• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 22 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

DPSHTRR nxjerr nga qarkullimi mbi 2500 mjete të vjetra

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
0
Në Shqipëri u regjistruan rreth 99 mijë makina të reja në 2025-ën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mbi 126 mijë mjete janë testuar në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, ndërsa mijëra automjete të vjetra janë nxjerrë përfundimisht nga qarkullimi për shkak të mungesës së standardeve të sigurisë.

Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se nga janari në prill janë kontrolluar gjithsej 126,719 mjete të kategorive të ndryshme, në kuadër të verifikimeve periodike që synojnë rritjen e sigurisë rrugore.

Pjesën më të madhe të testimeve e përbëjnë automjetet e përdorimit të përditshëm, të kategorisë 4+1 dhe 8+1 vende. Në total janë kontrolluar 112,164 mjete të kësaj kategorie, ose 88.5% e totalit, duke konfirmuar dominimin e tyre në qarkullimin rrugor në vend.

Kontrolleve teknike iu nënshtruan gjithashtu 6,888 kamionë, që përbëjnë 5.4% të totalit, si dhe 5,494 motomjete, ose 4.3%. Në të njëjtën periudhë janë testuar edhe 1,261 autobusë, 483 rimorkio dhe 429 mjete ndërtimi.

Paralelisht me kontrollet, procesi ka çuar edhe në pastrimin e flotës nga mjetet më problematike. Sipas DPSHTRR, 2,538 automjete me moshë mesatare 22 vjeç janë çregjistruar përfundimisht, një rritje me 35.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Arsyet kryesore lidhen me mungesën e kushteve teknike, standarde të paplota sigurie, amortizim të lartë dhe konsum të shtuar, faktorë që i kthejnë këto mjete në rrezik potencial në rrugë.

Autoritetet theksojnë se kontrolli teknik mbetet një nga instrumentet kryesore për uljen e riskut të aksidenteve dhe garantimin e standardeve teknike dhe mjedisore të mjeteve që qarkullojnë në vend.

Rritja e numrit të mjeteve të çregjistruara tregon një tendencë për forcimin e filtrit të sigurisë, në një kohë kur flota e automjeteve në Shqipëri mbetet ndër më të vjetrat në rajon. /skyweb.al

Artikulli para

S’janë më lodra! Koha për t’u marrë seriozisht me skuterët elektrikë para ndonjë tragjedie!

Artikulli pas

WhatsApp forcon rregullat për thirrjet nga numrat e panjohur

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!
Ekonomi

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!
Ekonomi

Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

22 Shtator, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!
Ekonomi

Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!

22 Shtator, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Depozitat bankare, projektligji rrit sigurimin deri në 6 milionë lekë për çdo klient

22 Shtator, 2026
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimin e ri të karburanteve, hyn në fuqi sot në mesditë

22 Shtator, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Aktualitet

Bordi i Transaparencës publikon çmimet e reja për karburantet

22 Shtator, 2026
Artikulli pas
WhatsApp forcon rregullat për thirrjet nga numrat e panjohur

WhatsApp forcon rregullat për thirrjet nga numrat e panjohur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dashuria për shpendët i kushtoi jetën, kush është “pacienti zero” i Hantavirusit
Shëndet

Dashuria për shpendët i kushtoi jetën, kush është “pacienti zero” i Hantavirusit

Nga Editor
10 Maj, 2026
0

“Pacienti zero” i shpërthimit të hantavirusit në një anije turistike dyshohet të ketë qenë ornitologu Leo Schilperoord, pasioni i të...

Lexo të plotë
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik rreth Hënës

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik rreth Hënës

11 Prill, 2026
“Mburoja e Akilit”, Izraeli armatos grekët kundër turqve: Egjeu “blindohet” me 3 mld USD sisteme të mbrojtjes ajrore

“Mburoja e Akilit”, Izraeli armatos grekët kundër turqve: Egjeu “blindohet” me 3 mld USD sisteme të mbrojtjes ajrore

31 Gusht, 2026
30 mjekë e shpallin Donald Trumpin të paaftë mendërisht

30 mjekë e shpallin Donald Trumpin të paaftë mendërisht

20 Maj, 2026
Shqipëria i shpall luftë mishit me hormone, kontrolle të befasishme dhe BLLOKIM fermash

Shqipëria i shpall luftë mishit me hormone, kontrolle të befasishme dhe BLLOKIM fermash

1 Gusht, 2026

Të Fundit

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

22 Shtator, 2026
SHBA: Linjat ajrore iraniane do të mbyllen në të gjithë botën nga 23 shtatori

SHBA: Linjat ajrore iraniane do të mbyllen në të gjithë botën nga 23 shtatori

22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

22 Shtator, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!

Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!

22 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr