• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Si i fundosi babëzia pallatet e Alabbarit në Durrës

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Maj, 2026
në Aktualitet
A A
0
Si i fundosi babëzia pallatet e Alabbarit në Durrës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kur qeveria shqiptare miratoi projektin kontrovers të Marinës në Durrës, kompania arabe Eagle Hills nisi menjëherë të kontaktonte kompani shqiptare ndërtimi për nënkontraktim.

Por thuajse të gjitha kompanitë serioze u larguan me vrap kur dëgjuan propozimet e kompanisë së Alabbar.

Arsyeja ishte çmimi me të cilin kompania kërkonte të nënkontraktonte ndërtimet.

Menaxherët e Alabbar u ofruan kompanive ndërtuese një çmim që varionte nga 400-450 euro për metër katrorë, njësoj si çmimet e rindërtimit, ku pallatet nuk kishin as luksin dhe as kompleksitetin e kullave që pretendonte të ndërtonte Eagle Hills në Marinën e Durrësit.

Në fund, propozimet u pranuan nga disa kompani të dorës së dytë, të cilat e kishin të qartë se me ato çmime do të duhej që të çedonin me patjetër në cilësinë e ndërtimeve. Paralelisht me këtë, në projekt nisi shpërndarja e kontratave tek njerëz të afërt me pushtetin, nga supervizimi dhe deri tek kontrolli i cilësisë.

Nuk zgjati shumë dhe tahmaja e madhe bashkë me korrupsionin e bënë qederin. Dy nga godinat e Marinës u fundosën deri në rreth 30 centimetër për shkak të kursimit tek pllaka e betonit dhe pilotat që duhet të përforconin tokën e paqëndrueshme në rërë, ndërkohë që shqetësim mbeten edhe objektet e tjera.

Ai që u propagandua si projekti që do të ndryshonte imazhin turistik të Shqipërisë duke e ngjitur atë në një nivel botëror, rezultoi një fiasko me godina që zhyten. Tashmë kompania ka filluar punën për të korrigjuar defektet, përmes injeksionit për ngrirjen e tokës dhe përforcimit të pilotave për të ndaluar zhytjen e objekteve.

Kjo do të rrisë ndjeshëm koston e ndërtimit, por ndërkohë nuk e heq dot plotësisht dëmin e madh reputacional që ka pësuar projekti. Tashmë qytetarët kanë gjithë të drejtën ta konsiderojnë çmenduri blerjen e pronave me çmime që shkojnë deri në tre mijë euro për metër në ndërtesa që fundoset.

Marina e Durrësit u fundos nga babëzia e investitorit strategjik, i cili në planin e biznesit ka programuar 60 milionë euro për marketing, por ndërkohë kursen tek betoni dhe hekuri.

Kjo është fatura e babëzisë, por ndërkohë dëmi është tek qytetarët që kanë blerë pronat dhe tek buxheti publik, pasi qeveria është aksionere në projekt. Tashmë i takon organeve të drejtësisë, që të nxjerrin përgjegjësitë nga projektuesit, ndërtuesit, supervizorët e deri tek ata që çertifikuan cilësinë e ndërtimit.

Ndërkohë projekti kontrovers ku qeveria u investua aq shumë tashmë ka marrë përgjithmonë një njollë të madhe. /Kapitali.al

Artikulli para

BSH parashikon rritje të inflacionit mbi 3%, por kjo do të jetë kalimtare

Artikulli pas

Pse lufta me Iranin nuk i ka çuar në ekstrem çmimet e naftës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia
Aktualitet

Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia

1 Tetor, 2026
Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën
Aktualitet

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI
Aktualitet

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë
Aktualitet

Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë

1 Tetor, 2026
Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane
Aktualitet

Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane

30 Shtator, 2026
Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas
Aktualitet

Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Pse lufta me Iranin nuk i ka çuar në ekstrem çmimet e naftës

Pse lufta me Iranin nuk i ka çuar në ekstrem çmimet e naftës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nis shtrenjtimi i biletave të avionëve, tani valixhet po kushtojnë më shumë pas luftës në Iran
Aviacion

Nis shtrenjtimi i biletave të avionëve, tani valixhet po kushtojnë më shumë pas luftës në Iran

Nga SkyWeb
3 Prill, 2026
0

Kompanitë ajrore po rrisin tarifat për bagazhet, ndërsa përballen me rritjen e fortë të kostove të karburantit pas tensioneve në...

Lexo të plotë
Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

11 Korrik, 2025
Nga bankat e universitetit në projekte biznesi, One Albania mbështet brezin e ardhshëm të novatorëve shqiptarë

Nga bankat e universitetit në projekte biznesi, One Albania mbështet brezin e ardhshëm të novatorëve shqiptarë

29 Maj, 2026
Kadastra njofton procedurat e reja për privatizimin e truallit shtetëror, si bëhet aplikimi

Kadastra njofton procedurat e reja për privatizimin e truallit shtetëror, si bëhet aplikimi

20 Janar, 2026
Si Trump u largua fshehurazi nga Turqia me avion ushtarak, Air Force One u përdor si “karrem”

Si Trump u largua fshehurazi nga Turqia me avion ushtarak, Air Force One u përdor si “karrem”

11 Gusht, 2026

Të Fundit

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr