• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Gafa me tenderin 300 milionë lekë, tre kompani “padisin” Vangjel Tavon në KPP

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Gafa me tenderin 300 milionë lekë, tre kompani “padisin” Vangjel Tavon në KPP
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkia Himarë ka shpallur një tender me vlerë rreth 300 milionë lekë me TVSH për “blerje sistem menaxhimi financiar”, një procedurë që që në nisje ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën si është ndërtuar.

Nga verifikimi i që skyweb.al i bëri dje paradite dokumenteve të tenderit rezulton se kriteret teknike janë në disa raste të ekzagjeruara dhe të paqarta, duke sugjeruar për fryrje artificiale të fondit dhe kufizim të konkurrencës. Elementë si kërkesa për akses për qindra përdorues apo mungesa e parametrave teknikë konkretë e bëjnë këtë tender të vështirë për t’u ofertuar në mënyrë reale.

Pas këtyre konstatimeve nga redaksia, Skyweb.al iu drejtua Bashkisë Himarë me një kërkesë për informacion duke kërkuar detaje mbi praktikën e ndjekur dhe numrin e personave që do ta përdorin këtë sistem. Në lidhje me një kërkesë tjetër për informacion disa javë më parë, Bashkia Himarë vijon të shkelë ligjin, e lejuar edhe nga një institucion si Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Ndërkohë, vetëm pak orë më pas, pra dje pasdite, tre kompani të njohura në sektorin e shërbimeve digjitale kanë depozituar ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik, duke konfirmuar problemet e evidentuara me këtë tender, i cili nga eksperiencat e mëparshme duket se do të ketë shumë probleme, në mos do të anulohet.

Sipas tyre, tenderi është hartuar me mangësi serioze ligjore dhe teknike, duke treguar mungesë njohjeje të procedurave ose tendencë për të kufizuar garën dhe orientuar rezultatin.

Në KPP janë drejtuar konkretisht kompanitë DataLog, Kreatx dhe Smart ICT Services.

Të treja, me qasje të ndryshme, kërkojnë rishikimin e thellë të kritereve teknike, ndërsa njëra prej tyre shkon edhe më tej duke kërkuar anulimin e plotë të procedurës dhe rishpalljen nga e para për shkak të gabimeve të Bashkisë Himarë.

Skyweb.al po ndjek me vëmendje procedurat e tenderëve në Bashkinë Himarë, ku vihet re një rritje e ndjeshme e tyre gjatë javëve të fundit.

Çfarë kërkojnë kompanitë që ankimuan tenderin

DATALOG sh.p.k.kundërshton drejtpërdrejt kriteret e vendosura në dokumentet e tenderit, duke i cilësuar si të fryra dhe jo në përputhje me ligjin.

Ajo kërkon heqjen e detyrimit për listepagesa 3 mujore dhe uljen e kërkesave për vite eksperiencë të stafit, të cilat sipas saj përjashtojnë operatorë të tjerë nga gara. Po ashtu, kundërshton kufizimin vetëm në zgjidhje “cloud”, duke kërkuar që të lejohen edhe alternativa të tjera teknike.

Kompania evidenton gjithashtu mungesë qartësie në dokumente dhe përdorim të referencave ligjore të vjetruara. Në thelb, ajo kërkon rishikim të kritereve për të garantuar konkurrencë reale dhe trajtim të barabartë për operatorët.

Nga ana tjetër, KREATX sh.p.k, mban një qëndrim më të fortë, duke kërkuar anulimin e plotë të tenderit dhe rishpalljen e tij nga e para.

Sipas saj, dokumentet janë të paplota dhe të ndërtuara gabim, duke nisur që nga klasifikimi i kontratës si “mall” dhe jo “shërbim”.

Ajo kundërshton mënyrën e pikëzimit dhe kriteret për staf, duke theksuar se janë të paqarta dhe lënë hapësirë për interpretim. Po ashtu, vë në dukje mungesën e elementëve teknikë bazë që do të lejonin ofertim real. Për KREATX, procedura nuk garanton transparencë dhe konkurrencë dhe duhet rifilluar nga zero.

Ndërkohë, Smart ICT Services e fokuson ankesën te mangësitë teknike të tenderit, duke argumentuar se specifikimet janë të paplota dhe të pamjaftueshme për ndërtimin e një oferte reale .

Sipas saj, kërkesa për migrim të të dhënave, integrime me sisteme shtetërore dhe funksione të avancuara është bërë pa dhënë parametrat bazë si volumet, strukturat dhe mënyra e realizimit.

Po ashtu mungojnë të dhëna për numrin e përdoruesve dhe ngarkesën e sistemit, çka e bën të pamundur përllogaritjen e kostove.

Smart ICT kërkon rishikim të plotë të specifikimeve teknike, duke theksuar se në këtë formë tenderi favorizon operatorë të caktuar që mund të kenë informacion të brendshëm dhe cenon konkurrencën. /skyweb.al

Etiketat: bashkia himaredatalogkreatxSmart ICT Servicestenderivangjel tavo
Artikulli para

Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valutës nga BSH

Artikulli pas

Grevat e stafit paralizojnë Lufthansa-n, qindra fluturime të anuluara

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi
Ekonomi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Deri në 6 500 euro! Sa do të paguhet në ankand për targat VIP

13 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime

Grevat e stafit paralizojnë Lufthansa-n, qindra fluturime të anuluara

Të Përzgjedhura

Avioni i Trump pëson defekt gjatë fluturimit
Aviacion

Avioni i Trump pëson defekt gjatë fluturimit

Nga Editor
21 Janar, 2026
0

Avioni presidencial amerikan “Air Force One”, që mbante Presidentin Donald Trump në udhëtim drejt Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër,...

Lexo të plotë
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

6 Shtator, 2025
Pagat më të ulëta, ushqimet më të shtrenjta se Europa: Kostoja e korrupsionit dhe e kapjes së tregut që i paguajmë çdo ditë

Çmimet e ushqimeve rrisin inflacionin në nivelin më të lartë që nga shkurti 2024

8 Gusht, 2025
Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri

Rekord europian, shqiptarët punojnë kryesisht për t’u ushqyer

22 Korrik, 2026
Vitamina B3 mund të ulë rrezikun e zhvillimit të glaukomës

Vitamina B3 mund të ulë rrezikun e zhvillimit të glaukomës

19 Korrik, 2026

Të Fundit

Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

13 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr