• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 3 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Si inflacioni po gërryen rritjen e pagave, sot shqiptari mesatar paguhet më pak se në 2020

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rritja e pagave në Shqipëri po humbet efektin për shkak të inflacionit dhe shtrenjtimit të jetesës. Të dhënat e INSTAT tregojnë se, ndonëse paga mesatare nominale bruto ka kaluar kufirin e 86 mijë lekëve në tremujorin e fundit të vitit 2025, fuqia reale blerëse e saj mbetet dukshëm më e ulët.

Sipas indeksimit të bërë nga INSTAT, me bazë vitin 2020, të cilit i referohet Monitor , paga reale mesatare mujore bruto për të njëjtën periudhë ishte vetëm 72,225 lekë. Kjo do të thotë se diferenca mes pagës nominale dhe asaj reale ka arritur në 14,759 lekë, ose rreth 17% më pak në terma të fuqisë blerëse.

Praktikisht, me rreth 86 mijë lekë sot, një qytetar shqiptar mund të blejë të njëjtat mallra dhe shërbime që në vitin 2020 i siguronte me rreth 72 mijë lekë. Kjo tregon se rritja e pagave nuk ka arritur të ndjekë ritmin e rritjes së çmimeve.

Të dhënat tregojnë se hendeku mes pagës reale dhe asaj nominale është thelluar vit pas viti. Në fillim të vitit 2023 diferenca ishte rreth 12%, ndërsa në fund të vitit 2025 arriti në 17%. Duke qenë se krahasimi bëhet me bazë vitin 2020, çdo tremujor reflekton inflacionin e akumuluar ndër vite dhe zgjerimin progresiv të këtij hendeku.

Në thelb, qytetarët po marrin më shumë para në letër, por po blejnë më pak me to. Standardi i jetesës po përballet me presion të vazhdueshëm, pasi pagat nuk po arrijnë të neutralizojnë koston në rritje të ushqimeve, qirave, energjisë, shërbimeve dhe produkteve të tjera bazë.

Sipas analizës, çmimet po rriten me ritëm më të shpejtë sesa të ardhurat. Edhe kur bizneset apo institucionet rrisin pagat për të mbajtur stafin, këto rritje shpesh vijnë me vonesë dhe nuk kompensojnë dot shtrenjtimin e akumuluar të muajve të mëparshëm.

Një tjetër faktor që ndikon negativisht është efekti fiskal. Në shumë raste, rritja nominale e pagës e kalon punëmarrësin në një fashë më të lartë tatimore, duke bërë që një pjesë e konsiderueshme e rritjes të përthithet nga taksat, ndërsa fuqia reale blerëse vazhdon të bjerë.

Ekspertët vërejnë gjithashtu se goditjet në zinxhirët e furnizimit, kostot më të larta të importeve dhe paqëndrueshmëria monetare kanë ndikuar në uljen e vlerës reale të parasë.

Sipas të dhënave, rritja e pagave në Shqipëri nuk ka ardhur kryesisht nga rritja e produktivitetit në ekonomi, por nga mungesa e fuqisë punëtore dhe presionet në tregun e punës. Në disa raste, rritjet e pagave të diktuara nga vendime administrative apo nga konkurrenca për staf kanë ushqyer më tej rritjen e çmimeve, duke bërë që vlera reale e pagës të tkurret edhe më shumë.

Në fund, pavarësisht rritjes së pagës mesatare në shifra, të dhënat tregojnë se shumë familje shqiptare vazhdojnë të ndiejnë se jetesa po bëhet më e shtrenjtë dhe se rritja e të ardhurave nuk po përkthehet në përmirësim real të standardit të jetesës.

Artikulli para

Shteti “vë dorë” në Aeroportin e Vlorës pas sherrit Valon Ademi-Behgjet Pacolli, policia rrethon VIA-n

Artikulli pas

Forcimi i monedhës vendase u kushtoi depozituesve në valutë 22 miliardë lekë vitin e kaluar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive
Ekonomi

Ligji i ri kufizon gjobat dhe kostot ekstra për kreditë e këqija

3 Tetor, 2026
Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb
Aktualitet

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë  nga rezerva në treg pas presionit të SHBA
Ekonomi

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

3 Tetor, 2026
Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret
Aktualitet

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

3 Tetor, 2026
Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit
Ekonomi

Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit

3 Tetor, 2026
Artikulli pas
Si i ruajnë paratë shqiptarët? BSH: Rritje rekord e depozitave 1-mujore

Forcimi i monedhës vendase u kushtoi depozituesve në valutë 22 miliardë lekë vitin e kaluar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ditëve të nxehta po u vjen fundi, kur nis rënia e temperaturave në Shqipëri
Aktualitet

Ditëve të nxehta po u vjen fundi, kur nis rënia e temperaturave në Shqipëri

Nga SkyWeb
9 Gusht, 2026
0

Ditëve me temperatura ekstreme duket se po u vjen fundi, megjithëse i nxehti pritet të vazhdojë edhe për dy ose...

Lexo të plotë
Dhuna digjitale ndaj grave, jo më pa ndëshkim: Ligji i ri parashikon gjoba, bllokim llogarish reagim nga platformat

Dhuna digjitale ndaj grave, jo më pa ndëshkim: Ligji i ri parashikon gjoba, bllokim llogarish reagim nga platformat

30 Janar, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

4 Mars, 2026
Rama: Duhet të korrigjojmë ligjin për arsimin e lartë!

Rama: Duhet të korrigjojmë ligjin për arsimin e lartë!

15 Janar, 2026
Kriza e karburantit godet aviacionin, rrezikohen miliona pasagjerë

Kriza e karburantit godet aviacionin, rrezikohen miliona pasagjerë

9 Maj, 2026

Të Fundit

BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive

Ligji i ri kufizon gjobat dhe kostot ekstra për kreditë e këqija

3 Tetor, 2026
Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë  nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

3 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr