• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shteti “vë dorë” në Aeroportin e Vlorës pas sherrit Valon Ademi-Behgjet Pacolli, policia rrethon VIA-n

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Shteti “vë dorë” në Aeroportin e Vlorës pas sherrit Valon Ademi-Behgjet Pacolli, policia rrethon VIA-n
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shteti ka ndërhyrë në Aeroportin e Vlorës pas përshkallëzimit të konfliktit mes dy aksionerëve të projektit, Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit, ndërsa forca të shumta policie kanë marrë nën kontroll hyrjen dhe ambientet e kantierit për të shmangur përplasje të tjera.

Mëngjesin e sotëm, policia është vendosur në aeroportin e Vlorës pas tensioneve të forta të regjistruara mes kompanisë “Mabco” të Behgjet Pacollit dhe “2A Group” të Valon Ademit, dy ortakët e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Sherri te Aeroporti i Vlorës, MABCO: Po nxjerrin nga VIA pasi mbaruan punimet

Konflikti mes palëve, që tashmë është zhvendosur edhe në gjykatë, shpërtheu sërish një ditë më parë, kur punonjësit e “2A Group” nuk lejuan hyrjen në kantier të 22 nënkontraktorëve të thirrur nga kompania e Pacollit për të vijuar punimet në aeroport.

Pas kësaj, situata u tensionua edhe më shumë, pasi pala tjetër bllokoi hyrjen kryesore të kantierit duke mos lejuar daljen e automjeteve të “2A Group”.

Për shkak të frikës për përplasje fizike dhe agravim të situatës, policia ka shtuar ndjeshëm praninë në zonë dhe po mban nën kontroll hyrjet dhe godinat e aeroportit.

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, VIA akuzon MABCO-n e Behgjet Pacollit për 429 ditë vonesa dhe 4.2 milionë euro dëm nga vonesat

Burime nga zona bëjnë me dije se gjatë ditës priten grumbullime dhe reagime nga të dyja palët, ndërsa tensionet mbeten të larta.

Përplasja mes ortakëve po ndikon drejtpërdrejt edhe në ecurinë e një prej projekteve strategjike më të rëndësishme për jugun e vendit, në një kohë kur aeroporti i Vlorës konsiderohet kyç për zhvillimin e turizmit dhe transportit ajror në zonë.

Mbetet për t’u parë nëse autoritetet shqiptare do të ndërhyjnë jo vetëm për ruajtjen e rendit, por edhe për zgjidhjen e konfliktit në favor të interesit publik, duke shuar përplasjen mes palëve, zhbllokuar aeroportin dhe përshpejtuar futjen e tij në funksionim përmes një kontrolli më të fortë nga shteti shqiptar dhe jo nga biznesmenët në konflikt. /skyweb.al 

Etiketat: aeroporti vloresvia
Artikulli para

Ulqini ndalon daljen me rroba banjo në rrugët e qytetit

Artikulli pas

Si inflacioni po gërryen rritjen e pagave, sot shqiptari mesatar paguhet më pak se në 2020

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!
Ekonomi

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë
Aktualitet

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen
Ekonomi

“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen

18 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor
Ekonomi

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

18 Nëntor, 2026
Ndryshime në Kod për monopatinat, jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h, qarkullim vetëm brenda qytetit
Ekonomi

Siguracion edhe për monopatinat! Ligji i ri zgjeron mbrojtjen për përdoruesit e rrugës

18 Nëntor, 2026
GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten të ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET për aksidentet, AMF hesht
Ekonomi

Ligji i ri do të shkaktojë “tërmet” në tregun e sigurimeve, të paktën 3 kompani rrezikojnë të dalin nga loja! 

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

Si inflacioni po gërryen rritjen e pagave, sot shqiptari mesatar paguhet më pak se në 2020

Të Përzgjedhura

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj – Shaqiri: Interesi më i madh nga indianët. Impakti social mbetet për t’u parë
Aktualitet

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj – Shaqiri: Interesi më i madh nga indianët. Impakti social mbetet për t’u parë

Nga SkyWeb
7 Maj, 2026
0

Përveç se një treg në nevojë për punonjës të pakualifikuar nga jashtë, Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithmonë e...

Lexo të plotë
Avioni i “Air France” bën ulje të detyruar në Mynih

Avioni i “Air France” bën ulje të detyruar në Mynih

5 Janar, 2026
AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize

AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize

14 Nëntor, 2026
Shtatë gabimet që turistët duhet të shmangin në restorantet italiane

Shtatë gabimet që turistët duhet të shmangin në restorantet italiane

17 Korrik, 2026
Vaksina kundër COVID-19 përforcon efektin e imunoterapisë në disa lloje kanceri

Vaksina kundër COVID-19 përforcon efektin e imunoterapisë në disa lloje kanceri

25 Tetor, 2025

Të Fundit

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr