• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SPAK/ Kompani mjetesh me qira, llogari dhe CASH: Ergys Kastrati dhe Igli Kamberi i “fshehën” pasuritë përmes familjarëve

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Maj, 2026
në Aktualitet
A A
0
SPAK/ Kompani mjetesh me qira, llogari dhe CASH: Ergys Kastrati dhe Igli Kamberi i “fshehën” pasuritë përmes familjarëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Operacioni i përbashkët i SPAK me Antimafien e Barit për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për pastrim parash është shoqëruar edhe me sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

Pasuritë e sekuestruara rezultojnë në emër të familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit, të dy të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

Në total, autoritetet kanë sekuestruar 8 automjete, 10 llogari bankare, 4 shoqëri tregtare dhe 1 milion euro cash.

Sipas Zëri, pasuritë e vendosura nën sekuestro lidhen me Nevila Kamberin, bashkëshorten e Igli Kamberit, prindërit e saj Dituri dhe Fatos Buzi, bashkëshorten e Ergys Kastratit, Desmira Ceco, si edhe me persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë apo përfitues nga aktiviteti kriminal i grupit. Mes tyre janë Bardhok Gjergji, Saimir Pirra, Sokol Fusha dhe Edi Brahaj.

Në pronësi të Igli Kamberit është sekuestruar subjekti “Igli Kamberi”, me veprimtari “Menzë, katering, restorante dhe shërbim ushqimor i lëvizshëm”, me seli në Kashar.

Në emër të bashkëshortes së tij, Nevila Kamberi, dhe nënës së saj, Dituri Buzi, janë sekuestruar 2 llogari bankare. Ndërsa babait të saj, Fatos Buzi, i është sekuestruar biznesi “Fermer Fatos Buzi”, me veprimtari “Bujqësi, prodhim fruta, perime”.

Një tjetër person i arrestuar në operacion është Ergys Kastrati. Në kuadër të hetimit, pasuri janë sekuestruar edhe në emër të bashkëshortes së tij, Desmira Ceco, së cilës i janë bllokuar 2 llogari bankare.

Pasuri të shumta janë sekuestruar edhe në emër të Bardhok Gjergjit.

Ende nuk është e qartë lidhja e tij me grupin kriminal, por ndaj tij është vendosur sekuestro mbi aktivitetin e biznesit “AUTO REND & SELL ALBANIA” sh.p.k., që merret me dhënie me qira automjetesh, shitblerje, import dhe eksport. Gjithashtu, Gjergjit i janë bllokuar 5 automjete luksoze dhe 1 llogari bankare.

Në sekuestro janë vendosur edhe pasuri të personave të tjerë, përfshirë llogari bankare dhe automjete në emër të Saimir Pirrës, Sokol Fushës dhe Edi Brahajt.

Këta persona dyshohet se kanë përfituar nga aktiviteti kriminal i grupit, ndërsa sekuestrimi i pasurive synon të godasë jo vetëm strukturën kriminale, por edhe produktin financiar të krijuar prej saj.

Etiketat: AUTO REND & SELL ALBANIAbardhok gjergjidesmira cecodituri buziedi brahajfatos buzisaimir pirrasokol fusha
Artikulli para

Sekuestrohen rreth 1 milion euro cash dhe prona të dyshuara, SPAK dhe Antimafia italiane zbardhin detajet e goditjes së grupit kriminal

Artikulli pas

Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes
Aktualitet

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

24 Gusht, 2026
Topi i golit me dorë të Maradonës shitet për 2.9 milionë euro
Aktualitet

Topi i golit me dorë të Maradonës shitet për 2.9 milionë euro

24 Gusht, 2026
EMRAT/ Kush do të zëvendësojë Ilir Prodën? Del lista e kandidatëve
Aktualitet

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24 Gusht, 2026
Oqeanet arrijnë temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në gusht
Aktualitet

Oqeanet arrijnë temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në gusht

24 Gusht, 2026
“Historia kërkon kurajë”, Presidenti Begaj thirrje nga Savra për të dokumentuar krimet dhe për të kërkuar falje
Aktualitet

“Historia kërkon kurajë”, Presidenti Begaj thirrje nga Savra për të dokumentuar krimet dhe për të kërkuar falje

24 Gusht, 2026
Vajzat shqitare shkëlqejnë  në matematikë
Aktualitet

Ministria e Arsimit njofton rihapjen e regjistrimeve për klasat e para dhe të gjashta, kur mbyllen

24 Gusht, 2026
Artikulli pas
Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015

Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah
Aktualitet

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

Nga SkyWeb
12 Qershor, 2025
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit, përmes një mesazhi të...

Lexo të plotë
Marjana Koçeku fik telefonin, vendimin për largimin nga socialistët nuk ia ka komunikuar as Ballës dhe askujt tjetër në PS

“Mandati erdhi në vend të vet”, Marjana Koçeku sfidon PS dhe kërkon zgjedhje të parakohshme

16 Qershor, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, Instagram; Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

“E dimë ç’keni marrë”, Tatimet ultimatum pronarëve të apartanenteve: Paguani taksat për fitimet nga Booking ose…

21 Mars, 2026
Si u bë “Porta e Lotëve” një ndër ngushticat më të rendësishme të tregtisë botërore

Si u bë “Porta e Lotëve” një ndër ngushticat më të rendësishme të tregtisë botërore

11 Gusht, 2026
Pas shiut vjen dëbora, nisin reshjet në disa zona të vendit

Pas shiut vjen dëbora, nisin reshjet në disa zona të vendit

8 Janar, 2026

Të Fundit

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

24 Gusht, 2026
Si do bëhet shitja e tokave bujqësore në pronësi? Kriteret për 445 mijë familje në të gjithë vendin

Regjistrimi i tokës së marrë me AMTP, Kadastra publikon dokumentet që duhet të dorëzojnë qytetarët

24 Gusht, 2026
VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

24 Gusht, 2026
Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

24 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr