• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Leje për kullë 14 kate në Gjirin e Lalzit, kompania me 100 mijë lekë kapital merr leje për resort

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Leje për kullë 14 kate në Gjirin e Lalzit, kompania me 100 mijë lekë kapital merr leje për resort
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një kullë me 14 kate pritet të ndërtohet në zonën e Gjirit të Lalzit, duke u bërë ndërtesa më e lartë në këtë zonë, ku deri më tani zhvillimet kanë qenë të kufizuara në komplekse dhe fshatra turistikë me lartësi deri në 4 kate.

Me këtë projekt, zona rrezikon të ndryshojë rrënjësisht karakterin e saj, duke iu afruar modelit të Golemit, ku ndërtimet e dendura dhe në lartësi kanë dominuar vitet e fundit.

Deri më tani, Gjiri i Lalzit është zhvilluar me ndërtime të ulëta dhe të shtrira, në përpjekje për të ruajtur një raport më të balancuar me natyrën.

Së fundmi, sipas Voxnews.al, Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur një leje ndërtimi të miratuar me kusht për një objekt të përshkruar si “kompleks hotelerie 1, 3, 13 dhe 14 kate mbi tokë, rezidencë dhe shërbime 1-3 kate mbi tokë, me tarraca të shfrytëzueshme dhe mur rrethues”. Projekti do të zhvillohet në territorin e Bashkisë Durrës dhe subjekti zhvillues është shoqëria “Bpi Blessed Property Invest”.

Leja do të bëhet përfundimtare vetëm pasi kompania të plotësojë dokumentacionin tekniko-ligjor dhe të kryejë pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë në favor të Bashkisë së Durrësit.

Sipas dokumentacionit shoqërues, parcela ku parashikohet ndërtimi ndodhet në një zonë me karakter agrikulturor dhe ka një sipërfaqe totale prej 7,333 metrash katrorë. Në këtë truall nuk ekziston asnjë strukturë aktuale, ndërsa projekti parashikon ndërtimin e një resorti me funksione hotelerie, apartamente dhe shërbime turistike.

Të dhënat nga Qendra Kombëtare e Biznesit tregojnë se pronar i shoqërisë zhvilluese është Erald Mata, 36 vjeç nga Dibra, ndërsa administrator është Agim Isaku, gjithashtu nga Dibra. Një element që bie në sy është kapitali i deklaruar i kompanisë, i cili rezulton të jetë vetëm 100 mijë lekë.

Sipas të dhënave, këta individë kanë qenë më herët të lidhur me një aktivitet bar-restorant në zonën e Gjirit të Lalzit, ndërsa subjektet e mëparshme rezultojnë të jenë çregjistruar dhe pezulluar.

Projekti i publikuar tregon një kullë të lartë në hyrje të kompleksit, e ndjekur nga struktura rezidenciale të vendosura pranë njëra-tjetrës. Ndërtimi i kësaj kulle pritet të shënojë një kthesë në zhvillimin urban të zonës, duke vënë në pikëpyetje modelin aktual të ndërtimeve të ulëta dhe në harmoni me mjedisin.

Me ritmet aktuale të zhvillimit, ekspertët paralajmërojnë se zona e Gjirit të Lalzit mund të ndjekë të njëjtin trajektore si Golemi, Mali i Robit apo Qerreti, ku ndërtimet intensive kanë ndryshuar ndjeshëm profilin urban dhe turistik.

Etiketat: agim isakuBpi Blessed Property Investerald matagjiri lalzit
Artikulli para

Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria sot më afër se kurrë familjes europiane, për t’i shtuar vlerat dhe energjinë tonë

Artikulli pas

Çfarë kërkon sot Evropa?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të 2026

23 Shtator, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?
Ekonomi

Pensioni privat deri pesë vjet përpara pensionit ligjor, kontributet e punëdhënësit fitohen brenda tre vjetësh

23 Shtator, 2026
Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme
Ekonomi

Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

23 Shtator, 2026
LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve
Ekonomi

LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve

23 Shtator, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

LIGJI/ Sherret për apartamentet, objekti legalizohet pa pronar të përcaktuar, gjykata vendos më vonë kujt i takon

23 Shtator, 2026
Nafta kalon mbi 108 dollarë për fuçi pas sulmit në Hormuz dhe mbylljes së tubacionit të Arabisë Saudite
Ekonomi

Çmimi i naftës zbret nën 100 dollarë për fuçi pas sinjaleve për dialog mes SHBA-së dhe Iranit

23 Shtator, 2026
Artikulli pas
Çfarë kërkon sot Evropa?

Çfarë kërkon sot Evropa?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Përgjimet në Sky Ecc, Dizdari-Salvatores: Më nis kokainë pa limit, përballoj deri në 10 ton në javë
Aktualitet

Përgjimet në Sky Ecc, Dizdari-Salvatores: Më nis kokainë pa limit, përballoj deri në 10 ton në javë

Nga Editor
23 Qershor, 2026
0

Në dosjen hetimore të SPAK. janë zbuluar detaje të tjera nga rrjeti kriminal i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan...

Lexo të plotë
Prindërit po bëhen “bashkëpilotë” të karrierës së fëmijëve të tyre të rritur dhe kjo po shqetëson ekspertët e punësimit

Prindërit po bëhen “bashkëpilotë” të karrierës së fëmijëve të tyre të rritur dhe kjo po shqetëson ekspertët e punësimit

14 Gusht, 2026
Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

29 Maj, 2026
Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”

Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”

5 Prill, 2025
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve

Nafta prek 110 dollarë, tregjet në alarm për furnizimet

11 Shtator, 2026

Të Fundit

Avioni pa pilot kryen fluturimin e parë nga Kalifornia në Karolinën e Veriut

Avioni pa pilot kryen fluturimin e parë nga Kalifornia në Karolinën e Veriut

23 Shtator, 2026
Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të 2026

23 Shtator, 2026
Droga e lirë që përdorin adoleshentët, mjekët thonë se ketamina shkatërron fshikëzën e urinës

Droga e lirë që përdorin adoleshentët, mjekët thonë se ketamina shkatërron fshikëzën e urinës

23 Shtator, 2026
Vetmia dhe izolimi shoqëror u kushtojnë njerëzve deri në 6 vite jetë të shëndetshme

Vetmia dhe izolimi shoqëror u kushtojnë njerëzve deri në 6 vite jetë të shëndetshme

23 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr