• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 5 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria është bërë gati të ndryshojë ligjin për sektorin e energjisë elektrike, duke propozuar një paketë të re rregullash që forcojnë ndjeshëm mënyrën si trajtohen faturat e papaguara dhe detyrimet e konsumatorëve.

Projektligji i hedhur për konsultim publik, i konsultuar nga skyweb.al, parashikon që klientët fundorë janë të detyruar të paguajnë faturat e energjisë sipas kontratës së furnizimit.

Në rast mospagese, furnizuesi ka të drejtë të ndërmarrë një sërë masash për arkëtimin e detyrimit, duke nisur nga njoftimi zyrtar, ndërprerja e energjisë elektrike dhe deri te procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm përmes përmbarimit .

Risia më e fortë lidhet me mundësinë e vendosjes së barrës hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike. Sipas projektligjit, kjo masë mund të aplikohet në rastet kur detyrimi i papaguar kalon vlerën 1.5 milion lekë dhe i përket klientëve jofamiljarë, pra kryesisht bizneseve .

Vendosja e barrës hipotekore nënkupton që prona lidhet juridikisht me borxhin dhe nuk mund të përdoret lirshëm pa u shlyer detyrimi.

Në praktikë, kjo e kthen faturën e energjisë nga një detyrim i thjeshtë pagesor në një detyrim që prek drejtpërdrejt pasurinë.

Paralelisht, projektligji ruan trajtimin e faturës së energjisë si titull ekzekutiv, çka i jep furnizuesit mundësinë të ndjekë procedurat e përmbarimit pa pasur nevojë për procese të gjata gjyqësore .

Megjithëse në tekst nuk përdoret drejtpërdrejt termi “sekuestrim”, kombinimi i barrës hipotekore me procedurat e përmbarimit krijon bazën ligjore që në faza të mëtejshme, nëse borxhi nuk shlyhet, të arrihet deri në ekzekutimin e pasurisë sipas legjislacionit civil.

Projektligji synon të forcojë disiplinën e pagesave në sektorin energjetik dhe të reduktojë borxhet e këqija, në një kohë kur paralelisht po shtohen edhe të drejtat e konsumatorëve për transparencë në faturim dhe akses në informacion mbi çmimet.

Në tërësi, ndryshimet tregojnë një qasje më të ashpër ndaj mospagesës së energjisë, duke e lidhur për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë faturën me pasurinë e konsumatorit, të paktën për kategorinë e bizneseve. /skyweb.al 

Etiketat: energjialigjishtepia
Artikulli para

LIGJI/ Qeveria riformaton tregun e parasë elektronike dhe hap rrugën për aktorë të rinj

Artikulli pas

Plas mes KPP dhe KQZ-së, pasi Ilirjan Celibashi këmbëngul t’ia japë tenderin Gëzim Hoxhës së skandalit AKSHI, çfarë fshihet PAS

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Raporti tronditës i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ekonomia shqiptare po humbet miliarda nga nënfinancimi i shëndetësisë
Kryesore

Raporti tronditës i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ekonomia shqiptare po humbet miliarda nga nënfinancimi i shëndetësisë

5 Gusht, 2026
Rama flet për problemet në administratë: Njerëzit ndihen të fyer, të poshtëruar
Aktualitet

Nis punën avioni i parë zjarrfikës në Shqipëri, Rama: Gushti na gjen më të përgatitur

5 Gusht, 2026
Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug
Aktualitet

Sherri me Valon Ademin bllokoi investimin strategjik në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli kërcënon Shqipërinë me Arbitrazh pas ndërhyrjes së qeverisë

5 Gusht, 2026
Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës
Aviacion

MIE nis procedurat për anulimin e koncensionit për Aeroportin e Vlorës, po tani?

5 Gusht, 2026
Pse i vonon Toni Gogu dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca?
Aktualitet

Pse i vonon Toni Gogu dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca?

5 Gusht, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Ulet çmimi i naftës në vend, zbret nën kufirin 200 lekë

4 Gusht, 2026
Artikulli pas
Nën akuzë nga SPAK, Gëzim Hoxha i skandalit të AKSHI-t merr tenderin nga Celibashi në KQZ me ofertën më të lartë

Plas mes KPP dhe KQZ-së, pasi Ilirjan Celibashi këmbëngul t'ia japë tenderin Gëzim Hoxhës së skandalit AKSHI, çfarë fshihet PAS

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çeku që “nuk sjell” bebe
Ekonomi

Çeku që “nuk sjell” bebe

Nga SkyWeb
10 Qershor, 2025
0

Dead Hyka-Citizens.al  Shqipëria përballet me një krize të thellë demografike. Lindshmëria është në nivelet më të ulëta historike dhe emigracioni...

Lexo të plotë
Ilaçet “revolucionare” për Alzheimerin vihen në pikëpyetje

Ilaçet “revolucionare” për Alzheimerin vihen në pikëpyetje

16 Prill, 2026
Rrjeta më e madhe e merimangës në botë ndodhet në një shpellë pranë Leskovikut

Rrjeta më e madhe e merimangës në botë ndodhet në një shpellë pranë Leskovikut

7 Nëntor, 2025
INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

1 Janar, 2026
Tmerri nga SPAK-u, nga vijnë paratë që qeveria njoftoi se do t’ua shpërndajë 148 mijë shqiptarëve deri në 31 dhjetor 2025

Tmerri nga SPAK-u, nga vijnë paratë që qeveria njoftoi se do t’ua shpërndajë 148 mijë shqiptarëve deri në 31 dhjetor 2025

23 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Raporti tronditës i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ekonomia shqiptare po humbet miliarda nga nënfinancimi i shëndetësisë

Raporti tronditës i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ekonomia shqiptare po humbet miliarda nga nënfinancimi i shëndetësisë

5 Gusht, 2026
Pse na lodh deti? Shkenca shpjegon çfarë ndodh me organizmin

Pse na lodh deti? Shkenca shpjegon çfarë ndodh me organizmin

5 Gusht, 2026
Rekord testamentesh, spanjollët po lënë gjithnjë e më shumë pasuri për luftën kundër kancerit

Rekord testamentesh, spanjollët po lënë gjithnjë e më shumë pasuri për luftën kundër kancerit

5 Gusht, 2026
Mënyra si flasin fëmijët mund të zbulojë rrezikun për probleme të shëndetit mendor

Mënyra si flasin fëmijët mund të zbulojë rrezikun për probleme të shëndetit mendor

5 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr