• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kriptomonedhat e krimit, Braho kërkon rregullimin e kuadrit ligjor për administrimin e tyre

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Kriptomonedhat e krimit, Braho kërkon rregullimin e kuadrit ligjor për administrimin e tyre
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi punën e SPAK për vitin 2025, duke nxjerrë në pah një element të ri në hetimet financiare: konfiskimin e kriptomonedhave në vlera të konsiderueshme.

Gjatë raportimit, Braho deklaroi se në kuadër të procedimeve të ndjekura nga SPAK janë konfiskuar rreth 12.4 milionë euro në kriptovaluta. Megjithatë, ai theksoi se kjo kategori asetesh paraqet sfida konkrete për institucionin, veçanërisht në drejtim të administrimit dhe ruajtjes së tyre.

Sipas tij, natyra e paqëndrueshme e kriptomonedhave bën që vlera e tyre të ndryshojë ndjeshëm në një kohë shumë të shkurtër, çka krijon vështirësi për menaxhimin efektiv të tyre pas konfiskimit. “Kemi problematikë për administrimin e kriptomonedhave të konfiskuara. Po punohet për miratimin e kuadrit ligjor për administrimin e tyre. Shpresojmë që së shpejti kjo të rregullohet, që të mund të administrohen portofolet e kriptovalutave sepse lidhet edhe me vënien e tyre në punë, kjo pasi janë shifra që mund të kenë ndryshime drastike në një kohë shumë të shkurtër”, u shpreh Braho.

Deklarata e tij nxjerr në pah një boshllëk ligjor dhe praktik në trajtimin e aseteve digjitale të sekuestruara, në një kohë kur përdorimi i kriptomonedhave në aktivitetet kriminale po bëhet gjithnjë e më i përhapur.

Në të njëjtën kohë, Braho preku edhe një tjetër çështje që lidhet me fokusin e hetimeve të SPAK, duke sugjeruar rishikimin e fashës së vlerës për rastet e korrupsionit që trajtohen nga institucioni, duke lënë të kuptohet se aktualisht po hetohen edhe raste me vlera relativisht të ulëta, si 50 mijë lekë.

Raportimi i kreut të SPAK tregon se, përveç goditjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar, sfidat e reja për institucionin lidhen gjithnjë e më shumë me menaxhimin e pasurive të sekuestruara në formate të reja, siç janë kriptomonedhat. /skyweb.al

Etiketat: klodian brahokriptomonedhat
Artikulli para

FOTO LAJM/ Transformim total, Meta shfaqet për herë të parë në publik pas arrestimit, e pranishme dhe Monika

Artikulli pas

Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin e celularëve, Braho: Ka ndryshuar procedura

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës
Ekonomi

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aviacion

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
Aktualitet

Qeveria reagon për herë të parë pas akuzave të Ahmetajt për trafik armësh

11 Shtator, 2026
Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo

11 Shtator, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Aktualitet

Nafta prek 110 dollarë, tregjet në alarm për furnizimet

11 Shtator, 2026
Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon të jetë një busull për Shqipërinë
Aktualitet

25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, Presidenti Begaj: SHBA-ja i tregoi botës se nuk mposhtet

11 Shtator, 2026
Artikulli pas
Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin e celularëve, Braho: Ka ndryshuar procedura

Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin e celularëve, Braho: Ka ndryshuar procedura

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Trajtimi i ri kundër artritit të gjurit mund të shmangë operacionin
Shëndet

Trajtimi i ri kundër artritit të gjurit mund të shmangë operacionin

Nga Editor
18 Qershor, 2026
0

Një trajtim i ri për pacientët që vuajnë nga artriti i gjurit mund të reduktojë nevojën për ndërhyrje kirurgjikale, duke...

Lexo të plotë
Korrupsion dhe SHOW, shembulli i Serbisë: Si po i shmangen politikanët dhe biznesmenët BURGUT në Shqipëri

Korrupsion dhe SHOW, shembulli i Serbisë: Si po i shmangen politikanët dhe biznesmenët BURGUT në Shqipëri

27 Mars, 2026
Gjendet një vezë dinosauri 70 milionë vjeçare, e ruajtur në mënyrë perfekte

Gjendet një vezë dinosauri 70 milionë vjeçare, e ruajtur në mënyrë perfekte

25 Tetor, 2025
Gjermania rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Gjermania rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

13 Nëntor, 2025
STUDIMI/ Një gotë në mesditë mund të të “godasë” më fort se në darkë, çfarë i ndodh trupit

STUDIMI/ Një gotë në mesditë mund të të “godasë” më fort se në darkë, çfarë i ndodh trupit

26 Korrik, 2026

Të Fundit

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

11 Shtator, 2026
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr