• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Grupi Lufthansa i jep fund valixhes së përfshirë në çmimin e biletës, nuk preket Shqipëria

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Prill, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
Grupi Lufthansa i jep fund valixhes së përfshirë në çmimin e biletës, nuk preket Shqipëria
Share on FacebookShare on WhatsApp

Grupi Lufthansa po ndryshon strukturën e tarifave për fluturimet e shkurtra dhe të mesme, duke futur një kategori të re më ekonomike që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën si udhëtarët paguajnë për shërbimet bazë.

Lajm i mirë është se grupi nuk ka përfshirë disa destinacione në këtë ndryshim, duke përfshirë Tiranën.

Pra, çmimet drejt dhe nga TIA do të vijojnë të përllogariten sipas metodologjisë ekzistuese.

Çfarë ndryshon

Nga 28 prilli, për fluturime që nisin nga 19 maji, do të aplikohet tarifa “Economy Basic”, e cila nuk përfshin më bagazhin e kabinës në çmimin fillestar.

Sipas modelit të ri, pasagjerët do të kenë të përfshirë vetëm një send personal të vogël që vendoset nën sedilje, ndërsa bagazhi standard i kabinës do të ofrohet si shërbim shtesë me pagesë.

Ndryshimi prek një pjesë të madhe të grupit, përfshirë Lufthansa, Swiss, Austrian Airlines, Brussels Airlines, Discover Airlines, Lufthansa City dhe Air Dolomiti, ndërsa për momentin mbetet jashtë ITA Airways.

Kompania sqaron se tarifa e re nuk zëvendëson ofertën ekzistuese, por shton një nivel të ri më të ulët, duke e çuar numrin e tarifave Economy nga tre në katër.

“Basic” pozicionohet nën “Light”, ndërsa kjo e fundit pritet të përfitojë funksionalitete shtesë, si mundësia për ndryshim rezervimi me pagesë.

Në thelb, nuk bëhet fjalë për ulje reale çmimesh, por për një ristrukturim të ofertës me qëllim rritjen e të ardhurave për pasagjer.

Ekspertët e tregut parashikojnë tre skenarë: ose tarifa e re do të ulë çmimin fillestar në kërkimet online, ose do të mbajë të njëjtin nivel me “Light” aktuale duke rritur koston për shërbimet shtesë, ose skenari më i mundshëm, ku çmimi bazë duket më i ulët, por në total udhëtimi përfundon njësoj ose më i shtrenjtë pasi shtohen opsionet me pagesë.

Ky model, i njohur në linjat low-cost, synon të ndajë qartë çmimin e parë që sheh klienti nga shuma përfundimtare që paguan në fund të procesit të rezervimit.

Në praktikë, udhëtari përballet me një çmim më të ulët në fillim, por me një faturë më të lartë në përfundim, në varësi të shërbimeve që zgjedh të shtojë./skyweb.al

Artikulli para

Qeveria miraton koeficientin 6.4% për llogaritjen e pensioneve të reja, çfarë ndryshon për 2026

Artikulli pas

Lufta prek edhe paracetamolin në tregun evropian, rritet çmimi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”
Ekonomi

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
Lufta prek edhe paracetamolin në tregun evropian, rritet çmimi

Lufta prek edhe paracetamolin në tregun evropian, rritet çmimi

Të Përzgjedhura

Sekreti i reagimit ndaj vaksinës mund të fshihet në gjak
Shëndet

Sekreti i reagimit ndaj vaksinës mund të fshihet në gjak

Nga Editor
24 Gusht, 2026
0

Jo të gjithë reagojnë njësoj ndaj vaksinave. Përgjigjet imunitare ndryshojnë në forcë në varësi të moshës, gjinisë, sëmundjeve të mëparshme...

Lexo të plotë
Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugallës

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugallës

3 Mars, 2026
TTW: Eksploroni Alpet mahnitëse Shqiptare, Boga dhe Qafa e Thorës pikat kryesore për aventura dimërore

TTW: Eksploroni Alpet mahnitëse Shqiptare, Boga dhe Qafa e Thorës pikat kryesore për aventura dimërore

2 Dhjetor, 2025
Interes rekord për KPGJT: Teknologji Automobili, dega më e kërkuar!

Interes rekord për KPGJT: Teknologji Automobili, dega më e kërkuar!

9 Shtator, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

12 Janar, 2026

Të Fundit

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr