• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 15 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord

Editor Nga Editor
30 Shtator, 2026
në Aviacion
A A
Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord
Share on FacebookShare on WhatsApp

Wi-Fi në fluturim është një nga temat më përçarëse. Disa e duan mundësinë për të parë TikTok ndërsa fluturojnë në 35,000 këmbë lartësi në një “kuti metalike” – të tjerë e urrejnë faktin që një nga hapësirat e pakta ku mund të shkëputesh vërtet nga interneti, tashmë është pushtuar prej tij.

Pavarësisht se në cilën anë të debatit jeni, besojmë se të gjithë mund të biem dakord për një gjë: e vetmja gjë më e keqe se të mos kesh Wi-Fi është të kesh Wi-Fi të dobët.

Fatmirësisht, Skytrax sapo ka publikuar renditjen e 10 kompanive ajrore me Wi-Fi-n më të mirë në bord në botë, që do të thotë se, nëse zgjidhni të udhëtoni me një nga këto kompani, nuk do të shqetësoheni më për mungesën e internetit.

Në vendin e parë, jo çuditërisht, u rendit Qatar Airways. Kompania ajrore ishte ndër të parat që prezantoi Starlink, shërbimin e internetit që përdor satelitë dhe ofron mbulim në të gjithë globin.

Më pas vijnë disa kompani ajrore amerikane: Delta Air Lines në vendin e dytë, United Airlines në të tretin, Alaska Airlines në të katërtin, jetBlue Airways në të pestin dhe Hawaiian Airlines në të gjashtin.

Singapore Airlines zuri vendin e shtatë, ndërsa në vendin e tetë ishte kompania e parë dhe e vetme evropiane në listë: Virgin Atlantic.

Kompania britanike njoftoi se do të fillonte ta ofronte këtë shërbim në korrik 2025, me synimin që e gjithë flota të pajiset me Wi-Fi Starlink deri në vitin 2027. Wi-Fi është falas për anëtarët e Flying Club, program që është gjithashtu falas për t’u regjistruar.

Kompania tajvaneze EVA Air u rendit e nënta, ndërsa kompania ajrore kombëtare e Emirateve të Bashkuara Arabe, Emirates, mbylli dhjetëshen e parë.

Skytrax e shpalli këtë renditje në kuadër të World Airline Awards, ku kjo kategori u prezantua për herë të parë në vitin 2026.

Çmimet janë organizuar që nga viti 1999 dhe bazohen në sondazhe mbi kënaqësinë e pasagjerëve të linjave ajrore. Këtë vit, Singapore Airlines u shpall kompania ajrore më e mirë, e ndjekur nga Qatar Airways në vendin e dytë dhe Cathay Pacific Airways në vendin e tretë.

Turkish Airlines ishte kompania evropiane më e renditur, në vendin e pestë, e ndjekur nga Air France në vendin e shtatë.

10 kompanitë ajrore me Wi-Fi-n më të mirë në bord

  1. Qatar Airways

  2. Delta Air Lines

  3. United Airlines

  4. Alaska Airlines

  5. jetBlue Airways

  6. Hawaiian Airlines

  7. Singapore Airlines

  8. Virgin Atlantic

  9. EVA Air

  10. Emirates

Artikulli para

Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme

Artikulli pas

Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse ky model avioni bën uljen më “fantastike” krahasuar me të tjerët!
Aviacion

Pse ky model avioni bën uljen më “fantastike” krahasuar me të tjerët!

14 Nëntor, 2026
Rikthehen fluturimet, por vijon kaosi me pasagjerët në aeroportet amerikane dhe europiane: Defekti nxjerr zbuluar sistemin e vjetruar të kontrollit ajror
Aviacion

Rikthehen fluturimet, por vijon kaosi me pasagjerët në aeroportet amerikane dhe europiane: Defekti nxjerr zbuluar sistemin e vjetruar të kontrollit ajror

14 Nëntor, 2026
“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001
Aviacion

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

13 Nëntor, 2026
Pse ngritja është pjesa më e rrezikshme e fluturimit? Ish-pilotja shpjegon skenarin për të cilin përgatiten ekuipazhet
Aviacion

Pse ngritja është pjesa më e rrezikshme e fluturimit? Ish-pilotja shpjegon skenarin për të cilin përgatiten ekuipazhet

13 Nëntor, 2026
Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë
Aktualitet

Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë

12 Nëntor, 2026
Në aeroportet britanike mund t’ju sekuestrojnë celularin ose lap top-in nëse bateria është bosh!
Aviacion

Në aeroportet britanike mund t’ju sekuestrojnë celularin ose lap top-in nëse bateria është bosh!

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit

Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit

Të Përzgjedhura

Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane
Aviacion

Kriza e karburantit, kompanitë ajrore kërkojnë ndihmë nga Komisioni Europian

Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
0

Kompanitë ajrore europiane po kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet e Bashkimit Europian për të përballuar pasojat e krizës në Lindjen...

Lexo të plotë
Përplasjet e Trump me Merz, SHBA planifikon të tërheqë 5 mijë trupa nga Gjermania

Përplasjet e Trump me Merz, SHBA planifikon të tërheqë 5 mijë trupa nga Gjermania

2 Maj, 2026
Ligji i ri ua kalon bashkive barrën e shërbimeve sociale, por qeveria nuk tregon sa do të kushtojë

Thellohet pabarazia mes shqiptarëve, edhe pse të ardhurat rriten me 10.5%

15 Tetor, 2026
Trump shpall fentanilin “armë të shkatërrimit në masë”: Asnjë bombë nuk shkakton aq dëme

Trump shpall fentanilin “armë të shkatërrimit në masë”: Asnjë bombë nuk shkakton aq dëme

16 Dhjetor, 2025
PARADOKSI/ Popullsia bie, shpenzimet për digjitalizimin kapin majat, por ZGJEROHET administrata

Sa do të rriten pagat për administratën dhe punonjësit e bashkive në 2026

27 Janar, 2026

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr