• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 6 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Prill, 2026
në Uncategorized
A A
0
FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane
Share on FacebookShare on WhatsApp
Në SardeNJA ekziston një nga peizazhet më të pazakonta në Europë, i njohur si “Saharaja e vogël italiane”. Bëhet fjalë për Dune di Piscinas, një zonë unike natyrore në territorin e Arbusit, ku dunat e rërës takojnë drejtpërdrejt detin.

Ky vend i rrallë shtrihet përgjatë Costa Verde-s dhe krijon një kontrast të fortë mes rërës së artë dhe ujit kristal të Mesdheut.

Dunat shtrihen në një sipërfaqe prej rreth 28 kilometrash katrorë dhe depërtojnë deri në dy kilometra në brendësi të tokës, duke arritur lartësi që shkojnë deri në 100 metra, çka i bën ndër më të lartat në Europë.

Peizazhi formohet vazhdimisht nga era, veçanërisht nga Maestrale, duke ndryshuar formën e dunave dhe duke krijuar një ambient dinamik që ngjan me shkretëtirat afrikane.

Pikërisht kjo e ka kthyer zonën në një nga destinacionet më të veçanta natyrore në Mesdhe.

Megjithëse duket si një shkretëtirë, zona është një ekosistem i pasur. Aty gjenden bimë të përshtatura me kushtet e thata si dëllinja, lentisku dhe euforbia, ndërsa në pranverë lulëzojnë specie si zambaku i detit dhe lulëkuqja e rërës. Përgjatë rrjedhave ujore formohen edhe zona më të dendura me bimësi, që rrisin biodiversitetin.

Edhe fauna është e larmishme. Në këtë zonë jeton dreri i rrallë sard, ndërsa gjatë verës bregdeti përdoret nga breshka detare Caretta caretta për të depozituar vezët.

Zona është e mbrojtur dhe klasifikohet si Zonë Speciale Konservimi, duke u konsideruar një pasuri e rëndësishme natyrore.

Kjo “Sahara e vogël” në Itali mbetet një nga vendet më spektakolare ku natyra krijon kontraste të rralla mes tokës dhe detit.

Artikulli para

Lindja e gabuar e grave që u kthye në normë

Artikulli pas

Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën
Aviacion

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

30 Mars, 2026
Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta
Uncategorized

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

28 Mars, 2026
Shfaqja e pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump nuk shoqërohet nga presidenti por nga një robot
Uncategorized

Shfaqja e pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump nuk shoqërohet nga presidenti por nga një robot

26 Mars, 2026
Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë
Ekonomi

Shqipëria në fund të Europës, pensionet nuk përballojnë fare kostot e jetesës

26 Mars, 2026
Një fushë me vreshta mbi çati, tranformimi i guximshëm i Aeroportit të Firences
Uncategorized

Një fushë me vreshta mbi çati, tranformimi i guximshëm i Aeroportit të Firences

25 Mars, 2026
Policia arreston një robot
Uncategorized

Policia arreston një robot

17 Mars, 2026
Artikulli pas
Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon!
Ekonomi

500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon!

Nga Editor
22 Janar, 2026
0

Numri i punonjësve dhe fondet për administratën publike janë rritur në rekorde historike në 2025. Paralelisht, qeveria po rrit me...

Lexo të plotë
Hekurudha shqiptare ka “vdekur”, brenda tre muajve në TRENA hipën më pak se 800 pasagjerë

Hekurudha shqiptare ka “vdekur”, brenda tre muajve në TRENA hipën më pak se 800 pasagjerë

29 Tetor, 2025
Fitch rrit parashikimin për rritjen ekonomike globale, paralajmëron ngadalësim në SHBA

Fitch rrit parashikimin për rritjen ekonomike globale, paralajmëron ngadalësim në SHBA

13 Shtator, 2025
Pse nuk duhet të flini me dritë ndezur?

Pse nuk duhet të flini me dritë ndezur?

16 Janar, 2026
Shefi i JP Morgan paralajmëron probleme të mëdha në tregun amerikan të obligacioneve për shkak të borxhit të lartë

Shefi i JP Morgan paralajmëron probleme të mëdha në tregun amerikan të obligacioneve për shkak të borxhit të lartë

1 Qershor, 2025

Të Fundit

Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

6 Prill, 2026
Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

6 Prill, 2026
FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

6 Prill, 2026
Auto-Skicë

Lindja e gabuar e grave që u kthye në normë

5 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr