• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 20 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve (me kullë), përzgjidhen 5 kompanitë për fazën e dytë

Editor Nga Editor
3 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
0
Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve (me kullë), përzgjidhen 5 kompanitë për fazën e dytë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të paktën 13 kompani kanë shfaqur interes për të zhvilluar objektin multi-funksional në pronën e Korporatës Shqiptare të Investimeve pranë Pallatit të Kongreseve, por vetëm pesë prej tyre kanë kaluar në fazën e dytë.

Në një listë të bërë publike Korporata vlerëson se ato që kalojnë për fazën e dytë janë kompani që plotësojnë kushtet/angazhimet dhe kriteret e kualifikimit të përcaktuara në Seksionin II, “Kushtet dhe kriteret e kualifikimit”, të Dokumentit të Kualifikimit që u publikua në fillim të shpalljes së procedurës.

Të renditura sipas rendit alfabetik pesë kompanitë janë:

  1. Shoqëria “Bami Holding” me nënkontraktor të specializuar “MVRDV B.V sh.p.k.” + “AEI Progetti Srl” + “IRI sh.p.k” + “Jason Bruges Studio Ltd” + “Charcoalblue International Ltd” + “Arup Engineering Trading as Ove Arup & Partners Ireland Ltd”;
  2. Bashkimi i Subjekteve “Concord Investment sh.p.k.” dhe “Gruppo Koni sh.p.k”, me nënkontraktor të specializuar “Perrault Architecture SASU” + “Ark. Pierre Antoine Gatier” + “Altitude 35” + “Ove Arup & Partners Ireland Ltd” + “Huesco Records” + “THARM Architects”;
  3. Shoqeria “Edil AL-IT” sh.p.k., me nënkontraktorë të specializuar “ARCHI-TECTONICS” + “Edil-AL” + “PNI – 2001” sh.p.k. + “ing. Lindita Pelivani”;
  4. Shoqëria “Gener 2” sh.p.k me nënkontraktor të specializuar “Studio GANG” + “AD-STAR shpk” + “Digi Print” + “Besart Papa” + “Rudina Papavasili”;
  5. Shoqëria “KLAR sh.p.k.” me nënkontraktor të specializuar “Julian Beqiri & Herzog de Meuron Basel Ltd” + “Marsela Demaj” + “Michel Desvigne (MDP)” + “Gentian Shkurti” + “SUEB INDUSTRIES sh.p.k.” + “The Space Factory Ltd”.

Lidhur me dy kompani Edil Al dhe Concord Investiment Korporata ka vendosur si kusht dorëzimin e  pasqyrave financiare në formën e kërkuar sipas Formularit 2.1 – Stabiliteti Ekonomik, në Dokumentin e Kualifikimit.

Projekti për rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve

Në njoftimin e saj fillestar Korporata nënvizonte se kushti i bazë për ofertat është që të ofrojnë jo më pak se 45 për qind të sipërfaqes totale të zhvillimit të objektit multifunksional në pronën e Korporatës pranë Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Sipas Korporatës për objektin multifunksional në pronën e saj pranë Pallatit të Kongreseve, sipërfaqja maksimale për t’u projektuar dhe zhvilluar është 50,000 metra katrorë.

“Ky konkurrim përfshin konkursin e projektimit për dy objekte të ndryshme: Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve dhe objektin multifunksional (pranë Pallatit të Kongreseve). Së bashku, këto dy objekte përfaqësojnë një mundësi unike për të krijuar vepra arkitekturore me vlerë të lartë shoqërore dhe rëndësi urbane, duke përforcuar rolin e Tiranës si një qytet i kujdesit, inovacionit dhe rritjes” thuhet në dokumentet e procedurës.

Sipas Korporatës përveç ndërhyrjes tek Pallati i Kongreseve objektivi i dytë i projektimit është ndërtimi i një godine të re me përdorim të përzier, në pronën për sipërmarrje, në kufi me Pallatin e Kongreseve.

“Dy strukturat duhet të funksionojnë në mënyrë të pavarur, secila me identitetin dhe qëllimin e vet të veçantë, por duke ruajtur harmoni si në aspektin arkitektonik ashtu edhe në atë funksional. Ky zhvillim i ri duhet të pasurojë zonën përreth dhe të shërbejë si një qendër e re, e gjallë, e shumëllojshme dhe dinamike brenda kryeqytetit të Tiranës” thuhet në dokument./Monitor

Etiketat: pallati i kongreseve
Artikulli para

Shpallen 6 700 vende të lira pune në AKPA, si të aplikoni

Artikulli pas

Hapet rruga, si bëhet kalimi për në Korçë duke nisur nga sot në mesditë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë
Ekonomi

Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë

20 Qershor, 2026
90 punonjës denoncuan punëdhënësit e tyre te Inspektorati i Punës gjatë janarit
Ekonomi

Një shqiptari i duhet të punojë 240 orë për të fituar 100 mijë lekë rrogë

20 Qershor, 2026
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat
Ekonomi

Qeveria miraton tre centrale të reja fotovoltaike me fuqi totale 126 MW

20 Qershor, 2026
Ibrahimaj njofton mbylljen e Bordit të Transparencës për naftën
Aktualitet

Ibrahimaj njofton mbylljen e Bordit të Transparencës për naftën

19 Qershor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

19 Qershor, 2026
Si t’i mbijetoni një shefi toksik pa shkatërruar karrierën dhe shëndetin mendor
Ekonomi

Si t’i mbijetoni një shefi toksik pa shkatërruar karrierën dhe shëndetin mendor

19 Qershor, 2026
Artikulli pas
Hapet rruga, si bëhet kalimi për në Korçë duke nisur nga sot në mesditë

Hapet rruga, si bëhet kalimi për në Korçë duke nisur nga sot në mesditë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”
Aviacion

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

Nga Editor
22 Shkurt, 2026
0

Në shtator 2018, “Air Albania” kreu fluturimin e parë (inaugurues) në linjën Tiranë – Stamboll. Fluturimi ishte pjesë e nisjes...

Lexo të plotë
Rama: Aty ku vihet zjarr, nuk do të ndërtohet për 30 vite, do t’i mbjellim me dronë

Rama: Aty ku vihet zjarr, nuk do të ndërtohet për 30 vite, do t’i mbjellim me dronë

4 Tetor, 2025
Dy “tigrat” e Vlorës kthehen me gaz

Dy “tigrat” e Vlorës kthehen me gaz

24 Shtator, 2025
Shqiptarët më të painformuarit në rajon për programet e energjisë dhe mjedisit

Shqiptarët më të painformuarit në rajon për programet e energjisë dhe mjedisit

26 Shtator, 2025
Si ndikon në personalitet vendi ku rritemi

Si ndikon në personalitet vendi ku rritemi

9 Shkurt, 2026

Të Fundit

Pse të rinjtë nuk e preferojnë më jetën e natës?

Pse të rinjtë nuk e preferojnë më jetën e natës?

20 Qershor, 2026
Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë

Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë

20 Qershor, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Më shumë se një linjë e re, ulja e avionit A330 nga Toronto certifikon TIA-n për fluturime ndërkontinentale

20 Qershor, 2026
Rama: Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por të Jared Kushner

Rama: Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por të Jared Kushner

20 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr