• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Kërkesa e lartë në sezonin veror shtrenjton me 55% çmimet e AirBNB në Greqi

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Maj, 2026
në Turizëm
A A
0
Kërkesa e lartë në sezonin veror shtrenjton me 55% çmimet e AirBNB në Greqi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Greqia pritet të jetë një nga fitueset më të mëdha të sezonit turistik veror 2026 në Europë, pasi kërkesa për apartamente me qira afatshkurtër dhe Airbnb po rritet me ritme më të larta se në shumicën e vendeve europiane, ndërsa çmimet po shtrenjtohen ndjeshëm.

Sipas të dhënave të AirDNA, rezervimet për verën 2026 në Greqi janë rritur me 9.3% krahasuar me një vit më parë. Deri tani janë prenotuar rreth 3.9 milionë net qëndrimi për sezonin veror.

Muaji korrik po shënon rritjen më të fortë të kërkesës me 13.5%, ndërsa gushti me 11.4%. Edhe shtatori po rezulton më i fortë se vitet e mëparshme, me një rritje prej 12.4%, duke treguar se sezoni turistik po zgjatet përtej verës tradicionale.

Rritja e kërkesës në Greqi është më e lartë se mesatarja europiane prej 7.8%. Në Portugali rritja është vetëm 5.7%, ndërsa Kroacia ka hyrë në rënie me minus 6.4%, pasi tregu atje po shfaq shenja ngadalësimi pas bumit të viteve të fundit.

Përveç kërkesës, Greqia po kryeson edhe për rritjen e çmimeve. Sipas raportit, vendi ka regjistruar rritjen më të fortë sezonale të çmimeve në Europë.

Çmimi mesatar ditor për një apartament ose Airbnb në Greqi gjatë verës arrin në 174 euro, ndërsa jashtë sezonit bie në 113 euro. Kjo përkthehet në një rritje sezonale prej 54.9%.

Një nga destinacionet që po shtyn më shumë çmimet lart është Mykonos. Në këtë ishull, çmimi mesatar për një natë gjatë verës arrin në 758 euro, nga 458 euro gjatë periudhës jashtë sezonit.

Raporti tregon gjithashtu se tregu europian i qirave afatshkurtra mbetet i fortë edhe pse ekonomia dhe situata gjeopolitike vazhdojnë të krijojnë pasiguri.

Ndërkohë, një pjesë e turistëve europianë po zgjedhin gjithnjë e më shumë edhe vendet e Europës Veriore për shkak të temperaturave më të freskëta dhe destinacioneve më pak të mbingarkuara. Danimarka po regjistron rritjen më të madhe të kërkesës në Europë me 50.9%, e ndjekur nga Polonia, Suedia dhe Norvegjia.

Artikulli para

BE fond të ri prej 49 milionë eurosh, Rama: Plani i Rritjes bazohet mbi rezultate të certifikuara

Artikulli pas

Çfarë do të kujtojnë njerëzit për ty pasi të vdesësh? Pse të menduarit për trashëgiminë tënde tani mund të jetë mirë për ty

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Turizëm

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë
Ekonomi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

8 Tetor, 2026
Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit
Turizëm

Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit

6 Tetor, 2026
FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane
Turizëm

FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

6 Tetor, 2026
Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli
Turizëm

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

5 Tetor, 2026
FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit
Turizëm

FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

4 Tetor, 2026
Artikulli pas
Çfarë do të kujtojnë njerëzit për ty pasi të vdesësh? Pse të menduarit për trashëgiminë tënde tani mund të jetë mirë për ty

Çfarë do të kujtojnë njerëzit për ty pasi të vdesësh? Pse të menduarit për trashëgiminë tënde tani mund të jetë mirë për ty

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit
Aktualitet

Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit

Nga Editor
30 Shtator, 2026
0

Ford ka zgjidhur problemin me një prej furnizuesve që shkaktoi ndërprerjen e prodhimit të kamionçinës së saj më të shitur,...

Lexo të plotë

Si u shfry operacioni i bujshëm në Sarandë, Mariel Murati reklamon hotelin pa leje, Kozeta Statha, Andri Dhima dhe të tjerët vijojnë biznesin dhe plazhin

10 Qershor, 2025
LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve

LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve

23 Shtator, 2026
Qeveria hap thesin, 4.2 mln euro me URGJENCË për koncertin e Kanye West

Qeveria hap thesin, 4.2 mln euro me URGJENCË për koncertin e Kanye West

7 Korrik, 2026
Presidenti Begaj nga Ulqini: Gjuha shqipe ruhet kur lexohet, shkruhet dhe u përcillet fëmijëve

Presidenti Begaj nga Ulqini: Gjuha shqipe ruhet kur lexohet, shkruhet dhe u përcillet fëmijëve

6 Gusht, 2026

Të Fundit

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr