• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

RRËFIMI/ Ahmetaj flet për kompaninë Gogel te Arbër Veliajt. Raporti, skema për shpërndarjen e parave

SkyWeb SkyWeb
8 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
RRËFIMI/ Ahmetaj flet për kompaninë Gogel te Arbër Veliajt. Raporti, skema për shpërndarjen e parave
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 

Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër rrëfim të fortë publik për gazetarin Çim Peka në Syri TV.

Një ndër detajet që spikasin lidhet me atë që ai e cilëson si mekanizëm të mirëorganizuar për shpërndarjen e parave dhe kontrollin e narrativës mediatike, përmes kompanisë Gogel, në pronësi të Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt.

Ahmetaj deklaroi se çështja e kompanisë Gogel është përfshirë edhe në raportin e OSBE për zgjedhjet e vitit 2025, ku ajo përmendet si një agjenci shpërndarjeje reklamash me karakter të politizuar.

Sipas tij, roli i kësaj kompanie ka qenë kyç në orientimin e fushatave mediatike dhe në kanalizimin e fondeve publike drejt mbështetjes politike.

Gogel është pjesë e dosjes që lidhet me Erion Veliajn, pasi dyshohet se përmes kësaj kompanie është organizuar dhe orkestruar sulmi mediatik ndaj prokurorëve të SPAK që po hetonin çështjet e kryebashkiakut të Tiranës.

Gjithçka doli në dritë pas zbulimit të komunikimeve mes Erion Veliajt dhe vëllait të tij, Arbër Veliajt.

Në deklarimet e tij, Ahmetaj e cilësoi Erion Veliajn si “arkën” e parave të Edi Ramës, duke pretenduar se një pjesë e konsiderueshme e fondeve janë menaxhuar dhe shpërndarë përmes Bashkisë së Tiranës dhe rrjetit të kompanive të lidhura me të.

Kompania Gogel ka qenë një strukturë relativisht modeste deri në momentin kur Erion Veliaj u bë kryebashkiak i Tiranës.

Pas kësaj periudhe, kompania ka përfituar buxhete të jashtëzakonshme reklamash, të cilat janë përdorur për të blerë mbështetje mediatike dhe për të ndërtuar fushata sulmi ndaj prokurorëve të SPAK.

Deklaratat e Ahmetajt hapin një tjetër front të rëndë akuzash mbi mënyrën e përdorimit të fondeve publike, rolin e reklamës shtetëro dhe ndërhyrjen në proceset e drejtësisë, ndërsa institucionet përkatëse nuk kanë reaguar ende ndaj këtyre pretendimeve. /skyweb.al

Artikulli para

Prezantohen syzet inteligjente me autofokus

Artikulli pas

“I ka dalë emri te dosja e Unazës”, Ahmetaj: Një biznesmen i kërkonte Ramës shkrirjen time

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj uron shqiptarët nga Vlora: Me krenari për historinë dhe besim në forcën e unitetit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron shqiptarët nga Vlora: Me krenari për historinë dhe besim në forcën e unitetit

28 Nëntor, 2026
OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale u bë mashtruese dhe nisi një sulm kibernetik “të paprecedentë”
Aktualitet

OpenAI padit Apple, përplasje mes gjigantëve të teknologjisë për sekretet tregtare

28 Nëntor, 2026
Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve
Aktualitet

Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve

27 Nëntor, 2026
Begaj takohet me Presidenten e Kosovës: Mbështesim statusin kandidat në BE dhe nismat ligjore për Hagën
Aktualitet

Begaj takohet me Presidenten e Kosovës: Mbështesim statusin kandidat në BE dhe nismat ligjore për Hagën

27 Nëntor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“I ka dalë emri te dosja e Unazës”, Ahmetaj: Një biznesmen i kërkonte Ramës shkrirjen time

“I ka dalë emri te dosja e Unazës”, Ahmetaj: Një biznesmen i kërkonte Ramës shkrirjen time

Të Përzgjedhura

THRILLERI/ Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, marrë me urdhër të KPP, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar
Ekonomi

THRILLERI/ Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, marrë me urdhër të KPP, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

SkyWeb
18 Gusht, 2025
0

Tender 9.1 milionë euro i dekoderave të RTSH duket të jetë simboli gjatë këtij viti se si politika, biznesi dhe...

Lexo të plotë
Presidenca sqaron rolin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar: Është organ këshillues, institucionet në gatishmëri të plotë

Presidenca sqaron rolin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar: Është organ këshillues, institucionet në gatishmëri të plotë

2 Prill, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

Tregjet parashikojnë paqe, bie ndjeshëm çmimi i naftës

17 Prill, 2026
Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët

10 Prill, 2026

Të Fundit

Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE

Ilaçe edhe nga India e Pakistani? Projektligji hap rrugën për importin e barnave të paautorizuara në BE

28 Nëntor, 2026
Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve

Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve

28 Nëntor, 2026
Ilaçet do të blihen edhe online, qeveria përcakton rregullat për farmacitë në internet

Ilaçet do të blihen edhe online, qeveria përcakton rregullat për farmacitë në internet

28 Nëntor, 2026
Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro

Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro

28 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In