• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Infermierët kujdesen për prindërit e rinj pa eksperiencë në Holandë

Editor Nga Editor
23 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
0
Infermierët kujdesen për prindërit e rinj pa eksperiencë në Holandë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të gjitha nënat e reja në Holandë kanë të drejtë ligjore për “kraamzorg”, një formë unike e kujdesit pas lindjes që ofrohet në ditët e para pasi sjellin në jetë fëmijën. Ja si e transformon ajo “tremujorin e katërt”, raporton BBC.

Nëna e re, Caterina Yannicelli, kujton se u ndje krejtësisht e papërgatitur për ardhjen e bebit, kur lindi katër javë para kohe me operacion cezarian, pas një komplikacioni të rrallë. “Nuk do të dinim as si ta rregullonim krevatin,” thotë ajo. “Nuk dinim si të bënim asgjë.”

E njëjta gjë ndodhi edhe me Elissa Fischel – ajo pati një lindje të papritur në shtëpi, kur foshnja erdhi disa javë më herët nga sa pritej. “Nuk dija si të ndërroja pelenën. Herën e parë që e bëra, e vura mbrapsht,” tregon Fischel.

Të gjithë prindërit e rinj në këtë vend të vogël europian përfitojnë mbështetjen e një profesionisti të trajnuar, i cili vjen në shtëpi menjëherë pas lindjes. Ata quhen “kraamverzorgenden” , kujdestarë të lehonisë.

Këta profesionistë zakonisht qëndrojnë deri në tetë ditë në shtëpinë e prindërve të rinj, duke ndihmuar me gjithçka, nga larja e rrobave deri te identifikimi i hershëm i problemeve shëndetësore.

Për Yannicelli-n, një amerikane që jetonte në Amsterdam dhe tani është kthyer në SHBA, prania e një profesionisti të trajnuar në shtëpi i dha më shumë siguri dhe vetëbesim. “Na dukej sikur nuk ishim vetëm,” thotë ajo.

Edhe Fischel u ndje njësoj. “Ishte shumë qetësuese të kishe dikë për t’i bërë pyetje,” shprehet ajo.

Të gjithë prindërit në Holandë kanë të drejtë për këtë formë të personalizuar kujdesi. Për ata që jetojnë diku tjetër dhe mbështeten tek familja, miqtë apo interneti, shërbimi “kraamzorg” është një përfitim i padëgjuar. Është një formë unike kujdesi që, sipas prindërve të intervistuar, ndihmon si prindërit ashtu edhe foshnjat të lulëzojnë.

Siç e di çdo prind i ri, ardhja në jetë e një fëmije është një kohë gëzimi të madh, por edhe stresi, mungese gjumi, ndryshimesh fizike dhe një morie këshillash shpesh kontradiktore.

Nuk është çudi që shumë nëna të reja ndihen të mbingarkuara dhe të vetmuara pas lindjes. Por Yannicelli dhe Fischel patën një përvojë ndryshe nga shumë prindër të tjerë – ato sollën në jetë fëmijët e tyre në Holandë. /skyweb.al

Artikulli para

Zhbllokohet rivlerësimi i apartamenteve, si do të bëhet dhe kush përfiton

Artikulli pas

“Rol kyç në integrimin e vendit”, ambasadori i Holandës te Agjencia e Inteligjencës Financiare: Shqipëria, progres në luftën kundër pastrimit të parave 

Editor

Editor

Nga Kategoria

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri
Kryesore

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri

24 Gusht, 2026
Sekreti i reagimit ndaj vaksinës mund të fshihet në gjak
Shëndet

Sekreti i reagimit ndaj vaksinës mund të fshihet në gjak

24 Gusht, 2026
Revolucion në industrinë e modës, si po ngjyrosen pëlhurat duke fermentuar bakteret
Shëndet

Revolucion në industrinë e modës, si po ngjyrosen pëlhurat duke fermentuar bakteret

24 Gusht, 2026
Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë të re për barna mRNA më efikase
Shëndet

Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë të re për barna mRNA më efikase

24 Gusht, 2026
Ushqimet ultra të përpunuara krijojnë varësi si cigaret
Aktualitet

Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane

24 Gusht, 2026
Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?
Shëndet

Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

23 Gusht, 2026
Artikulli pas
“Rol kyç në integrimin e vendit”, ambasadori i Holandës te Agjencia e Inteligjencës Financiare: Shqipëria, progres në luftën kundër pastrimit të parave 

“Rol kyç në integrimin e vendit”, ambasadori i Holandës te Agjencia e Inteligjencës Financiare: Shqipëria, progres në luftën kundër pastrimit të parave 

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Travel and Tour World”: Turistët “pushtojnë” qytetin historik të Beratit
Kryesore

“Travel and Tour World”: Turistët “pushtojnë” qytetin historik të Beratit

Nga Editor
26 Nëntor, 2025
0

Me pamjet e tij piktoreske dhe peizazhet karakteristike, Berati, i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, po shndërrohet...

Lexo të plotë
Nga dietat te shëndeti mendor, mjekët të shqetësuar: Kush po i orienton miliona ndjekës online

Nga dietat te shëndeti mendor, mjekët të shqetësuar: Kush po i orienton miliona ndjekës online

13 Maj, 2026
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët

Ishim mirë kur ishim keq: Albanian Digital Solution më keq se AKSHI, monopol dhe kontrata publike pa tender

21 Maj, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok

Qeveria vendos të rihapë TikTok-un pas 1 viti në Shqipëri

4 Shkurt, 2026
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

Rritet ndjeshëm importi i karburanteve në vend, shqiptarët “dogjën” 620 mijë ton naftë dhe benzinë deri në tetor

28 Nëntor, 2025

Të Fundit

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

24 Gusht, 2026
Si do bëhet shitja e tokave bujqësore në pronësi? Kriteret për 445 mijë familje në të gjithë vendin

Regjistrimi i tokës së marrë me AMTP, Kadastra publikon dokumentet që duhet të dorëzojnë qytetarët

24 Gusht, 2026
VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

24 Gusht, 2026
Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

24 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr