• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LIGJI/ Sherret për apartamentet, objekti legalizohet pa pronar të përcaktuar, gjykata vendos më vonë kujt i takon

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
0
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Objektet me shkelje të lejes së ndërtimit mund të legalizohen edhe kur ndërtuesi, blerësit ose pronari i truallit janë në konflikt për pronësinë. Në këtë rast legalizimi miratohet pa përcaktuar se kush është përfituesi.

Kjo do të thotë se ASHK-ja zgjidh fillimisht statusin ligjor të objektit, ndërsa çështja se kujt i takon prona mbetet për t’u vendosur më vonë nga gjykata.

Parashikimi gjendet në nenin 7 të projektligjit nr. 1048, i cili ndryshon nenin 31 të ligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë.

Dispozita zbatohet për ndërtimet e ngritura nga subjekte juridike dhe për objektet apo njësitë individuale të ndërtuara me shkelje të lejes së ndërtimit.

Ajo përfshin konfliktet ndërmjet ndërtuesve ose investitorëve për të drejtat mbi investimin, mosmarrëveshjet e tyre me blerësit apo poseduesit e apartamenteve, si dhe konfliktet me pronarët e truallit.

Rregulli zbatohet gjithashtu kur për të njëjtën njësi individuale kanë pretendime disa posedues ose disa pronarë të truallit.

Në të gjitha këto raste, ASHK-ja nuk do ta pezullojë procedurën vetëm për shkak se palët ndodhen në konflikt gjyqësor.

Drafti përcakton se “ASHK nuk pezullon procedurën administrative, por miraton legalizimin pa përcaktuar përfituesin”, nëse objekti plotëson kushtet e tjera të ligjit.

Pra, procedura ndahet në dy etapa. Fillimisht legalizohet objekti, duke i dhënë fund statusit të tij si ndërtim me shkelje të lejes, por pa ia njohur pronësinë asnjërës prej palëve.

Në etapën e dytë, palët vazhdojnë procesin gjyqësor për të provuar se kujt i takon objekti ose njësia individuale.

Vetëm pasi gjykata të marrë një vendim të formës së prerë, ASHK-ja regjistron pronësinë në emrin e personit ose subjektit të përcaktuar në vendim.

Deri në atë moment, objekti është i legalizuar, por pa një përfitues të regjistruar si pronar. Legalizimi nuk i jep automatikisht të drejtë as ndërtuesit, as blerësit dhe as pronarit të truallit.

Ndryshimi mund të lehtësojë përfundimin e procedurave për pallate ose objekte që kanë mbetur prej vitesh të bllokuara për shkak të konflikteve ndërmjet investitorëve, blerësve dhe pronarëve të tokës.

Në vend që ASHK-ja të presë përfundimin e procesit gjyqësor për të trajtuar objektin, ajo mund ta legalizojë atë dhe të presë vetëm për regjistrimin e pronarit.

Rregulli i përgjithshëm i propozuar në të njëjtin nen parashikon që njësitë për të cilat ekzistojnë kontrata legalizohen për poseduesit që kanë hyrë në marrëdhënie kontraktore me ndërtuesin ose investitorin.

Njësitë për të cilat nuk është lidhur kontratë apo aktmarrëveshje legalizohen në emër të ndërtuesit. Nëse subjekti ndërtues është shuar juridikisht dhe nuk ka të drejta të regjistruara nga palë të treta, njësia legalizohet në favor të shtetit.

Por kur ekziston një mosmarrëveshje për të drejtat mbi pronën, zbatohet përjashtimi i ri: objekti legalizohet pa përfitues dhe pronësia i lihet gjykatës.

Kjo e përshpejton procesin administrativ, por mund të krijojë një situatë të pazakontë, ku objekti njihet ligjërisht ndërsa pronari i tij vazhdon të jetë i papërcaktuar.

Projektligji nuk vendos një afat për përfundimin e konfliktit. Për rrjedhojë, kjo gjendje mund të vazhdojë deri në marrjen e një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

Dispozita nuk sqaron gjithashtu se si do të administrohet prona gjatë kësaj periudhe, cilat të drejta mund të ushtrojnë palët pretenduese dhe çfarë ndodh me personat që mund të kenë paguar për njësinë, por ende nuk janë njohur si pronarë.

Ndryshimi shmang bllokimin e legalizimit për shkak të konfliktit, por nuk zgjidh mosmarrëveshjen e pronësisë. Fjalën përfundimtare se kujt i takon prona do ta ketë gjykata. /skyweb.al

Artikulli para

Çmimi i naftës zbret nën 100 dollarë për fuçi pas sinjaleve për dialog mes SHBA-së dhe Iranit

Artikulli pas

LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?
Ekonomi

Pensioni privat deri pesë vjet përpara pensionit ligjor, kontributet e punëdhënësit fitohen brenda tre vjetësh

23 Shtator, 2026
Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme
Ekonomi

Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

23 Shtator, 2026
LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve
Ekonomi

LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve

23 Shtator, 2026
Nafta kalon mbi 108 dollarë për fuçi pas sulmit në Hormuz dhe mbylljes së tubacionit të Arabisë Saudite
Ekonomi

Çmimi i naftës zbret nën 100 dollarë për fuçi pas sinjaleve për dialog mes SHBA-së dhe Iranit

23 Shtator, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

Pas marrjes së Hipotekës, origjina e pronës nuk do të verifikohet më në shitjet e ardhshme

23 Shtator, 2026
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin
Ekonomi

Ligji i ri, pronat me mbivendosje mund të shiten pa u zgjidhur konflikti! Çfarë ndodh me pretenduesit

23 Shtator, 2026
Artikulli pas
LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve

LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

Nga SkyWeb
17 Korrik, 2025
0

Prej ditës së hënë, pas nisjes së aksionit të tatimorëve, në shumë markete të vogla në Tiranë është ndërprerë furnizimi...

Lexo të plotë
Devijohet për tre ditë kalimi në Autostradën Tiranë-Durrës, si do të bëhet lëvizja

Devijohet për tre ditë kalimi në Autostradën Tiranë-Durrës, si do të bëhet lëvizja

31 Gusht, 2026
Kappa Oil përfaqëson Shqipërinë në panairin ndërkombëtar “Autopromotec 2025” në Bolonja

Kappa Oil përfaqëson Shqipërinë në panairin ndërkombëtar “Autopromotec 2025” në Bolonja

3 Qershor, 2025
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

Mbrojtje nga arrestimi dhe mungesë transparence, si po “blindohet” Banka e Shqipërisë: Ishull që nuk jep llogari askund

29 Korrik, 2026
Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

“Pacolli mori 100 milionë euro kredi në Luksemburg, peng asetet e Aeroportit të Vlorës për paratë që çoi në Afrikë”

21 Shtator, 2026

Të Fundit

Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

Pensioni privat deri pesë vjet përpara pensionit ligjor, kontributet e punëdhënësit fitohen brenda tre vjetësh

23 Shtator, 2026
Vlora Hyseni shpall Ergys Agasin spiun: Është bashkëpunëtor i SHISH! Por SPAK ka prova që konfirmojnë të kundërtën

Vlora Hyseni shpall Ergys Agasin spiun: Është bashkëpunëtor i SHISH! Por SPAK ka prova që konfirmojnë të kundërtën

23 Shtator, 2026
Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

23 Shtator, 2026
LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve

LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve

23 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr