• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 14 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kompanitë e naftës paralajmërojnë padi ndaj qeverisë, pretendojnë 7 milionë euro dëme nga çmimet e Bordit

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
0
Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët
Share on FacebookShare on WhatsApp

 

Kompanitë më të mëdha importuese të karburanteve kanë paralajmëruar qeverinë se do t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim për humbjet e shkaktuara nga metodologjia e përdorur nga Bordi i Transparencës për përcaktimin e çmimeve të naftës.

Sipas një shkrese drejtuar Kryeministrisë, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë, importuesit pretendojnë se çmimet e vendosura nga Bordi janë llogaritur nën koston reale të tregut, duke u shkaktuar humbje të vazhdueshme financiare. Burime nga sektori bëjnë të ditur se dëmi i përllogaritur deri tani i afrohet vlerës së 7 milionë eurove, raporton Monitor.al

Qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës më 26 mars 2026, duke rikthyer formulën e përdorur gjatë krizës së energjisë dhe karburanteve të vitit 2022. Që prej asaj date deri më 28 maj, Bordi ka ndërhyrë rreth 30 herë në treg për përcaktimin e çmimeve të shitjes së karburanteve.

Sipas operatorëve, problemi kryesor lidhet me metodologjinë e përllogaritjes së kostove. Ata pretendojnë se Bordi vazhdon të përdorë referencën “Platts FOB” për llogaritjen e çmimit të naftës, ndërkohë që tregtia ndërkombëtare prej vitit 2024 zhvillohet kryesisht mbi bazën e kontratave “Platts CIF”, të cilat përfshijnë edhe kostot e transportit dhe sigurimit.

Sipas tyre, diferenca mes dy metodave arrin deri në 45-50 dollarë për ton dhe nuk reflektohet në çmimin final të miratuar nga Bordi.

Importuesit ngrenë gjithashtu shqetësimin se ndërsa çmimi i shitjes llogaritet sipas referencës FOB, doganat përllogarisin TVSH-në mbi bazën e çmimit CIF. Kjo, sipas tyre, ka krijuar një kosto shtesë prej rreth 4.7 lekësh për litër, e cila nuk merret parasysh në formulën e Bordit.

Një tjetër pikë e kundërshtuar është marzhi i operimit. Sipas formulës aktuale, marzhi bruto për importuesit llogaritet në 3 lekë për litër, ndërsa kompanitë pretendojnë se kostot reale arrijnë në të paktën 4 lekë për litër. Edhe për tregtinë me pakicë, operatorët thonë se marzhi i njohur nga Bordi është 12 lekë për litër, ndërkohë që kostot reale arrijnë në rreth 15 lekë.

Përfaqësuesit e sektorit argumentojnë se gjatë katër viteve të fundit janë rritur ndjeshëm pagat, sigurimet shoqërore, qiratë dhe kostot e tjera operative, por këto ndryshime nuk janë reflektuar në formulën e përdorur për përcaktimin e çmimeve.

Sipas llogaritjeve të tyre, vetëm nga mosnjohja e marzheve reale dhe diferencës në TVSH krijohet një kosto prej rreth 8.7 lekësh për litër, e cila nuk përfshihet në çmimin final të karburanteve.

Importuesit argumentojnë se kjo situatë po i detyron operatorët të shesin nën kosto dhe se një pjesë e kompanive më të vogla ndodhen pranë falimentimit.

Në shkresën drejtuar institucioneve, kompanitë kërkojnë rishikimin e menjëhershëm të metodologjisë së Bordit dhe paralajmërojnë se nëse brenda 10 ditëve nuk merren masa për korrigjimin e situatës, do t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar dëmshpërblimin e plotë të dëmeve që pretendojnë se u janë shkaktuar nga llogaritja e çmimeve nën kosto.

Operatorët e konsiderojnë ndërhyrjen e Bordit si një kufizim të rëndësishëm të lirisë ekonomike, duke argumentuar se përmes akteve normative jo vetëm përcaktohen çmimet e shitjes së karburanteve, por ndërhyhet edhe në elementë thelbësorë të marrëdhënieve tregtare dhe kontraktore mes palëve.

Artikulli para

Në moshë pensioni, i tërhequr në Fier, Sadik Ismailajt i duhet të shohë se si kacafyten fëmijët e tij për perandorinë që u trashëgoi

Artikulli pas

Shqiptarët taksohen rëndshëm, 284 mln euro në 4 muaj vetëm nga TAP-i

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sejko pret përfaqësuesit e BERZH-it: Kreditë me probleme në 3,7%, niveli më i ulët që në 2008-n
Ekonomi

Sejko pret përfaqësuesit e BERZH-it: Kreditë me probleme në 3,7%, niveli më i ulët që në 2008-n

13 Korrik, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Euro mbetet në nivelin më të ulët, rritet dollari

13 Korrik, 2026
“Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj
Ekonomi

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

13 Korrik, 2026
Ushqimi kthehet në sfidë, thatësira pritet të rrisë çmimet
Ekonomi

Ushqimi kthehet në sfidë, thatësira pritet të rrisë çmimet

13 Korrik, 2026
Prodhuesit po shkojnë drejt verës me pak ose pa alkool, cilat janë arsyet
Ekonomi

Prodhuesit po shkojnë drejt verës me pak ose pa alkool, cilat janë arsyet

13 Korrik, 2026
Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt
Ekonomi

Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt

12 Korrik, 2026
Artikulli pas
Disa bizneseve u 10-fishohen këstet e tatim fitimit; Tatimet: Është gabim teknik

Shqiptarët taksohen rëndshëm, 284 mln euro në 4 muaj vetëm nga TAP-i

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si e “firmosi” Daniel Shima shkarkimin e Mirlinda Karçanajt
Aktualitet

Pishina e peshkaqenëve të AKSHI-t, si u transformuan në prona luksoze paratë e korrupsionit gjigant: Vila, jahte dhe kuti bere FULL me Euro

Nga SkyWeb
22 Prill, 2026
0

Në mars 2017,  një punonjës i një kompanie IT firmosi kontratën e blerjes së një apartamenti prej 70 metrash katrorë...

Lexo të plotë
“Çdo Fëmijë ka të drejtë të Ndihet i Përfshirë”. Kastrati Group dhe Save the Children in Albania bashkëpunim strategjik për të mbështetur dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve

“Çdo Fëmijë ka të drejtë të Ndihet i Përfshirë”. Kastrati Group dhe Save the Children in Albania bashkëpunim strategjik për të mbështetur dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve

19 Shkurt, 2026
Austrian Airlines transferon avionët “Embraer E-195” te Air Dolomiti

Austrian Airlines transferon avionët “Embraer E-195” te Air Dolomiti

29 Shtator, 2025
Europa ndahet për makinat me benzinë e naftë, 7 vende kërkojnë të mos zbuten rregullat

Europa ndahet për makinat me benzinë e naftë, 7 vende kërkojnë të mos zbuten rregullat

9 Qershor, 2026
“Smoothie”, lëng apo të plota. Cila është mënyra më e shëndetshme për të konsumuar fruta?

“Smoothie”, lëng apo të plota. Cila është mënyra më e shëndetshme për të konsumuar fruta?

8 Maj, 2026

Të Fundit

Call Centerat mashtrues pushtojnë vendin, gazetari: Kush është italiani që zhvati bashkëkombasit e tij nga Tirana

Të kthejmë paratë e humbura në bursa! I “penduari” zbardh skemën e re të mashtrimit me Call Centera, kush janë administratorët

13 Korrik, 2026
Sejko pret përfaqësuesit e BERZH-it: Kreditë me probleme në 3,7%, niveli më i ulët që në 2008-n

Sejko pret përfaqësuesit e BERZH-it: Kreditë me probleme në 3,7%, niveli më i ulët që në 2008-n

13 Korrik, 2026
Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

13 Korrik, 2026
Taksa e pasurisë, 49% e totalit mblidhet vetëm në Tiranë

Taksa e pasurisë, 49% e totalit mblidhet vetëm në Tiranë

13 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr