• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Wizz Air zgjeron rrjetin nga Tirana për verën 2026 me destinacione të reja dhe kapacitet të shtuar

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Shkurt, 2026
në Aviacion
A A
0
Wizz Air zgjeron rrjetin nga Tirana për verën 2026 me destinacione të reja dhe kapacitet të shtuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, vijon të forcojë praninë e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës përmes një zgjerimi të rëndësishëm të operacioneve për sezonin Verë 2026, i mbështetur nga alokimi i një avioni shtesë në bazë.

Si pjesë e programit të Verës 2026, Wizz Air po zgjeron rrjetin e saj nga Tirana me shtatë linja ndërkombëtare të reja, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet ajrore të Shqipërisë me destinacione kyçe turistike dhe urbane në Europë. Linja Tiranë – Bratislava do të nisë më 16 mars 2026 me tre fluturime në javë, ndërsa Tiranë – Santander do të fillojë më 29 mars 2026 me dy fluturime javore. Fluturimet Tiranë – Catania do të operojnë çdo ditë duke nisur nga 4 maji 2026, duke forcuar më tej lidhjet me Italinë gjatë gjithë sezonit veror.

Gjatë muajit qershor 2026, rrjeti do të zgjerohet edhe më tej me hapjen e linjës Tiranë – Palma de Mallorca, e cila do të operojë dy herë në javë duke nisur nga 23 qershori, si dhe me linjën Tiranë – Alghero, që do të fillojë më 24 qershor 2026 me dy fluturime javore. Po ashtu, Tiranë – Tallinn do të nisë më 22 qershor 2026 me tre fluturime në javë, ndërsa Tiranë – Warsaw Radom do të fillojë më 25 qershor 2026 me dy fluturime javore.

Paralelisht me hapjen e këtyre linjave të reja, Wizz Air do të rrisë kapacitetin operacional gjatë pikut të verës 2026 përmes alokimit të avionit të 15-të në bazën e Tiranës. Ky zhvillim do të mundësojë më shumë vende të disponueshme, organizim më të lehtë operacional dhe një shërbim më të mirë si për udhëtarët shqiptarë, ashtu edhe për turistët që vizitojnë vendin gjatë sezonit veror.

Në total, për sezonin Verë 2026, Wizz Air do të ofrojë 5.6 milionë vende dy-drejtimëshe, të mbështetura nga operacionet me 15 avionë të bazuar në Tiranë gjatë pikut veror. Midis mesit të qershorit dhe mesit të shtatorit, kombinimi i linjave të reja dhe rritjes së kapacitetit do të sjellë 120,000 vende shtesë dy-drejtimëshe, duke forcuar më tej lidhjen e Shqipërisë me tregjet kryesore europiane dhe duke mbështetur zhvillimin e turizmit.

Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimeve Korporative në Wizz Air u shpreh: “Zgjerimi i rrjetit tonë nga Tirana për Verën 2026 reflekton angazhimin afatgjatë të Wizz Air ndaj tregut shqiptar. Duke ofruar destinacione të reja me frekuenca të qëndrueshme, ne po u krijojmë pasagjerëve më shumë mundësi për të udhëtuar në Europë, ndërkohë që mbështesim rritjen e turizmit dhe forcimin e lidhjeve ajrore të Shqipërisë me qytete kryesore europiane. Let`s WIZZ! ”

Manjola Kaso, Drejtoreshë e Zhvillimit të Aviacionit dhe Marketingut në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh: “Ky zgjerim forcon më tej partneritetin strategjik mes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Wizz Air. Rrugët e reja dhe rritja e kapacitetit për vitin 2026 pasqyrojnë kërkesën e qëndrueshme për lidhje ajrore nga Shqipëria dhe interesin në rritje të kompanive evropiane për tregun tonë.

 

 

 

 

Investimi i vazhdueshëm i Wizz Air mbështet diversifikimin e rrjeteve, lidhjen gjatë gjithë vitit dhe rritjen afatgjatë të trafikut, duke forcuar lidhjet e Shqipërisë me destinacione kyçe evropiane.”

Etiketat: wizz air
Artikulli para

DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri

Artikulli pas

Në krizë për punëtorë, Shoqata e Prodhuesve të Bukës i drejtohet qeverisë: S’kemi furrxhinj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët
Aviacion

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

9 Tetor, 2026
Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve
Aviacion

Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

8 Tetor, 2026
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore
Aviacion

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë
Aviacion

Air Albania kthehet në “varrezë detyrimesh”, stjuardesa e njohur e çon në gjykatë

5 Tetor, 2026
Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion
Aviacion

Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
Në krizë për punëtorë, Shoqata e Prodhuesve të Bukës i drejtohet qeverisë: S’kemi furrxhinj

Në krizë për punëtorë, Shoqata e Prodhuesve të Bukës i drejtohet qeverisë: S’kemi furrxhinj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ditëve të nxehta po u vjen fundi, kur nis rënia e temperaturave në Shqipëri
Aktualitet

Ditëve të nxehta po u vjen fundi, kur nis rënia e temperaturave në Shqipëri

Nga SkyWeb
9 Gusht, 2026
0

Ditëve me temperatura ekstreme duket se po u vjen fundi, megjithëse i nxehti pritet të vazhdojë edhe për dy ose...

Lexo të plotë
Gjermania në krizë ekonomike, mbyllen edhe fabrikat e sallamit

Gjermania në krizë ekonomike, mbyllen edhe fabrikat e sallamit

19 Janar, 2026
Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura, kostot

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura, kostot

14 Janar, 2026
Sot nisi shkolla, por Shqipërisë i mungojnë 112 mijë nxënës 9-vjeçareje nga 2014

104 shkollave iu vu dryni gjatë 4 viteve të fundit

7 Tetor, 2025
Na duhen edhe 100 vjet për të arritur standardet e BE-së

Na duhen edhe 100 vjet për të arritur standardet e BE-së

8 Nëntor, 2025

Të Fundit

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama njofton një ministri të re javën e ardhshme, kush do t’a drejtojë

9 Tetor, 2026
Partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA, Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë

Partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA, Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë

9 Tetor, 2026
Jo vetëm drita edhe temperatura mund të përcaktojë orarin e gjumit

Jo vetëm drita edhe temperatura mund të përcaktojë orarin e gjumit

9 Tetor, 2026
Nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pse karburantet mbeten kaq të shtrenjta?

Nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pse karburantet mbeten kaq të shtrenjta?

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr