• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Zhbllokohet tenderi i internetit të qeverisë, KPP urdhëron shpalljen e fituesve finalë

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit, çfarë po ndodh në KPP pas shpalljes së fituesve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar ankimimin e një prej kompanive pjesëmarrëse në tenderin e madh të internetit dhe intranetit për institucionet qeveritare, duke i hapur rrugë AKSHI-t për të vijuar me procedurat e shpalljes së fituesve finalë dhe lidhjen e kontratave.

Burime pranë Komisionit të Prokurimit Publik bëjnë me dije për Skyweb.al se KPP ka rrëzuar ankimimin e kompanisë Albanian Satellite Communication, me argumentin se, përpara se t’i drejtohej Komisionit, kompania duhej të kishte paraqitur më parë ankesat pranë autoritetit kontraktor, që në këtë rast është AKSHI.

Një tjetër argument i përdorur nga KPP lidhet me ofertën financiare të kompanisë ankuese, e cila rezulton të ketë qenë rreth dhjetë herë më e lartë se fondi limit i tenderit.

Sipas Komisionit, kjo e bën ofertën të pakualifikueshme për t’u shqyrtuar në kuadër të një ankimi administrativ.

Vendimi i KPP pritet të shpallet zyrtarisht gjatë ditës së nesërme.

Pas këtij vendimi, AKSHI duhet të vijojë me shpalljen e fituesve finalë, ku sipas burimeve, në garë mbeten bashkimet e operatorëve Abissnet me MC Networking dhe Nisanet, si edhe Abissnet me Digicom dhe Albanian Telecommunications Union.

Skyweb.al ka raportuar më herët për këtë tender, i cili është shoqëruar nga një proces i gjatë ankimimesh dhe anulimesh, deri në rishpalljen e procedurës nga AKSHI.

KPP zhbllokon tenderin 5 milionë euro për internetin pasi detyroi AKSHI-n të rishikonte kriteret

Në fazat e mëparshme, kompani si One Albania dhe Albanian Satellite Communication kishin argumentuar në Komisionin e Prokurimit Publik se, me fondin limit rreth 5.1 milionë euro, ishte e pamundur të ofrohej shërbimi i kërkuar nga AKSHI. Megjithatë, këto pretendime nuk janë marrë parasysh dhe fondi limit nuk është ndryshuar.

Me vendimin e sotëm të Komisionit të Prokurimit Publik, AKSHI duhet të vijojë me shpalljen e fituesve përfundimtarë dhe me lidhjen e kontratave, për të ndarë institucionet që do të mbulohen nga kompanitë fituese. /skyweb.al

Etiketat: akshiinternetitenderi
Artikulli para

Kaosi me SelfCare, Tatimet shtyjnë deri në 20 shkurt afatin për dorëzimin e inventarit nga bizneset

Artikulli pas

Shqiptarët sigurojnë vetëm 119 euro për frymë, penetrimi vetëm 1 % në raport me GDP

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës
Aktualitet

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

22 Shtator, 2026
Favorizoi Ergys Agasin, Rama shkarkon nga detyra Vlora Hysenin
Aktualitet

Favorizoi Ergys Agasin, Rama shkarkon nga detyra Vlora Hysenin

22 Shtator, 2026
Si kërceu mosha mesatare e shqiptarëve nga 33 në 44 vjeç në pak vite
Aktualitet

Në Shqipëri ka më shumë gra se burra, pavarësisht se lindin më shumë djem

22 Shtator, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

Euro vijon “rrokullisjen”, prek rekord të ri

22 Shtator, 2026
Policia e Shtetit, shteti i Gysit!
Ekonomi

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!
Ekonomi

Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

22 Shtator, 2026
Artikulli pas
SIGURIMET/ Rriten primet për frymë, kryeson Tirana me 200 euro

Shqiptarët sigurojnë vetëm 119 euro për frymë, penetrimi vetëm 1 % në raport me GDP

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

S’ka “i mirë” apo “i keq”, ekspertët zbulojnë 5 tipe të gjumit
Aktualitet

S’ka “i mirë” apo “i keq”, ekspertët zbulojnë 5 tipe të gjumit

Nga Editor
23 Tetor, 2025
0

Një studim i ri i publikuar në revistën PLOS Biology ka identifikuar pesë tipe të ndryshme gjumi, duke treguar se...

Lexo të plotë
BSH: Të huajt blenë 253 milionë euro prona në gjysmën e parë të vitit

BSH: Të huajt blenë 253 milionë euro prona në gjysmën e parë të vitit

25 Shtator, 2025
Rama prezanton planin për prodhimin e mjeteve ushtarake te ish-Uzina e Autotraktorëve

Rama: Burg kush kapet duke vjedhur ujin

3 Shtator, 2025
Besa Agro Invest e Bajram Muçajt shpall falimentin: “Gropë” 3 milionë euro

Besa Agro Invest e Bajram Muçajt shpall falimentin: “Gropë” 3 milionë euro

20 Nëntor, 2025
Një makinë me hidrogjen vendos rekordin e ri për shpejtësinë e automjeteve

Një makinë me hidrogjen vendos rekordin e ri për shpejtësinë e automjeteve

12 Gusht, 2026

Të Fundit

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

22 Shtator, 2026
Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo

Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo

22 Shtator, 2026
Si të minimizoni sasinë e ajrit të ndotur që thithni gjatë aktivitetit fizik

Si të minimizoni sasinë e ajrit të ndotur që thithni gjatë aktivitetit fizik

22 Shtator, 2026
Shkencëtarët zbulojnë pse shpërthimi i meningjitit në Britani ishte shumë i rëndë

Shkencëtarët zbulojnë pse shpërthimi i meningjitit në Britani ishte shumë i rëndë

22 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr