhvillim lidhet jo vetëm me turizmin, por edhe me emigracionin, udhëtimet familjare dhe lidhjet gjithnjë e më të shpeshta të Shqipërisë me tregjet dhe qytetet europiane, duke e pozicionuar transportin ajror si një nga shtyllat kryesore të mobilitetit modern në vend. /skyweb.al

Etiketat: rinastia
Artikulli para

Çfarë po kurdis Vangjel Tavo me pronat në Himarë dhe Dhërmi, vendimi në Këshillin Bashkiak që po trazon qytetin

Artikulli pas

Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi
Ekonomi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

19 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore

19 Shtator, 2026
SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin
Aktualitet

SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin

19 Shtator, 2026
Investigimi zbulon se si Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit
Ekonomi

Investigimi zbulon se si Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

19 Shtator, 2026
Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë
Ekonomi

Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë

18 Shtator, 2026
Artikulli pas
Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%

Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Shemben” kriptomonedhat: Bitcoin zbret nën 65 000 USD, tregjet në alarm
Ekonomi

“Shemben” kriptomonedhat: Bitcoin zbret nën 65 000 USD, tregjet në alarm

Nga SkyWeb
6 Shkurt, 2026
0

Bitcoin ka pësuar një rënie të fortë gjatë orëve të fundit, duke zbritur nën nivelin e 65 mijë dollarëve dhe...

Lexo të plotë
BQE ul normën e interesit për depozitat, si reflektohet te kreditë në euro dhe kursi i këmbimit në Shqipëri

BQE ul normën e interesit për depozitat, si reflektohet te kreditë në euro dhe kursi i këmbimit në Shqipëri

17 Prill, 2025
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë

Si të përfitosh nga tregu i pronave në Tiranë? Blerja nën çmimin e tregut dhe të ardhurat nga qiraja rrisin ndjeshëm shanset

25 Prill, 2026
Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë që çuditën edhe prokurorët e SPAK

Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë që çuditën edhe prokurorët e SPAK

10 Korrik, 2026
Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?

Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?

31 Gusht, 2026

Të Fundit

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

19 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Pse është e vështirë të marrim vendime? Frika, zakoni dhe kurthi i zgjedhjes së duhur

Pse është e vështirë të marrim vendime? Frika, zakoni dhe kurthi i zgjedhjes së duhur

19 Shtator, 2026
Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë

Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë

19 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr