• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Ryanair hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 milionë USD), rritje rekord në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Prill, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Ryanair hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 milionë USD), rritje rekord në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ryanair, linja ajrore e vetme me tarifa të ulëta në Shqipëri, sot (e mërkurë, 1 prill) çeli zyrtarisht bazën me 4 avionë(investim 400 milionë USD) në TIA. Në sezonin veror 2026 Ryanair do të operojë 44 destinacione dhe do të realizojë njërritje rekord të trafikut me 50%, duke arritur në 4 milionëpasagjerë në Tiranë.


Ky zhvillim është rezultat i drejtpërdrejtëi politikave mbështetëse të Qeverise Shqiptare dhe tëAeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të cilat e inkurajuanRyanair të hapë 21 linja të reja këtë verë. Hapja e bazes krijonmbi 3,000 vende pune, përfshirë 120 vende të reja pune me paga të larta për pilotë, inxhinierë dhe staf kabine, të gjithë tëbazuar në Tiranë.

Progami i Ryanair për Tiranën në Sezonin Veror 2026 do tëofrojë:

• 4 avionë të bazuar – investim 400 milionë USD
• 44 linja, 21 të reja përfshirë Alghero, Dublin, Eindhoven, Genoa, Malta, Milano & Napoli
• Rritje trafiku në 4 milionë pasagjerë në vit (mbi 50%)
• Mbështetje për mbi 3,000 vende pune në Shqipëri
• Zgjedhje të pakonkurrueshme me tarifa të ulëta përqytetarët/vizitorët

Aviacioni në Shqipëri ka shënuar rritjen më të shpejtë nëEvrope pas Covidit ,me rezultate të jashtëzakonshme tëAeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Gjatë 5 viteve tëardhshme, Ryanair do të vazhdojë këtë investim, duke zgjeruar bazen deri në 6 avionë B737 (investim 600 milionëUSD) në Tiranë, me synimin per te arritur 6 milionë pasagjerënë vit dhe 60 destinacione bazuar në politikat stimuluese tëQeverisë Shqiptare dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës tëcilat nxisin rritjen e trafikut ajror dhe turizmit në vend.

Për çeljen e bazës me 4 avione në Tiranë dhe 21 linjat e rejapër verën 2026, Ryanair ka lançuar një ofertë 3-ditore biletashme çmime që nisin nga vetëm 21.99€, të disponueshme përrezervim tani përmes aplikacionit Ryanair.

21 linja të reja S26

Alghero
Genoa
Parma
Baden-Baden
Katowice
Pescara
Birmingham
Liverpool
Poznan
Bratislava
Malta
Trieste
Dublin
Memmingen
Turin
Eindhoven
Milano M
Verona
Gdansk
Napoli
Wroclaw

Drejtori Ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, tha:

“Si kompania e vetme ajrore me tarifa të ulëta në Shqipëri, Ryanair feston hapjen e bazës së saj me 4 avionë në Tiranë,duke sjellë një rritje rekord të trafikut prej mbi 50% në 4 milionë pasagjerë në vitin 2026. E mundësuar nga politikapro-rritje e aviacionit në Shqipëri dhe kostot e ulëta tëAeroportit të Tiranës, kjo rritje rekord në 2026 do të ofrojë 44 linja dhe 4 milionë pasagjerë.

Shqipëria është tregu i aviacionit me rritjen më të shpejtë nëEvropë dhe Ryanair do të vazhdojë të investojë në Shqipëri, duke rritur trafikun në mbi 6 milionë pasagjerë dhe duke bazuar deri në 6 avionë (investim 600 milionë USD) deri nëvitin 2030, me kusht që Qeveria Shqiptare të vazhdojëpolitikën aktuale pro-rritje dhe me taksa zero për aviacionindhe Aeroporti i Tiranës të ruajë stimujt e tij për rritje.”

Drejtori i Operacioneve të Aeroportit të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi, tha:

“Që nga fillimi i operimeve në tetor 2023, Ryanair na ka sfiduar vazhdimisht të rrisim standardet dhe të ofrojmëekselencë të vërtetë operacionale. Së bashku me stafin e TIA-s të cilët i janë përgjigjur kësaj sfide, zgjeruam kapacitetet nëterminal dhe pistë në kohë rekord. Falë investimit prej 120 milionë eurosh te Grupit Kastrati janë përmirësuar ndjeshëminfrastrukturat kryesore të aeroportit në zonën ajrore dhetokësore. Gjithashtu kemi përshtatur praktikat tona më të miraoperacionale sipas nevojave të një linje ajrore moderne, duke u fokusuar në shkurtimin e kohës së përpunimit të avionëvedhe cilësise së shërbimit.

Hapja e kësaj baze nuk është vetëm një moment i rëndësishëmpër bashkëpunimin tonë, por edhe një reflektim i progresit qëka bërë TIA.

Jemi krenarë të mbështesim rritjen e Ryanair në Shqipëri, duke kontribuar së bashku në shtimin e sa me shumedestinacioneve direkte, te cilat krijojne mundësi të reja përturizmin dhe hapjen e vendeve të punës. Presim me padurimtë zhvillojmë më tej këtë partneritet dhe të vazhdojmë tërritemi së bashku në vitet në vijim.”

Për më shumë informacion:
Zyra e Shtypit e Ryanair
T: +353-1-9451799
E: press@ryanair.com

 

 

Etiketat: ryanairtiatirana
Artikulli para

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

Artikulli pas

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord
Aviacion

Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord

30 Shtator, 2026
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika
Ekonomi

Socialistët s’janë dakord me mbrojtjen ligjore nga arresti për krerët e Bankës së Shqipërisë

30 Shtator, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg
Aktualitet

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg

30 Shtator, 2026
Sherr mes pilotëve? Avioni devijon fluturimin
Aviacion

Sherr mes pilotëve? Avioni devijon fluturimin

30 Shtator, 2026
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?
Ekonomi

Lejet minerare do të jepen edhe për individë, ligji i ri cakton rregullat

30 Shtator, 2026
Kompania me kapital vetëm 6 mijë euro merr leje për kullë 26 kate në Tiranë!
Ekonomi

Kompania me kapital vetëm 6 mijë euro merr leje për kullë 26 kate në Tiranë!

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Qeveria heq kontrata 1 euro, ndryshon ligji i koncesioneve

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nëntë këshilla për t’u përballur me polenin dhe alergjenët sezonalë
Shëndet

Nëntë këshilla për t’u përballur me polenin dhe alergjenët sezonalë

Nga Editor
29 Prill, 2026
0

Nga ilaçet më efektive deri te faktorët më të zakonshëm që duhen shmangur, ja këshilla të bazuara në shkencë që...

Lexo të plotë
Pesticide mbi normë, Kroacia bllokon 8 mijë kilogramë speca të kuq djegës nga Shqipëria

Pesticide mbi normë, Kroacia bllokon 8 mijë kilogramë speca të kuq djegës nga Shqipëria

1 Tetor, 2025
Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

12 Prill, 2025
Shitet për 350 milionë euro vila e Berluskonit në brigjet e Sardenjës, tashmë pronë e sheikëve të Katarit

Shitet për 350 milionë euro vila e Berluskonit në brigjet e Sardenjës, tashmë pronë e sheikëve të Katarit

25 Qershor, 2026
RRËFIMI/ Ahmetaj flet për kompaninë Gogel te Arbër Veliajt. Raporti, skema për shpërndarjen e parave

RRËFIMI/ Ahmetaj flet për kompaninë Gogel te Arbër Veliajt. Raporti, skema për shpërndarjen e parave

8 Janar, 2026

Të Fundit

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

30 Shtator, 2026
Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë

Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë

30 Shtator, 2026
BMW ndryshon strategji: Shkurtime të vendeve të punës, AI dhe 2 miliardë euro investime në Gjermani

BMW ndryshon strategji: Shkurtime të vendeve të punës, AI dhe 2 miliardë euro investime në Gjermani

30 Shtator, 2026
WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët

WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët

30 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr