• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 6 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shteti do të garantojë depozitat e qytetarëve deri në 100 mijë euro

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shuma e depozitave që garantohen nga shteti do të rritet ndjeshëm. Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka përgatitur një projektligj, i cili do të rrisë në mënyrë graduale shumën e depozitave që garantohen nga shteti.

Aktualisht, qeveria shqiptare garanton depozitat e qytetarëve në banka deri në 2.5 milionë lekë ose ekuivalentin në valutë. Por kjo shumë do të rritet në mënyrë graduale, fillimisht në 6 milionë lekë dhe më pas deri në 100 mijë euro sa është dhe limiti i Bashkimit Europian.

“Përsa i përket rritjes së nivelit të mbulimit, projektligji parashikon një përafrim gradual dhe të strukturuar drejt nivelit të harmonizuar të mbulimit prej 100,000 euro të kërkuar nga Direktiva 2014/49/BE,” thuhet në raportin e vitit 2025, që Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka dërguar në Parlament.

Sipas Agjencisë, këto ndryshime përfaqësojnë rritjen më të madhe historike të nivelit të mbulimit për depozitat në banka në Shqipëri.

“Për të arritur këtë qëllim dispozitat përkatëse të projektligjit parashikojnë që rritja e nivelit të mbulimit të bëhet gradualisht për bankat anëtare të skemës, përkatësisht duke rritur nivelin e mbulimit nga kufiri aktual 2.500.000 lekë në 6.000.000 lekë. Në momentin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, synohet që niveli i mbulimit të arrijë kundravlerën në lekë të shumës prej 100.000 euro, aq sa është edhe limiti në Bashkimin Evropian,” thuhet në raport.

Projektligji që rrit gradualisht mbulimin e depozitave të siguruara i është paraqitur Bankës së Shqipërisë në dhjetor të vitit të kaluar dhe pas marrjes së miratimit nga Banka Qendrore pritet të hyjë në proçedurën parlamentare të miratimit.

Sipas të dhënave zyrtare, në fund të vitit të kaluar shuma totale e depozitave në sistemin bankar arriti në 1,836 mld lekë me një rritje vjetore prej 9.1 %. Detyrimi i Agjencisë për kompensim në fund të këtij viti ishte 989 mld lekë, për 2,078,156 depozitues bankash. /kapitali.al

Etiketat: depozitashteti
Artikulli para

“Artemis II” i afrohet Hënës, hyn në anë e errët të satelitit natyror, ndërpritet komunikimi me Tokën

Artikulli pas

Kriza e karburanteve kërcënon sezonin veror, CEO i RyanAir paralajmëron çmime të shtrenjta biletash dhe anulime

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

GRAFIKU/ Kush kishte për të ikur, iku! Bie numri i shqiptarëve që lenë shtetësinë
Aktualitet

SHTETËSIA/ Shqipëria largon të rinjtë dhe mbledh pensionistët

6 Korrik, 2026
DOKUMENTI/ Policia blen me URGJENCË 600 mln lekë gas lotsjellës, do të hidhet nga 8 makina për shpërndarjen e turmave
Aktualitet

TENDERI/ Policia blen 650 mijë euro gaz lotsjellës, 6 makina bëhen gati për përballje me turmat

6 Korrik, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Qeveria bën ligj të posaçëm për monitorimin e financave publike, rregulla të reja për Kontabilitetin

6 Korrik, 2026
Rama thotë se të ardhurat shtesë të buxhetit po u kthehen qytetarëve përmes masave sociale
Ekonomi

Rama thotë se të ardhurat shtesë të buxhetit po u kthehen qytetarëve përmes masave sociale

6 Korrik, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Kursi i këmbimit, euro nuk ndal rënien

6 Korrik, 2026
VIDEO/ Gjoba nga 5 mijë euro, si e pësuan dy “të fortë” me Jet Ski në Sarandë
Aktualitet

VIDEO/ Gjoba nga 5 mijë euro, si e pësuan dy “të fortë” me Jet Ski në Sarandë

6 Korrik, 2026
Artikulli pas
Ryanair do të shtojë 20 linja të reja në Shqipëri këtë verë

Kriza e karburanteve kërcënon sezonin veror, CEO i RyanAir paralajmëron çmime të shtrenjta biletash dhe anulime

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Europa brenda dhe jashtë

Nga SkyWeb
12 Shkurt, 2026
0

Majlinda Bregu Sot është publikuar Eurobarometri Vjeshtë 2025. Shumëkush mund të thotë: “ne kemi hallet tona, nuk na duhet të...

Lexo të plotë
Më pak shqiptarë u kthyen nga Evropa vitin e kaluar

Më pak shqiptarë u kthyen nga Evropa vitin e kaluar

10 Shtator, 2025
Shkencëtarët zbulojnë rrufe në Mars

Shkencëtarët zbulojnë rrufe në Mars

28 Nëntor, 2025
Qeveria planifikon rregulla të reja për tregtimin e peshkut, etiketa mbi origjinën, metodën e kapjes dhe nëse është shkrirë

Qeveria planifikon rregulla të reja për tregtimin e peshkut, etiketa mbi origjinën, metodën e kapjes dhe nëse është shkrirë

17 Janar, 2026
”Traveloffpath”: Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Mesdheut

”Traveloffpath”: Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Mesdheut

17 Shtator, 2025

Të Fundit

Revista gjermane “CHIP”: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

Revista gjermane “CHIP”: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

6 Korrik, 2026
GRAFIKU/ Kush kishte për të ikur, iku! Bie numri i shqiptarëve që lenë shtetësinë

SHTETËSIA/ Shqipëria largon të rinjtë dhe mbledh pensionistët

6 Korrik, 2026
Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me kancerin, zbulon studimi i ri

Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me kancerin, zbulon studimi i ri

6 Korrik, 2026
Paraziti që kontaminon frutat e perimet po përhapet, paralajmërojnë ekspertët

Paraziti që kontaminon frutat e perimet po përhapet, paralajmërojnë ekspertët

6 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr