• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 26 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Në krizë për punëtorë, Shoqata e Prodhuesve të Bukës i drejtohet qeverisë: S’kemi furrxhinj

Editor Nga Editor
23 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
0
Në krizë për punëtorë, Shoqata e Prodhuesve të Bukës i drejtohet qeverisë: S’kemi furrxhinj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave ka ngritur alarmin për mungesën e theksuar të fuqisë punëtore në sektorin e prodhimit të bukës dhe pastiçerisë, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe me pasoja afatgjata për traditën artizanale të vendit. Përmes një konference për shtyp dhe një letre drejtuar ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, përfaqësuesit e kësaj shoqate theksuan se mungesa e furrxhinjve dhe pastiçierëve po kthehet në një emergjencë reale për bizneset e këtij sektori.

Sipas tyre, rënia drastike e numrit të nxënësve në shkollat profesionale, veçanërisht në degën e teknologjisë ushqimore, si edhe mungesa e interesit të të rinjve për të mësuar zanatin e bukëbërësit, po e thellojnë më tej këtë problem.

Letra e Kryesia e Shoqatës të Prodhuesve të Bukës Pastiçerisë dhe Brumërave

Drejtuar:
Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Lënda: Informim për mungesën e fuqisë punëtore për prodhimin e bukës

Znj. Ministre,

Prej kohësh Kryesia e Shoqatës dhe Administratorët e furrave të bukës janë të shqetësuar nga mungesa e fuqisë punëtore veçanërisht të specialistëve të bukës që tashmë është kthyer në një situatë alarmante. Pra për furrat e bukës nuk ka bukëbërës (Furrxhi).

Prej disa vitesh kontigjentet e nxënësve në Shkollat Profesionale në degën e “Teknologjisë Ushqimore” dhe posaçërisht bukë bërjes janë ulur nga viti në vit, kështu tek një shkollë e njohur Teknologjike për vitin 2018-2019 ka pasur 322 nxënës, ndërsa për këtë vit shkollor janë 86 nxënës në total për 4 vitet në “Teknologjinë Ushqimore”, ndërsa për grupin Bukë – Pastiçeri pothuaj nuk ka fare.

Po kështu nuk ka pothuajse asnjë interesim për të punuar në furrat e bukës, për të mësuar zanatin e bukëbërësit. Kjo mungesë është një goditje e rëndë për mënyrën artizanale të prodhimit të bukës tek ne, që bazohet tek puna e dorës së specialistëve.

Populli jonë ka një traditë të lashtë në trajtimin dhe përpunimin e drithërave si ushqim bazë i tij, këtë e tregojnë gjetjet arkeologjike ku si pas zonave është mbjellë dhe është përdorur si ushqim gruri, misri, thekra, elbi, tërshëra etj.

E veçanta në këtë histori është tradita e bërjes së bukës së Qiqrës në zonën Korçë – Pogradec – Mokër, që nga të gjitha të dhënat bëhet vetëm në Shqipëri.

Prodhuesit e Bukës në gjithë përvojën e kësaj periudhe, po përpiqen të ruajnë si një gjë të shenjtë, traditën e bërjes të bukës artizanale duke u mbështetur në kërkesën e popullit tonë, për bukë të freskët me aromë dhe shije, si ushqimin kryesor të tavolinës shqiptare.

Kjo veprimtari vjen edhe si një kërkesë nga Organizatat Ndërkombëtare të Bukës, për ta ruajtur këtë traditë, pasi jemi vendi i vetëm në Evropë me bukë artizanale.

Prodhuesit e bukës po përpiqen të krijojnë mundësi punësimi nëpërmjet: Ofrimit të ambienteve dhe kushteve shumë të mira pune, teknologji të përparuara e bashkëkohore, paga shumë të larta, për tu aftësuar në zanatin e Bukëbërësit, që do të jetë vazhdimisht i kërkuar.

Ne kërkojmë nga Institucionet përkatëse dhe Qeveria, vëmendje maksimale ndaj të gjitha hallkave që kanë të bëjnë me specialitetin e bërjes së bukës.

Kërkojmë trajtimin e “Bukëbërësit” – si Zanat në zhdukje. Kjo nuk është thjeshtë mbrojtja e një kategorie punonjësish por mbart në vetvete një Aset Kombëtar.

Ne kërkojmë masa konkrete për të tërhequr kontigjente të rinjsh të interesuar për këtë zanat, duke siguruar bursa studimi, mundësi akomodimi si dhe lehtësi të tjera.

Kërkojmë të subvencionohet kategoria e specialitetit “Bukëbërës” (Furrxhi), me pagesa specifike për të lehtësuar pagat e larta që kërkohet në kushtet e mungesës të fuqisë punëtore.

 

Etiketat: FURRAT
Artikulli para

Wizz Air zgjeron rrjetin nga Tirana për verën 2026 me destinacione të reja dhe kapacitet të shtuar

Artikulli pas

Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

Editor

Editor

Nga Kategoria

Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro
Ekonomi

Euro dhe dollari nuk rikuperohen përballë lekut, vijojnë në nivele të ulëta

26 Gusht, 2026
Ankesa e klientit për 10 gramë bukë i kushton 15 mijë euro bukëpjekësit gjerman
Ekonomi

Ankesa e klientit për 10 gramë bukë i kushton 15 mijë euro bukëpjekësit gjerman

26 Gusht, 2026
Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog
Ekonomi

Aplikacioni me anonimë, Tatimet nxisin “spiunët digjitalë” të sinjalizojnë për bizneset që bëjne evazion fiskal

26 Gusht, 2026
Çfarë duhet të dini për afatet kur kërkoni dëmshpërblim nga sigurimi
Ekonomi

Çfarë duhet të dini për afatet kur kërkoni dëmshpërblim nga sigurimi

26 Gusht, 2026
Gabimi që bëjmë me kondicionerin, përgjysmon rendimentin dhe rrit faturën e energjisë elektrike
Ekonomi

Gabimi që bëjmë me kondicionerin, përgjysmon rendimentin dhe rrit faturën e energjisë elektrike

26 Gusht, 2026
LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025
Ekonomi

LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

26 Gusht, 2026
Artikulli pas
Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon padinë e aktores Anila Bisha ndaj "Diellës"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë
Ekonomi

Ku ka ngecur rivlerësimi i pronave edhe pse ligji u bë kohë që është miratuar?

Nga SkyWeb
20 Shkurt, 2026
0

Janë të shumtë pronarët e apartamenteve dhe drejtues të agjencive imobiliare në pritje të zbatimit të ligjit “Për rivlerësimin e...

Lexo të plotë
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete

Makinat koreane “mbysin” tregun, rritet numri i automjeteve elektrike nga Kina

11 Dhjetor, 2025
Trump shpall fentanilin “armë të shkatërrimit në masë”: Asnjë bombë nuk shkakton aq dëme

Trump vendos 25% tarifa për vendet që bëjnë biznes me Iranin

13 Janar, 2026
Behgjet Pacolli nën hetim nga prokuroria, rusët në Aeroportin e Vlorës dhe BKT që çon para interesat e Kremlinit

Behgjet Pacolli nën hetim nga prokuroria, rusët në Aeroportin e Vlorës dhe BKT që çon para interesat e Kremlinit

14 Tetor, 2025
Lufta me Iranin, Europa pritet të “blindojë” çatitë me panele diellore

NDRYSHIMI/ Shteti do të kompensojë në Lekë tepricën e energjisë së prodhuar nga panelet në banesa apo biznese

26 Maj, 2026

Të Fundit

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

NJOFTIMI/ Rregullat që duhen patur parasysh nëse udhëtoni drejt Shqipërisë me para ose bagazhe

26 Gusht, 2026
30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani

Hapen aplikimet për kredi me interes zero për mjekët dhe infermierët, kriteret që duhet të plotësohen

26 Gusht, 2026
Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro

Euro dhe dollari nuk rikuperohen përballë lekut, vijojnë në nivele të ulëta

26 Gusht, 2026
60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

26 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr