• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tregje të mëdha pa sigurim financiar, të paktën 10 mijë subjekte të pambrojtura

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Tregje të mëdha pa sigurim financiar, të paktën 10 mijë subjekte të pambrojtura
Share on FacebookShare on WhatsApp

Zjarri i pak ditëve më parë në tregun e fruta-perimeve, i njohur në gjuhën popullore si “Markata e Lushnjës”, njeri ndër tregjet qendrore të qytetit jugor, e ka ndaluar tashmë aktivitetin dhe ka detyruar tregtarët që t’i përballojnë vetë dëmet e pësuara.

Pa sigurim financiar, rikthimi në normalitet do të mbetet i vështirë për pesëdhjetë subjektet e prekura. Rreth 10,000 subjekte të tilla, në mbi 200 tregje të mëdha, private dhe publike, tregje pakice dhe shumice, fruta-perimesh, blegtorale apo industriale, me përqëndrim të lartë subjektesh të vogla në mbi 70 qytete të Shqipërisë, janë po njësoj të pambrojtur financiarisht si tregtarët e “Markatos së Lushnjes”.

Arsyeja: këto tregje janë ende të pasiguruara financiarisht. Një ngjarje sado e vogël, aksidentale apo gjithfarësh, mbart rrezikun që të përshkallëzohet në terma ekonomikë në një dramë sociale dhe ekonomike për atë qytet.

Pa një sigurim financiar, rikthimi në aktivitetin normal për të paktën 10 mijë subjekte të vogla tregtare do të ishte në kufijtë e së pamundurës. Këto radhë e vendosin theksin te thirrja dhe nevoja e ngutshme për sigurim financiar të këtyre tregjeve.

Çfarë përfiton një treg i madh i siguruar?

Me çmim sigurimi 1 euro për metër katror, tregje të përmasave të mëdha, me përqëndrim, (marrim shembull 2 mijë metra katrorë sipërfaqe) do të kishin mundësi të përfitonin deri në 1 milion euro kompensim nga siguruesi për dëmet aksidentale në pronë.

Ky është sigurimi i parë që u nevojitet: sigurimi i pronës së biznesit.  Një sigurim i tillë mund të kryhet individualisht nga subjektet e vogla ose në mënyrë kolektive, të përfaqësuar nga administrator i tregut. Individualisht sigurohet proporcionalisht prona e mjedisit ku ushtrohet aktiviteti.

Kolektivisht, kur administratori është bashkia, sigurohet prona tërësore ku ushtrohet veprimtaria. Për një treg 2 mijë metra katrorë sipërfaqe sigurimi bazë i pronës kushton vetëm 2 mijë euro në vit dhe, sipas parimit që shuma e sigurimit përfaqëson 0.2% të limitit të mbulimit, sigurimi garanton deri në 1 milion euro dëmshpërblim në rast dëmi aksidental nga zjarri.

Me kërkesë të klientit, individ ose administrator tregu, mund të shtohen edhe rreziqe të tjera shtesë në mbulim. Këtu, si rreziqe shtesë që mund të shtohen në mbulim përfshihen edhe aktet keqdashëse, të cilat kërkojnë disa kushte shtesë që ndërmerren nga subjektet dhe aplikohet një përllogaritje e re e çmimit të marrjes në sigurim, ndjeshëm më e lartë.

Për 2 mijë euro të tjera në vit, tregjet e mëdha mund të sigurojnë limitin e përgjegjësisë civile deri në 1 milion euro. Kjo do të thotë se për çdo dëm të shkaktuar si pasojë e aktivitetit tregtar brenda tregjeve të mëdha, qofshin private ose publike, shumicë apo pakicë, fruta-perime, blegtorale apo industriale, deri në 1 milionë euro përgjegjësi financiare ndaj të tretëve garantohen nga kompania e sigurimeve.

Një shembull ilustrues: nëse zjarri aksidental në treg djeg dhe mjedise të tjera jashtë tregut, banesa, automjete, biznese, deri në 1 milionë euro dëmshpërblime totale mbulohen nga kompania e sigurimeve.

Të dy këto sigurime, sigurimi i pronës dhe i përgjegjësisë, mund të kryhen si individualisht nga subjektet e vogla tregtare, edhe kolektivisht, në nivel administratori të mjedisit të madh tregtar.

Individualisht, secili prej subjekteve të vogla, mund të kryejë edhe një sigurim tjetër. Secili subjekt që ka regjistër hyrje-daljesh të rregullta, mund të siguronte edhe inventarin e mallit për t’u kompesuar për dëmet aksidentale në mallin që tregton. Kjo do të thotë se për 100 euro sigurim të inventarit në vit, vlera e mallit të dëmtuar deri në 50 mijë euro në rast dëmi mbulohet nga siguruesi. Raporti i përfitimit 1 me 500.

Limitet e mbulimit për tregjet e mëdha?

Kompani si SIGAL, të risiguruara në tregun ndërkombëtar me partnerë si Hannover Re, e vlerësuar AA nga Standard and Poors, lider global ne sektor, mund të garantojnë mbulim dëmesh deri në vlerën 70 milionë euro.

Risigurimi në liderë globalë kompanive si SIGAL u garanton fuqinë paguese të çdokohshme, shpejtësinë në dëmshpërblim dhe kapacitetet teknike si dhe standardet e veprimit të niveleve më të larta botërore për menaxhimin e dëmeve.

Sipas të dhënave zyrtare nga AMF, kompania SIGAL, në një industri me 8 kompani të ndryshme si ajo e sigurimeve të jojetës, pagoi thuajse 1 në 2 dëme të siguruara në pronë përgjatë vitit 2025.

Rreth 6 milionë euro dëme në pronë janë paguar nga kompania në dy vitet e fundit. 15 milionë euro dëme në pronë u paguan nga SIGAL Insurance Group në dy vitet e fundit në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut.   /skyweb.al

Etiketat: pronashtepisigalsiguracionzjarr
Artikulli para

Karakaçi paralajmëron penalitete pas vonesave në Aeroportin e Vlorës

Artikulli pas

Evazioni tatimor, rriten procedimet penale: Fshehën të ardhurat, kryeson Tirana

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Moody’s vlerëson pozitivisht pozicionin financiar të holdingut hungarez 4iG që zotëron One Albania
Ekonomi

Moody’s vlerëson pozitivisht pozicionin financiar të holdingut hungarez 4iG që zotëron One Albania

6 Tetor, 2026
Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur
Ekonomi

Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur

6 Tetor, 2026
Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave
Ekonomi

Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

6 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë
Ekonomi

Mbi 11 000 shtëpi morën hipotekën pas ndërtimit jo në pronën e tyre, çfarë parashikon ligji i ri i legalizimeve

6 Tetor, 2026
KPP kap “mat” Rakip Sulin për tenderin në Valias: Hetoni!
Ekonomi

KPP kap “mat” Rakip Sulin për tenderin në Valias: Hetoni!

6 Tetor, 2026
Rekord botëror, kompania që ka vetëm tabelën merr leje për kullë në Tiranë
Ekonomi

Rekord botëror, kompania që ka vetëm tabelën merr leje për kullë në Tiranë

6 Tetor, 2026
Artikulli pas
Evazioni tatimor, rriten procedimet penale: Fshehën të ardhurat, kryeson Tirana

Evazioni tatimor, rriten procedimet penale: Fshehën të ardhurat, kryeson Tirana

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK
Aktualitet

REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK

Nga SkyWeb
3 Tetor, 2026
0

Banorët e Gjoricës së Poshtme janë përplasur sot me përfaqësues të një subjekti nënkontraktor, i cili kishte mbërritur në terren...

Lexo të plotë
Hormonet ndikojnë fuqishëm në shëndetin mendor, gratë më të prekura

Hormonet ndikojnë fuqishëm në shëndetin mendor, gratë më të prekura

14 Tetor, 2025
“Revolucion” në trajtimin e diabetit, një implant inovativ premton fundin e injektimeve të insulinës

“Revolucion” në trajtimin e diabetit, një implant inovativ premton fundin e injektimeve të insulinës

8 Shkurt, 2026
Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës, nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër

Nafta ulet nën 200 lekë/litri: Bordi i Transparencës miraton çmimet e reja

18 Prill, 2026
12 orë ankth në ajër, nga dy ulje emergjente te kryengritja e pasagjerëve ndaj stafit: Thrilleri i fluturimit të Ryan Air drejt Tiranës

12 orë ankth në ajër, nga dy ulje emergjente te kryengritja e pasagjerëve ndaj stafit: Thrilleri i fluturimit të Ryan Air drejt Tiranës

14 Korrik, 2026

Të Fundit

Punime në Tunelin e Krrabës, ARRSH njofton kufizimet e qarkullimit për 20 ditë

Punime në Tunelin e Krrabës, ARRSH njofton kufizimet e qarkullimit për 20 ditë

6 Tetor, 2026
Moody’s vlerëson pozitivisht pozicionin financiar të holdingut hungarez 4iG që zotëron One Albania

Moody’s vlerëson pozitivisht pozicionin financiar të holdingut hungarez 4iG që zotëron One Albania

6 Tetor, 2026
Gruaja sjell në jetë fëmijën e 11-të te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

Gruaja sjell në jetë fëmijën e 11-të te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

6 Tetor, 2026
Nobel në Fizikë për Francis Halzen, shkencëtari që zbuloi “mesazhet fantazmë” të hapësirës

Nobel në Fizikë për Francis Halzen, shkencëtari që zbuloi “mesazhet fantazmë” të hapësirës

6 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr