• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DOSJA/ Të gjithë “hëngrën” nga Bankersi, nga PS te PD, nga Çobo te 70 vjeçarja Emine Themeli që faturoi gati 22 mln euro: Kush janë përfituesit e pagesave të majme

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Prill, 2026
në Aktualitet
A A
Qindra miliona euro xhiro, por deklaronin humbje, Prokuroria e Fierit reagon pas arrestimeve të bujshme te Bankers Petroleum
Share on FacebookShare on WhatsApp

Hetimi për “Bankers Petroleum” ka nxjerrë në sipërfaqe një skemë të gjerë dyshimesh për faturime fiktive, rritje artificiale të shpenzimeve, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, ku përfshihen ish drejtues të kompanisë, studio ligjore, kompani konsulence dhe subjekte të lidhura me njerëz pranë ish administratorëve.

Prokuroria e Fierit dhe më pas SPAK kanë ngritur dyshime se kompania koncesionare e naftës, e cila operon prej dy dekadash në fushën e Patoz Marinzës, ka përdorur një rrjet faturimesh për të ulur fitimin e deklaruar dhe për të shmangur pagesën e detyrimeve ndaj shtetit shqiptar.

Sipas dosjes hetimore, “Bankers Petroleum” ka eksportuar naftë bruto në vlera që llogariten në miliarda euro, por ndër vite ka deklaruar humbje, duke mos paguar tatim fitimi në arkën e shtetit. Për prokurorët, këto humbje dyshohet se janë krijuar artificialisht përmes shpenzimeve të fryra dhe faturave të dyshimta.

Në qendër të hetimit është edhe ish administratori Leonidha Çobo, i cili ka drejtuar “Bankers Petroleum” në vitet 2010 2015 dhe ka mbajtur më pas funksione të tjera brenda kompanisë deri në vitin 2019. Sipas dosjes, rreth tij janë identifikuar disa kompani dhe subjekte që dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha nga marrëdhëniet me “Bankers”.

Një nga rastet më të rëndësishme është kompania “Tea Co”, në pronësi të Artur Çobos, vëllait të Leonidha Çobos. Sipas të dhënave hetimore, “Tea Co” ka faturuar rreth 45 milionë euro për shërbime në favor të “Bankers Petroleum”. Prokuroria ka konstatuar se kompania ka përfituar shumat më të mëdha pikërisht gjatë periudhës kur Leonidha Çobo ishte drejtues i “Bankers”.

Në dosje theksohet se të ardhurat e “Tea Co” bien ndjeshëm pas largimit të Leonidha Çobos nga pozicionet drejtuese në “Bankers Petroleum”. Më pas kompania ka deklaruar humbje dhe në vitin 2025 ka pezulluar aktivitetin tregtar.

Një tjetër hallkë e hetimit është “LC Consulting”, studio konsulence e lidhur me Leonidha Çobon. Prokuroria dyshon se përmes këtij subjekti janë kanalizuar të ardhura që lidheshin me kompani të tjera të afërta me Çobon. Sipas dosjes, subjekti “Leonidha Çobo Person Fizik” ka deklaruar të ardhura nga konsulenca për disa subjekte private në vlerë totale rreth 155 milionë lekë të reja, veprime që prokurorët i konsiderojnë të dyshimta.

Në këtë rrjet del edhe emri i Emine Themelit, një 70 vjeçare që ka regjistruar subjektin “Emine Themeli” shpk, me objekt “konsulencë për teknologjinë e informacionit”.

Pikërisht ky është një nga rastet më të pazakonta të dosjes. Sipas të dhënave të përfshira në hetim, për periudhën 2023 2025, subjekti “Emine Themeli” ka kryer shitje shërbimesh në vlerën totale 21.6 milionë euro.

Faturimet janë kryer kryesisht drejt “LC Consulting”, por edhe drejt “C Proprieties” shpk, “Factvisor Albania” shpk dhe “FactPlus”, kompani ku ka qenë aksioner djali i saj, Idlir Themeli.

Për prokurorët, shuma prej 21.6 milionë eurosh e faturuar nga një subjekt me objekt konsulencë IT dhe e lidhur me kompani të së njëjtës adresë ngre dyshime të forta mbi realitetin ekonomik të këtyre shërbimeve.

Në dosje theksohet se “Emine Themeli”, “C Proprieties”, “Factvisor Albania”, “FactPlus” dhe “Leonidha Çobo” shpk rezultojnë të regjistruara në të njëjtën adresë në Tiranë. Kjo përputhje adresash, e kombinuar me vlerën shumë të lartë të faturimeve, është një nga elementët që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve.

“C Proprieties” ka pasur gjithashtu lidhje direkte me Leonidha Çobon, pasi ai ka qenë themelues i kësaj kompanie. Në prill 2024, Çobo ua ka shitur aksionet shtetasve Emirjon Marku, Aristir Stefa dhe Nertila Demiri, të cilët sipas dosjes rezultojnë përfitues nga qiraja e tokës që i kanë dhënë “Bankers Petroleum” gjatë kohës kur Çobo ishte administrator i saj.

Prokuroria ka evidentuar edhe një situatë të dyshimtë me “C Proprieties” gjatë kohës kur aksioner ishte Leonidha Çobo. Kompania kishte të ardhura rreth 25 milionë lekë të reja, ndërsa shpenzimet për “parapagime të ndryshme” arrinin rreth 200 milionë lekë të reja. Pjesa më e madhe e këtyre parapagimeve lidhej me pasuri të paluajtshme.

Sipas hetimit, këto transaksione krijojnë dyshime për mungesë të thelbit ekonomik, vetë faturime dhe lëvizje parash përmes subjekteve të kontrolluara nga të njëjtët persona apo nga familjarët e tyre.

Në dosje përmenden edhe studio ligjore dhe konsulence që kanë përfituar shuma të mëdha nga “Bankers Petroleum”. Studio “H&A Law Firm”, e drejtuar nga ish deputeti socialist Alket Hyseni, rezulton se ka përfituar rreth 6 milionë euro në periudhën 2014 2025 për shërbime ndaj “Bankers”.

Po ashtu, “Halimi Law & Tax”, e drejtuar nga ish ministri demokrat Eduard Halimi, ka përfituar rreth 2.6 milionë euro në periudhën 2019 2025. Sipas dosjes, gjatë vitit 2020, kur kjo studio ka realizuar të ardhurat më të larta nga “Bankers”, në vlerën 72.3 milionë lekë, kishte vetëm 3 punonjës të regjistruar.

Një tjetër rast është ai i “Besnik Çerekja Person Fizik”, që gjatë periudhës 2020 2022 ka faturuar rreth 2.7 milionë euro vetëm për “Bankers Petroleum”, ndonëse kishte vetëm një të punësuar. Për prokurorinë, volumi i faturimeve ishte jashtë logjikës ekonomike për një subjekt me kapacitet real kaq të kufizuar.

Hetimi përfshin edhe disa kompani me pronarë të huaj, të cilat dyshohet se janë përdorur për transferimin e fondeve jashtë Shqipërisë. Mes tyre përmenden “Qinglong Petroleum”, “Petrosolution”, “Alb Talent Solution” dhe “Global Energy Solution”.

Sipas dosjes, “Alb Talent Solution”, në pronësi të një shtetasi nga Kazakistani, ka përfituar rreth 15 milionë euro nga “Bankers Petroleum” në periudhën 2022 2025. Kjo shumë përbënte 98 për qind të xhiros së saj në Shqipëri, duke ngritur dyshime se kompania ka shërbyer si kanal formal për faturime dhe zhvendosje fitimi.

Ndërkohë, “Global Energy Solution”, po në pronësi të të njëjtit shtetas kazak, ka faturuar rreth 2 milionë euro për “Bankers Petroleum” në periudhën 2023 2025, megjithëse më parë kishte deklaruar zero aktivitet dhe zero të ardhura.

Në thelb, dosja e “Bankers Petroleum” përshkruan një skemë të dyshuar ku faturat e shërbimeve, konsulencës, ekspertizave ligjore, teknike dhe financiare janë përdorur për të rritur artificialisht shpenzimet e kompanisë koncesionare.

Për hetuesit, qëllimi i dyshuar ka qenë fshehja e të ardhurave, shmangia e detyrimeve tatimore dhe pastrimi i produkteve të veprës penale përmes një rrjeti kompanish, studiosh dhe subjektesh të lidhura mes tyre.

Pjesa më e fortë e dosjes mbetet kontrasti mes vlerave të mëdha të faturimeve dhe kapaciteteve reale të disa subjekteve. Rasti i Emine Themelit, me 21.6 milionë euro faturime për konsulencë IT, është një nga shembujt më të dukshëm të këtij kontrasti.

SPAK pritet të sqarojë në përfundim vlerën reale të dëmit financiar të dyshuar ndaj shtetit shqiptar dhe përgjegjësitë penale të personave të përfshirë. Deri atëherë, të gjithë personat dhe subjektet e përmendura prezumohen të pafajshëm./Marrë me shkurtime nga Boldnews.al 

Etiketat: Ardit KeroAsllan Kuqibehar cukajBesnik MustafajDardan MustafajDoina DogaEmine ThemeliEmirjon MarkuGerian KuqiHongping Xiaoidajet ismailajMirgen Dervishisadik ismailaj
Artikulli para

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Artikulli pas

Kufiri te filxhani i tretë, çfarë ndodh nëse konsumoni 4 kafe në ditë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Aktualitet

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik
Aktualitet

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Aktualitet

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kufiri te filxhani i tretë, çfarë ndodh nëse konsumoni 4 kafe në ditë

Kufiri te filxhani i tretë, çfarë ndodh nëse konsumoni 4 kafe në ditë

Të Përzgjedhura

Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht
Kryesore

IRONIA/Qeveria shpall regjistrin e verës pas “avullimit” të kantinës luksoze të Ergys Agasit nën hundën e doganave

Nga SkyWeb
6 Janar, 2026
0

Vetëm pak ditë pas zhdukjes së verërave luksoze të sekuestruara në vilën e biznesmenit Ergys Agasi në Lundër, qeveria ka...

Lexo të plotë
Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025

Tatimet sqarojnë procedurën e riaplikimit për kompensimin e fëmijëve kur mungojnë faturat

9 Qershor, 2026
Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, Vodafone dhe One duhet të tregojnë çfarë po ndodh me DPI

Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, Vodafone dhe One duhet të tregojnë çfarë po ndodh me DPI

5 Prill, 2025
Drejt një epokë të re zhvillimi dhe inovacioni, One Albania emëron Barna Kutvolgyi CEO të ri

Drejt një epokë të re zhvillimi dhe inovacioni, One Albania emëron Barna Kutvolgyi CEO të ri

8 Tetor, 2025
Tarifat e Trump dhe konfliktet pritet të ngadalësojnë ritmet e rritjes së ekonomisë globale

Tarifat e Trump dhe konfliktet pritet të ngadalësojnë ritmet e rritjes së ekonomisë globale

14 Gusht, 2025

Të Fundit

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

13 Tetor, 2026
Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

13 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr