• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 22 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj bashkon mësues nga Shqipëria, rajoni dhe diaspora në Presidencë për 7 Marsin: Gjuha shqipe është identiteti ynë, ruajtja e saj është mision kombëtar

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Mars, 2026
në Aktualitet
A A
0
Presidenti Begaj bashkon mësues nga Shqipëria, rajoni dhe diaspora në Presidencë për 7 Marsin: Gjuha shqipe është identiteti ynë, ruajtja e saj është mision kombëtar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të premte në Presidencë mësues nga Shqipëria, rajoni dhe diaspora, në një ceremoni të organizuar me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit. Aktiviteti u zhvillua si një moment vlerësimi për rolin e arsimtarëve në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe dhe të identitetit kombëtar.

Në pritje morën pjesë mësues në pension nga Shqipëria, arsimtarë nga shkollat shqipe në Kosovë, Mal të Zi dhe vende të tjera të rajonit, si edhe mësues që japin mësim në shkollat shqipe të diasporës në shtete të ndryshme të botës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj theksoi se 7 Marsi nuk është vetëm një festë simbolike, por një moment reflektimi për rolin që ka arsimi në zhvillimin e vendit.

Ai nënvizoi se sa më shumë investon një shoqëri në arsim, aq më shumë investon në të ardhmen e saj, ndërsa respekti për mësuesit është një tregues i respektit që një komb ka për vetveten dhe për vlerat e tij.

Kreu i Shtetit vlerësoi veçanërisht kontributin e mësuesve që japin mësim në diasporë, duke theksuar se puna e tyre shkon përtej procesit të zakonshëm të mësimdhënies. Sipas tij, ata luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e lidhjes shpirtërore të brezave të rinj me gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Begaj theksoi se gjuha shqipe nuk është vetëm një mjet komunikimi, por një element thelbësor i identitetit kombëtar, që mbart historinë, kujtesën dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve.

Në fjalën e tij ai vlerësoi edhe mësuesit veteranë nga Kosova, të cilët gjatë viteve të represionit të regjimit të Sllobodan Millosheviçit mbajtën gjallë arsimin në gjuhën shqipe duke zhvilluar mësimin edhe në ambiente private.

Presidenti theksoi se edhe në kushtet më të vështira një populli mund t’i mbyllen shkollat dhe t’i ndalohen librat, por nuk mund t’i shuhet etja për dije dhe për edukimin e brezit të ri.

Në përfundim të ceremonisë, Begaj u bëri thirrje arsimtarëve të përballen me sfidat e kohës dhe theksoi se arsimi cilësor mbetet një nga sfidat më të mëdha kombëtare.

Ai nënvizoi se mbrojtja dhe zhvillimi i gjuhës shqipe është një projekt që kërkon përfshirjen e të gjithë shoqërisë dhe mbështetje të vazhdueshme institucionale për mësuesit./skyweb.al

Artikulli para

Mënyrat e çuditshme sesi njerëzit zgjoheshin para se të shpikej alarmi

Artikulli pas

Videot e luftës të krijuara me Inteligjencë Artificiale përhapen masivisht në internet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Foshnja lind gjatë fluturimit në avion, hap ngërç ligjor për shtetësinë
Aktualitet

Foshnja lind gjatë fluturimit në avion, hap ngërç ligjor për shtetësinë

22 Prill, 2026
Kapetanoviç nga Tirana: Zgjerimi i Europës nuk mund të mbahet mend si lodhje, por rinovim
Aktualitet

Kapetanovic: rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

22 Prill, 2026
Balancimi si art: Çfarë e afron dhe çfarë e ndan Edi Ramën nga Josip Broz Tito
Aktualitet

Balancimi si art: Çfarë e afron dhe çfarë e ndan Edi Ramën nga Josip Broz Tito

22 Prill, 2026
FOTO LAJM/ Rama nis vizitën në Greqi, pritet nga Mitsotakis
Aktualitet

FOTO LAJM/ Rama nis vizitën në Greqi, pritet nga Mitsotakis

22 Prill, 2026
Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht
Aktualitet

Ergys Agasi u jepte tendera, “zarat” e tij i kthenin para dhe verëra të shtrenjta: Si funksiononte skema te AKSHI dhe roli i Andis Papës

22 Prill, 2026
SPAK mësyn te pronat që Ergys Agasi përvetësoi nga Equos Resort me ndihmën e Dallandyshe Bicit, ekzekutohet vendimi i sekuestrimit
Aktualitet

SPAK mësyn te pronat që Ergys Agasi përvetësoi nga Equos Resort me ndihmën e Dallandyshe Bicit, ekzekutohet vendimi i sekuestrimit

22 Prill, 2026
Artikulli pas
Videot e luftës të krijuara me Inteligjencë Artificiale përhapen masivisht në internet

Videot e luftës të krijuara me Inteligjencë Artificiale përhapen masivisht në internet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Makinat koreane pushtojnë tregun shqiptar, Gjermania bie nga froni
Ekonomi

Ulet mosha e flotës së automjeteve që lëvizin në rrugët e vendit

Nga SkyWeb
23 Dhjetor, 2025
0

Gjatë periudhës janar–nëntor 2025 janë regjistruar gjithsej 18,095 mjete me moshë nga 0 deri në 4 vite, duke shënuar një...

Lexo të plotë
Kokërr e plotë, lëngje apo smoothie, si është më mirë të konsumohen frutat?

Kokërr e plotë, lëngje apo smoothie, si është më mirë të konsumohen frutat?

18 Prill, 2026
Amerikanët dhe arabët, pronarët e rinj të TikTok

Amerikanët dhe arabët, pronarët e rinj të TikTok

26 Shtator, 2025
Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

23 Janar, 2026
Kryengritja e “Stalingradit” socialist, si Braçe po e bën fakt të kryer kandidaturën për Tiranën nga Njësia 5

Kryengritja e “Stalingradit” socialist, si Braçe po e bën fakt të kryer kandidaturën për Tiranën nga Njësia 5

31 Mars, 2026

Të Fundit

Foshnja lind gjatë fluturimit në avion, hap ngërç ligjor për shtetësinë

Foshnja lind gjatë fluturimit në avion, hap ngërç ligjor për shtetësinë

22 Prill, 2026
Kapetanoviç nga Tirana: Zgjerimi i Europës nuk mund të mbahet mend si lodhje, por rinovim

Kapetanovic: rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

22 Prill, 2026
Pse nuk është hapur ende programi IPARD III? Reagon ministria e Bujqësisë

Financat thotë se po avancojnë me plotësimin e kushteve për rihapjen e fondeve IPARD

22 Prill, 2026
Valë e re infeksionesh me HIV në Shqipëri gjatë 2025, rekord që nga 2016

Valë e re infeksionesh me HIV në Shqipëri gjatë 2025, rekord që nga 2016

22 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr