• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pse nuk merren në sigurim të gjitha pronat, menaxhimi i riskut dhe rasti i Tregut “Dinamo”

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pse nuk merren në sigurim të gjitha pronat, menaxhimi i riskut dhe rasti i Tregut “Dinamo”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Zjarri që përfshiu zonën e ish-Uzinës Dinamo dhe goditi dhjetëra biznese nxori në pah jo vetëm pasojat ekonomike për tregtarët, por edhe një problem më të thellë: jo çdo pronë mund të sigurohet menjëherë dhe pa kushte.

Ekspertë të tregut të sigurimeve theksojnë se sigurimi nuk është akt bamirësie, por një mekanizëm i menaxhimit të riskut. Kompanitë e sigurimit paguajnë dëme kur rreziku është i shpërndarë dhe i kontrolluar, jo kur ai është i përqendruar dhe me probabilitet të lartë humbjeje totale.

Në rastin e tregut të përfshirë nga flakët, sipas specialistëve, ekzistonin disa faktorë me risk të lartë. Dyqanet ishin të vendosura ngjitur me njëra tjetrën, pa ndarje rezistente ndaj zjarrit, çka do të thotë se një vatër e vetme mund të përfshinte të gjithë kompleksin. Mallrat e magazinuara, kryesisht tekstile dhe materiale sintetike, përbëjnë ngarkesë të lartë zjarri, sidomos kur ruhen në mënyrë të dendur dhe pa izolim të përhapjes.

Po ashtu, mungonin sisteme bazë mbrojtjeje si sprinklera automatike, alarm zjarri i certifikuar, depozitë uji dhe pompa presioni për ndërhyrje të menjëhershme. Instalimet elektrike të improvizuara dhe përdorimi i pajisjeve ngrohëse me rezistencë shtonin më tej rrezikun e ndezjes. Hapësirat e ngushta dhe mungesa e aksesit të lehtë e vështirësonin ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës dhe evakuimin.

Kur të gjithë këta faktorë kombinohen, probabiliteti i humbjes totale rritet ndjeshëm. Në sigurime zbatohet parimi që rreziku duhet të jetë i paparashikueshëm dhe i shpërndarë. Në këtë rast, ai ishte i përqendruar dhe me potencial katastrofik.

Burime nga industria theksojnë se edhe risiguruesit ndërkombëtarë hezitojnë të marrin përsipër ekspozime të tilla pa masa të forta mbrojtëse. Nëse një treg i tillë do të sigurohej në kushtet ekzistuese, primi do të ishte shumë i lartë, shpesh i papërballueshëm për bizneset dhe me ndikim të madh edhe në stabilitetin financiar të vetë siguruesit.

Sipas ekspertëve, siguruesit nuk refuzojnë bizneset si kategori, por riskun e pakontrolluar. Ajo që shpesh refuzohet është sigurimi i menjëhershëm në mungesë të standardeve minimale, jo koncepti i sigurimit në vetvete.

Për të mundësuar mbrojtje financiare për tregje të tilla, kërkohen investime konkrete në ndarje rezistente ndaj zjarrit dhe parcelizim të sigurt të ambienteve, instalim të sistemeve të certifikuara të alarmit dhe sprinklereve, krijim të depozitave të ujit me pompa presioni, kontroll dhe certifikim të instalimeve elektrike, si dhe zbatim të standardeve urbane të sigurisë për hapësirat kolektive tregtare.

Po aq i rëndësishëm është edhe hartimi i planeve të qarta ndërhyrjeje dhe garantimi i infrastrukturës së përshtatshme për aksesin e zjarrfikësve, pasi në disa zona urbanizimi i pakontrolluar e bën ndërhyrjen të vështirë. /Përshtatur nga Sigurime.Online 

Etiketat: sigurimetregu
Artikulli para

Kompensim nga DIVA do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë; Tatimet sqarojnë si aplikohet

Artikulli pas

KUJDES! Pyetjet që duhet të keni në kokë para instalimit të kamerave në shtëpi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës
Ekonomi

Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës

28 Shtator, 2026
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Aktualitet

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

28 Shtator, 2026
Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim
Aktualitet

Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim

28 Shtator, 2026
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri
Aktualitet

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!
Aktualitet

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
Artikulli pas
KUJDES! Pyetjet që duhet të keni në kokë para instalimit të kamerave në shtëpi

KUJDES! Pyetjet që duhet të keni në kokë para instalimit të kamerave në shtëpi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Prodhohet harta e re aeronautike e Shipërisë
Aviacion

Prodhohet harta e re aeronautike e Shipërisë

Nga SkyWeb
3 Mars, 2026
0

Shqipëria ka tashmë një hartë të re aeronautike të standardit ndërkombëtar ICAO në shkallën 1:500 000, e prodhuar nga Albcontrol...

Lexo të plotë
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

87 mln lekë për rrjetin e ri elektrik Kashar-Kamëz, OSSH: Synohet rritje e cilësisë së furnizimit

20 Nëntor, 2025
Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

4 Shkurt, 2026
Kompani izraelite furnizuan fshehurazi Katarin dhe Arabinë Saudite me pajisje ushtarake

Kompani izraelite furnizuan fshehurazi Katarin dhe Arabinë Saudite me pajisje ushtarake

28 Qershor, 2026
TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën

TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën

4 Prill, 2026

Të Fundit

Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik

Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik

28 Shtator, 2026
Pse norvegjezët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike kineze, pavarësisht skepticizmit në rritje

Pse norvegjezët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike kineze, pavarësisht skepticizmit në rritje

28 Shtator, 2026
Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës

Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës

28 Shtator, 2026
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

28 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr