• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mbi 30 000 shqiptarë dorëzojnë DIVA 2025, Tatimet presin rritje të numrit për shkak të kompensimeve

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Mbi 30 000 shqiptarë dorëzojnë DIVA 2025, Tatimet presin rritje të numrit për shkak të kompensimeve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rreth 30 mijë individë kanë dorëzuar deri tani Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2025, ndërsa procesi vijon deri në afatin përfundimtar të 31 marsit 2026.

Shifrat e para tregojnë një interes më të lartë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, në një proces që këtë herë pritet të përfshijë një bazë shumë më të gjerë tatimpaguesish.

Administrata tatimore parashikon që në total deklarimin ta plotësojnë rreth 200 mijë individë, një rritje e ndjeshme nga rreth 140 mijë që deklaruan për vitin 2024.

Zgjerimi i numrit lidhet kryesisht me hyrjen në fuqi të zbritjeve të reja tatimore dhe me aplikimin e përfitimeve që synojnë të nxisin deklarimin edhe nga ata që nuk e kanë detyrim ligjor.

Risia kryesore këtë vit lidhet me përfshirjen e zbritjeve për fëmijët në ngarkim dhe për shpenzimet arsimore. Përfitimi nuk kufizohet vetëm te individët me të ardhura mbi 1.2 milionë lekë në vit.

Edhe ata me të ardhura nën këtë prag, megjithëse nuk janë të detyruar të deklarojnë, mund ta bëjnë vullnetarisht për të përfituar rimbursim nëse pas përllogaritjes rezultojnë me tepricë tatimore.

Në praktikë, individët me të ardhura mbi 1.2 milionë lekë përfitojnë zbritje për numrin e fëmijëve në ngarkim, ndërsa ata me të ardhura nën këtë nivel mund të përfitojnë, përveç kësaj, edhe zbritje për shpenzimet arsimore të dokumentuara.

Sipas administratës tatimore, subjekt i detyrimit për deklarim janë të gjithë individët që gjatë vitit 2025 kanë realizuar të ardhura bruto vjetore 1.2 milionë lekë ose më shumë nga çdo burim, jo vetëm nga paga.

Detyrimi vlen gjithashtu për personat që kanë qenë të punësuar në më shumë se një marrëdhënie pune për të paktën një muaj gjatë vitit, si edhe për ata që kanë siguruar të ardhura mbi 50 mijë lekë për të cilat nuk është mbajtur tatim, si për shembull të ardhurat nga qiratë apo platformat online.

Administrata thekson se afati i deklarimit dhe i çdo detyrimi të lidhur me të mbetet 31 marsi 2026, ndërsa qëllimi i ndryshimeve është rritja e korrektësisë fiskale dhe zgjerimi i përfitimeve për individët që deklarojnë të ardhurat në mënyrë të plotë./skyweb.al 

Etiketat: divadiva 2025femijetkompensim
Artikulli para

Gjithçka duhet të dini për deklarimin e të ardhurave këtë vit

Artikulli pas

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

9 Tetor, 2026
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!
Ekonomi

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

9 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Kredi me interes zero dhe qira që llogaritet për blerjen e shtëpisë, kush përfiton nga skema e re e qeverisë

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama: Dyfishojmë ndihmën për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta
Aktualitet

Rama: Dyfishojmë ndihmën për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta

Nga SkyWeb
2 Korrik, 2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, tha se bonusi i verës për këtë kategori është mundësuar nga rritja...

Lexo të plotë
Shkenca vë në dyshim përfitimet e kanabisit mjekësor

Shkenca vë në dyshim përfitimet e kanabisit mjekësor

29 Dhjetor, 2025
FDA miraton vaksinën e parë kundër gripit me teknologji mRNA të Moderna

FDA miraton vaksinën e parë kundër gripit me teknologji mRNA të Moderna

6 Gusht, 2026
Qeveria vendos tavan për pagesat me CASH, bizneset detyrohen të kalojnë online: Limitet e reja

Tatimet i japin bizneseve afat deri në fund të vitit për instalimin e pajisjeve POS

29 Shtator, 2026
PS dhe PD ruajnë të njëjtat pozita si në 2021 në Kaçinar, protestat nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve

PS dhe PD ruajnë të njëjtat pozita si në 2021 në Kaçinar, protestat nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve

12 Maj, 2025

Të Fundit

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr