• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 19 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Përplasja Pacolli-Ademi saboton turizmin shqiptar: Bllokohen punimet në aeroportin e Vlorës, punonjësit mbeten jashtë ambienteve

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Maj, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Përplasja Pacolli-Ademi saboton turizmin shqiptar: Bllokohen punimet në aeroportin e Vlorës, punonjësit mbeten jashtë ambienteve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përplasja mes kompanive të lidhura me biznesmenët Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi duket se po thellon krizën në aeroportin e Vlorës, projekt që konsiderohej si aeroporti i dytë ndërkombëtar më i rëndësishëm në vend dhe një nga investimet kyçe për turizmin shqiptar.

Situata u tensionua ditën e sotme, pasi dhjetëra punonjës të kompanisë MABCO dhe nënkontraktorëve të saj nuk u lejuan të hynin në ambientet e aeroportit të Vlorës, megjithëse ishin paraqitur normalisht në punë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Skyweb.al (@skyweb.al)

Sipas burimeve, punonjësit ishin telefonuar që mbrëmjen e kaluar dhe ishin njoftuar të mos paraqiteshin në punë ditën e sotme. Megjithatë, për shkak se nuk kishte një komunikim zyrtar apo dokument zyrtar për pezullimin e aktivitetit, ata janë paraqitur në ambientet e aeroportit, por janë ndaluar të hyjnë brenda.

Bëhet fjalë për punonjës që operojnë në terminal, në ambientet e jashtme të aeroportit dhe në sektorin zjarrfikës.

Përfaqësues të kompanisë së lidhur me Behgjet Pacollin pretendojnë se ndalimi i punonjësve është bërë në mënyrë të padrejtë dhe jashtëligjshme. Sipas tyre, nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ndërprerje punimesh apo ndryshim të situatës kontraktuale.

Ismet Pacolli deklaron se çështja ndodhet në gjykatë dhe se është drejtësia ajo që duhet të vendosë për vijimin e punimeve dhe raportin mes palëve.

Sipas tyre, ka qenë kompania 2A Group ajo që ka ndaluar hyrjen e punonjësve në ambientet e aeroportit.

Nga ana tjetër, kompania MABCO pretendon se punimet duhet të vazhdojnë për shkak të situacioneve teknike dhe procedurale që duhet të mbyllen në kantier.

Përplasja mes palëve vijon prej tetorit të vitit të kaluar dhe duket se konflikti ka sjellë pasoja direkte për projektin e aeroportit të Vlorës, i cili synohej të ishte operacional gjatë këtij sezoni veror.

Sipas afateve kontraktuale, kompanitë që po përballen me bllokimin e aktivitetit kishin afat deri në fund të muajit maj për përfundimin e punimeve, me të drejtë shtyrjeje edhe për tre muaj të tjerë. Kjo do të thotë se gushti konsiderohet afati final për mbylljen e projektit.

Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë shtuar pikëpyetjet nëse aeroporti do të arrijë të hapet brenda këtij viti, ndërsa vonesat po konsiderohen si një goditje për strategjinë turistike të jugut të Shqipërisë.

Aeroporti i Vlorës shihej si një nga projektet më të rëndësishme për të rritur flukset turistike dhe për të lehtësuar ngarkesën e aeroportit të Rinasit gjatë sezonit veror.

Etiketat: aeroportivlore
Artikulli para

Nga kurorat e lashta te bankat qendrore moderne, pse njerëzimi mbetet i fiksuar pas arit

Artikulli pas

Shqiptari, gazetari anglez, polici ne kufi dhe pasqyra (qe na mungon)

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

OSBE: Liria e medias në Shqipëri mbetet nën presion, gazetarët përballen me kërcënime dhe fushata denigruese
Aktualitet

OSBE: Liria e medias në Shqipëri mbetet nën presion, gazetarët përballen me kërcënime dhe fushata denigruese

18 Maj, 2026
Sherri i “golave” mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës transferohet te dyqanet Duty Free, si po sabotohet një investim strategjik
Aktualitet

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, VIA akuzon MABCO-n e Behgjet Pacollit për 429 ditë vonesa dhe 4.2 milionë euro dëmvonesa

18 Maj, 2026
Sherri te VIA, Behgjet Pacolli akuzon Valon Llukën: Të bëra të pasur, por më tradhtove
Aktualitet

Sherri te VIA, Behgjet Pacolli akuzon Valon Llukën: Të bëra të pasur, por më tradhtove

18 Maj, 2026
Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug
Aktualitet

Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug

18 Maj, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

18 Maj, 2026
Shqiptari, gazetari anglez, polici ne kufi dhe pasqyra (qe na mungon)
Kryesore

Shqiptari, gazetari anglez, polici ne kufi dhe pasqyra (qe na mungon)

18 Maj, 2026
Artikulli pas
Shqiptari, gazetari anglez, polici ne kufi dhe pasqyra (qe na mungon)

Shqiptari, gazetari anglez, polici ne kufi dhe pasqyra (qe na mungon)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Studimi: Kjo dietë ngadalëson plakjen e trurit me mbi 2 vite
Shëndet

Studimi: Kjo dietë ngadalëson plakjen e trurit me mbi 2 vite

Nga Editor
18 Mars, 2026
0

Një studim i ri sugjeron se një regjim i veçantë ushqimor mund të ngadalësojë plakjen e trurit me më shumë...

Lexo të plotë
Shtohen pasiguritë, Irani paralajmërim për anijet që kalojnë pa leje Ngushticën e Hormuzit

Shtohen pasiguritë, Irani paralajmërim për anijet që kalojnë pa leje Ngushticën e Hormuzit

8 Prill, 2026
Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

Fluksi i turistëve, mbi 31 mijë fluturime nga dhe drejt Tiranës deri në fund të qershorit

31 Korrik, 2025
Në fillim ishte fjala, pastaj urrejtja!

Në fillim ishte fjala, pastaj urrejtja!

8 Tetor, 2025
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet

8 Janar, 2026

Të Fundit

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

Sherri te Aeroporti i Vlorës, MABCO: Po nxjerrin nga VIA pasi mbaruan punimet

18 Maj, 2026
Gjermania dislokon një sistem “Patriot” në Turqi

Gjermania dislokon një sistem “Patriot” në Turqi

18 Maj, 2026
Gratë mbi të 40-at po luftojnë me rrudhat. A e ndal “botoxi” plakjen?

Gratë mbi të 40-at po luftojnë me rrudhat. A e ndal “botoxi” plakjen?

18 Maj, 2026
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit

Lufta “shpëton” eksportet shqiptare/ Shënuan rritje me 16.9% në prill, përmirësohet deficiti tregtar

18 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr