• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

REKORD/ Shqiptarët konsumuan mbi 740 mijë ton karburante në 2025

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar
Share on FacebookShare on WhatsApp
Importet e karburanteve në Shqipëri kanë arritur nivelin më të lartë të viteve të fundit, duke reflektuar rritjen e konsumit dhe të lëvizjes në ekonomi. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2025 janë zhdoganuar rreth 740.8 mijë ton karburant, niveli më i lartë i regjistruar në pesë vitet e fundit.

Krahasuar me vitin 2024, kur importet ishin rreth 657.5 mijë ton, sasia e karburanteve të futur në treg është rritur me mbi 83 mijë ton. Nëse krahasohet me vitin 2021, diferenca është edhe më e madhe, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të konsumit të këtij produkti që mbetet ndër mallrat kryesore të akcizës në vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rritja e konsumit lidhet me disa faktorë, ndër të cilët spikat zgjerimi i aktivitetit ekonomik dhe rritja e fluksit turistik gjatë vitit të kaluar. Lëvizjet më të shumta të turistëve, por edhe përdorimi më i shpeshtë i automjeteve nga qytetarët për udhëtime dhe fundjava, kanë ndikuar në rritjen e kërkesës për karburant.

Kjo tendencë është shfaqur edhe në mallra të tjera të akcizës. Importi i kafesë gjatë vitit 2025 ka arritur në rreth 10.259 ton, duke shënuar gjithashtu nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit. Krahasuar me vitin 2024, sasia e importuar është rritur me rreth 1.578 ton.

Në rritje ka qenë edhe importi i cigareve. Gjatë vitit 2025 janë futur në treg rreth 3.636 ton cigare, shifra më e lartë në pesë vitet e fundit. Të dhënat tregojnë se konsumi i duhanit mbetet i qëndrueshëm, pavarësisht rritjes graduale të çmimeve të paketave dhe peshës që ato zënë në shpenzimet e familjeve.

Ndryshe nga këto produkte, importi i birrës ka shënuar një rënie gjatë vitit 2025 në krahasim me një vit më parë. Sasia e futur për konsum ka qenë rreth 56.6 mijë ton, nga 59.3 mijë ton që ishin importuar në vitin 2024. Megjithatë, në krahasim me vitet e mëparshme, importi i këtij produkti mbetet në nivele më të larta.

Rritja e konsumit të mallrave të akcizës është reflektuar edhe në të ardhurat buxhetore. Gjatë periudhës janar-dhjetor 2025, të ardhurat nga akcizat arritën në 69.6 miliardë lekë, rreth 6.2 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 9.7 për qind. Këto shifra tregojnë për një aktivitet ekonomik më të lartë dhe një zgjerim të konsumit në tregun vendas.

Etiketat: karburante
Artikulli para

ERE ruan tarifat preferenciale për energjinë e ujësjellësave

Artikulli pas

Pse nuk duhet të konsumoni ushqim pas orës 22.00?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve
Ekonomi

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pse nuk duhet të konsumoni ushqim pas orës 22.00?

Pse nuk duhet të konsumoni ushqim pas orës 22.00?

Të Përzgjedhura

Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve
Aviacion

Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

Nga SkyWeb
8 Tetor, 2026
0

Makina mund ta llogarisë shpejtësinë nga rrotullimi i rrotave. Por si e di avioni sa shpejt po fluturon, kur nuk...

Lexo të plotë
BSH mban normën bazë të pandryshuar, Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme burim ekstrem rreziku

BSH mban normën bazë të pandryshuar, Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme burim ekstrem rreziku

25 Mars, 2026
Nga kajaku te agroturizmi, turizmi po tenton të mbajë të rinjtë në Berat: Investimet e BE-së dhe BERZH-it hapin mundësi të reja

Nga kajaku te agroturizmi, turizmi po tenton të mbajë të rinjtë në Berat: Investimet e BE-së dhe BERZH-it hapin mundësi të reja

18 Korrik, 2026
Pas indianëve dhe filipinasve, vietnamezët pritet të plotësojnë mungesën e fuqisë punëtore në Shqipëri

Pas indianëve dhe filipinasve, vietnamezët pritet të plotësojnë mungesën e fuqisë punëtore në Shqipëri

30 Korrik, 2026
TIA: Mbi 1,1 milionë pasagjerë në shtator, 105 destinacione në 32 shtete

TIA: Mbi 1,1 milionë pasagjerë në shtator, 105 destinacione në 32 shtete

28 Tetor, 2025

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr