• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqiptarët taksohen rëndshëm, 284 mln euro në 4 muaj vetëm nga TAP-i

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Disa bizneseve u 10-fishohen këstet e tatim fitimit; Tatimet: Është gabim teknik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tatimi i paguar nga qytetarët shqiptarë për të ardhurat personale është rritur ndjeshëm gjatë muajve të parë të këtij viti, duke arritur një nga nivelet më të larta të dekadës.

Në periudhën janar-prill, arkëtimet nga tatimi mbi të ardhurat personale arritën në rreth 28.4 miliardë lekë, ose afërsisht 284 milionë euro.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, të ardhurat nga ky zë janë rritur me 1.3 miliardë lekë, ose rreth 13 milionë euro më shumë.

Sipas të dhënave zyrtare, rritja vjetore rezulton në rreth 4.6 për qind, ndërsa në raport me planin, arkëtimet janë tejkaluar me 0.7 për qind. Vetëm gjatë muajit prill, tatimi i mbledhur nga të ardhurat personale arriti në rreth 67 milionë euro, duke konfirmuar vijimin e ecurisë pozitive mujore.

Tatimi mbi të ardhurat personale përfshin kryesisht të ardhurat nga pagat, por edhe të ardhura të tjera të individëve, si qiratë afatgjata, të ardhurat nga platformat e akomodimit si Airbnb dhe Booking, si edhe interesat bankare.

Të dhënat tregojnë se në një dekadë ky zë i buxhetit është rritur me ritme të forta. Në periudhën janar-prill 2016, arkëtimet nga tatimi mbi të ardhurat personale ishin rreth 8.7 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2026, ato arritën në afro 28.4 miliardë lekë.

Kjo do të thotë se brenda dhjetë viteve, qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 19.7 miliardë lekë më shumë, ose afërsisht 197 milionë euro shtesë, nga të ardhurat personale. Rritja në këtë periudhë llogaritet në rreth 226.4 për qind.

Sipas administratës tatimore, zgjerimi i arkëtimeve lidhet me përmirësimin e formalizimit në ekonomi dhe rritjen e deklarimit të të ardhurave. Fushatat kundër informalitetit, veçanërisht ato që kanë synuar nën-deklarimin e pagave gjatë vitit 2025 dhe në vijim, kanë ndikuar në ndryshimin e sjelljes së bizneseve.

Ndikim të rëndësishëm ka pasur edhe vendosja e pagave referencë në sektorë ku informaliteti ka qenë më i lartë, si turizmi, ndërtimi dhe shëndetësia. Kjo ka sjellë rritje të pagave të deklaruara dhe, për rrjedhojë, edhe më shumë detyrime tatimore të paguara në buxhet.

Në të njëjtën linjë kanë ndikuar rritjet e pagave në administratën publike gjatë dy viteve të fundit, të cilat janë ndjekur edhe nga sektori privat, si dhe rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë.

Një tjetër burim i rëndësishëm është zgjerimi i tregut të qirave, sidomos atyre afatshkurtra të lidhura me turizmin. Shtimi i pronave të listuara në platformat online ka rritur të ardhurat e individëve dhe njëkohësisht edhe nivelin e tatimit të paguar prej tyre.

Rritja e tatimit mbi të ardhurat personale tregon një bazë më të gjerë tatimore, më shumë paga të deklaruara dhe më shumë të ardhura të formalizuara.

Por njëkohësisht ajo tregon edhe barrën më të madhe fiskale që qytetarët po mbajnë në buxhet, në një periudhë kur pagat, qiratë dhe aktiviteti ekonomik janë zgjeruar ndjeshëm.

Artikulli para

Kompanitë e naftës paralajmërojnë padi ndaj qeverisë, pretendojnë 7 milionë euro dëme nga çmimet e Bordit

Artikulli pas

Media spanjolle: Shqipëria, zbulimi i madh i turizmit mesdhetar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator
Ekonomi

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

28 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri
Aviacion

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Aktualitet

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Media spanjolle: Shqipëria, zbulimi i madh i turizmit mesdhetar

Media spanjolle: Shqipëria, zbulimi i madh i turizmit mesdhetar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zjarri në Shkozet lë pa energji një pjesë të Durrësit, MIE: Po punohet për rikthimin e furnizimit
Ekonomi

Zjarri në Shkozet lë pa energji një pjesë të Durrësit, MIE: Po punohet për rikthimin e furnizimit

Nga SkyWeb
30 Korrik, 2026
0

Një zjarr i rënë në një magazinë në zonën e Shkozetit ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë...

Lexo të plotë
Spanja kryeson rritjen ekonomike në Europë, Gjermania mbetet në fund

Spanja kryeson rritjen ekonomike në Europë, Gjermania mbetet në fund

18 Mars, 2026
Bateria dhe kamera, risitë e iPhone 17 Air

Bateria dhe kamera, risitë e iPhone 17 Air

9 Shtator, 2025
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

19 Maj, 2026
Marrëveshja historike, “Prada” blen rivalin “Versace”

Marrëveshja historike, “Prada” blen rivalin “Versace”

2 Dhjetor, 2025

Të Fundit

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

28 Gusht, 2026
70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

28 Gusht, 2026
A po i bën ngrohja globale El Nino-t më të fuqishëm?

A po i bën ngrohja globale El Nino-t më të fuqishëm?

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr