• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 21 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqipëria drejt fazës finale të negociatave me BE, Rama: Ditë krenarie për vendin

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Rama iu vendos kusht kryebashkiakëve për rikandidim në zgjedhjet e ardhshme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria pritet të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian. Më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri BE pritet të formalizojë mbylljen me sukses të fazës hyrëse të negociatave të anëtarësimit dhe hapjen e fazës përmbyllëse të këtij procesi.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një moment krenarie për vendin dhe si një fitore për projektin e Shqipërisë Europiane. Në reagimin e tij, Rama tha se procesi i negociatave nuk është bllokuar, siç sipas tij është pretenduar nga kundërshtarët politikë, por po hyn në një etapë të re dhe vendimtare.

Sipas Kryeministrit, Konferenca Ndërqeveritare e 26 majit në Bruksel është dëshmi se Shqipëria po ecën përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se ky proces është rezultat i vizionit, punës dhe përkushtimit institucional.

Rama përdori tone të forta ndaj opozitës, duke e akuzuar se ka përhapur lajme negative për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe se është përpjekur ta dëmtojë imazhin e vendit në sytë e partnerëve europianë.

“Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua”, u shpreh Rama në reagimin e tij.

Ai shtoi se kundërshtarët politikë, sipas tij, “u lëshuan rrugëve me molotovë” dhe “nëpër Europë me thasë balte e llumi”, por në fund, sipas Kryeministrit, “humbën përsëri” dhe “Shqipëria përsëri fitoi”.

Në mesazhin e tij, Rama tha se Shqipëria Europiane është një histori suksesi që po ndërtohet hap pas hapi dhe që lidhet me objektivin për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

“Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit”, deklaroi Rama.

Kryeministri e cilësoi këtë si një ditë krenarie për Shqipërinë, për shumicën parlamentare, qeverinë, institucionet e pavarura dhe ekipet që përfaqësojnë vendin në tryezën e negociatave me Bashkimin Europian.

Ai falënderoi qytetarët që, sipas tij, kanë mbështetur këtë mision historik dhe e mbylli reagimin me thirrjen: “Forca Shqipëria!” /skyweb.al

Etiketat: edi ramanegociatat
Artikulli para

Shqipëria tkurret me 29 000 banorë në vit, EUROSTAT thotë se kjo s’mund të ndodhë në vende që s’janë në luftë

Artikulli pas

DOSJA VELIAJ 2/ SPAK fut në rreth Arbër Veliajn dhe kompaninë Gogel, gazetarja zbulon detajet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Tatimet sqarojnë skemën e kompensimit për fermerët: Kush përfiton dhe si bëhet aplikimi

21 Gusht, 2026
Ari dhe argjendi rriten ndjeshëm në gusht, borxhi rekord i SHBA-së shton frikën në tregje
Ekonomi

Ari dhe argjendi rriten ndjeshëm në gusht, borxhi rekord i SHBA-së shton frikën në tregje

21 Gusht, 2026
Këto janë destinacionet më të mbingarkuara me turistë në Europë
Kryesore

Këto janë destinacionet më të mbingarkuara me turistë në Europë

21 Gusht, 2026
Hotel luksoz brenda një avioni gjigant, njihni suitat më të famshme në botë
Kryesore

Hotel luksoz brenda një avioni gjigant, njihni suitat më të famshme në botë

21 Gusht, 2026
Inteligjenca Artificiale po bëhet më njerëzore, por a duhet trajtuar si e tillë?
Kryesore

Inteligjenca Artificiale po bëhet më njerëzore, por a duhet trajtuar si e tillë?

21 Gusht, 2026
“Metoda e milingonave”, si një sjellje e thjeshtë e insekteve u kthye në algoritëm të Inteligjencës Artificiale
Ekonomi

“Metoda e milingonave”, si një sjellje e thjeshtë e insekteve u kthye në algoritëm të Inteligjencës Artificiale

21 Gusht, 2026
Artikulli pas
DOSJA VELIAJ 2/ SPAK fut në rreth Arbër Veliajn dhe kompaninë Gogel, gazetarja zbulon detajet

DOSJA VELIAJ 2/ SPAK fut në rreth Arbër Veliajn dhe kompaninë Gogel, gazetarja zbulon detajet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dy kometa do të kalojnë pranë Tokës këtë muaj, si mund të shihen
Aktualitet

Dy kometa do të kalojnë pranë Tokës këtë muaj, si mund të shihen

Nga Editor
9 Tetor, 2025
0

Qielli i tetorit është bërë më magjepsës, pasi dy kometa të reja të sapo zbuluara po udhëtojnë pranë Tokës dhe...

Lexo të plotë
Historia pas vijës të bardhë që shpëton miliona jetë çdo vit

Historia pas vijës të bardhë që shpëton miliona jetë çdo vit

16 Korrik, 2026
“Tradhtia financiare”, sekreti që po shkatërron gjithnjë e më shumë marrëdhënie

“Tradhtia financiare”, sekreti që po shkatërron gjithnjë e më shumë marrëdhënie

29 Korrik, 2026
Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

14 Korrik, 2026
Rrjeti SefJorunalists kundër Gjykatës së Posaçme për rregulloren e re: Kufizohet puna e gazetarëve dhe e drejta e publikut për t’u informuar

Rrjeti SefJorunalists kundër Gjykatës së Posaçme për rregulloren e re: Kufizohet puna e gazetarëve dhe e drejta e publikut për t’u informuar

7 Gusht, 2026

Të Fundit

”Forbes”: Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit që ofron histori, natyrë dhe mikpritje

”Forbes”: Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit që ofron histori, natyrë dhe mikpritje

21 Gusht, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

21 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Tatimet sqarojnë skemën e kompensimit për fermerët: Kush përfiton dhe si bëhet aplikimi

21 Gusht, 2026
FOTO/ Norvegjia hap muzeun spektakolar të balenave, çatia do të shërbejë si pikë panoramike mbi Oqeanin Arktik

FOTO/ Norvegjia hap muzeun spektakolar të balenave, çatia do të shërbejë si pikë panoramike mbi Oqeanin Arktik

21 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr