• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Vdiq punëtori boshnjak, shpallet në kërkim administratori i Nova Construction Enea Kaçi

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Qershor, 2025
në Aktualitet
A A
Vdiq punëtori boshnjak, shpallet në kërkim administratori i Nova Construction Enea Kaçi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vdiq punëtori boshnjak, shpallet në kërkim administratori i Nova Construction Enea Kaçi

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 31 maj në rrugën “Brigada VIII” në Tiranë, ku një punëtor ndërtimi, shtetas nga Bosnje-Hercegovina, humbi jetën pasi ra nga lartësia e një pallati në ndërtim. Viktima, rreth 47 vjeç, ishte i punësuar në një firmë ndërtimi që aktualisht po hetohet për shkelje të rënda të rregullave të sigurisë në punë.

Pas verifikimeve të para nga policia dhe prokuroria janë shpallur në kërkim administratorit i firmës, Enea Kaçi, 34 vjeç, dhe drejtuesi teknik, Rasim Jata, 75 vjeç.

Dyshohet se këta persona kanë lejuar punën në kushte të pasigurta, duke mos respektuar detyrimet ligjore për mbrojtjen e jetës së punonjësve në kantier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave. Sipas burimeve të policisë, po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim dhe për ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve.

Kjo nuk është një ngjarje e izoluar. Çdo vit, shumë punëtorë ndërtimi në Shqipëri humbin jetën ose pësojnë dëmtime të rënda për shkak të mungesës së masave të sigurisë. Shumë prej tyre punojnë pa kontrata të rregullta, pa siguracione shëndetësore dhe pa pajisje mbrojtëse. Të dhënat e Inspektoratit Shtetëror të Punës flasin për një numër të lartë shkeljesh në sektorin e ndërtimit, por ndjekja penale e përgjegjësve mbetet e rrallë dhe shpesh joefektive.

Në shumicën e rasteve, firmat ndërtuese nuk ndjekin protokollet e detyrueshme për skemimin e rrezikut, trajnimet për punëtorët, vendosjen e rrjetave mbrojtëse apo sistemet e frenimit të rënies nga lartësia. Mungesa e kontrollit të rregullt nga institucionet shtetërore dhe kapacitetet e kufizuara të inspektimit kanë bërë që këto shkelje të bëhen normë dhe jo përjashtim.

Sektori i ndërtimit në Shqipëri ka përjetuar një bum të jashtëzakonshëm në dekadën e fundit, por ky zhvillim nuk është shoqëruar me rritje të standardeve të sigurisë. Përkundrazi, rritja e vrullshme e lejeve të ndërtimit në qytetet kryesore ka bërë që kontrolli mbi cilësinë dhe sigurinë të jetë i fragmentuar dhe shpesh formalisht i kryer. /skyweb.al 

Etiketat: arrestohetenea kacinova constructionpoliciapunetori boshnjak
Artikulli para

Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

Artikulli pas

“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889
Aktualitet

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!
Aktualitet

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro
Aktualitet

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm
Aktualitet

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit
Aktualitet

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

24 Tetor, 2026
Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë
Aktualitet

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

Të Përzgjedhura

Makaronat italiane vështirësi për të kaluar oqeanin, Trump vendos tarifa të larta
Ekonomi

Makaronat italiane vështirësi për të kaluar oqeanin, Trump vendos tarifa të larta

Nga Editor
10 Nëntor, 2025
0

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa shumë të larta ndaj disa kompanive italiane të makaronave, duke rritur ndjeshëm koston e...

Lexo të plotë
Begaj pret homologun lituanez në Tiranë: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në strukturat euroatlantike

Begaj pret homologun lituanez në Tiranë: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në strukturat euroatlantike

4 Qershor, 2026
Britanikët po braktisin Spanjën për të testuar Shqipërinë

Britanikët po braktisin Spanjën për të testuar Shqipërinë

2 Korrik, 2025
DATAT/ Kur nis dhe mbaron shkolla për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm

DATAT/ Kur nis dhe mbaron shkolla për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm

18 Gusht, 2025
Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

28 Mars, 2026

Të Fundit

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

25 Tetor, 2026
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr