• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 29 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Drejtorë dhe ministra të kthyer në blogerë nga frika e shtatorit, Rama mbledh sot deputetët dhe të deleguarit e Tiranës!

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Gusht, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Rama për Zvërnecin: Investitorë nga Katari do të derdhin 4 mld euro, janë para të verifikuara
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ethet e ndryshimeve të mundshme në qeveri dhe në drejtimin e institucioneve kanë aktivizuar ministrat dhe drejtorët e rëndësishëm, të cilët ditët e fundit janë kthyer në “blogerë” të punës së tyre.

Inspektimet, takimet në terren, mbledhjet me vartësit dhe bilancet e punës po publikohen me intensitet në rrjetet sociale. Ky aktivizim vjen në prag të shtatorit, kur përflitet se kryeministri Edi Rama mund të ndërhyjë në përbërjen e kabinetit dhe në drejtimin e disa institucioneve.

Në këtë klimë, Rama vijon sot serinë e mbledhjeve me socialistët. Në orën 11:00, kreu i PS-së do të zhvillojë një takim me të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët socialistë të qarkut.

Në fokus pritet të jetë zbatimi në terren i dokumenteve “Besa” dhe “Prania Besnike”, përmes të cilave strukturave socialiste u kërkohet të shtojnë kontaktet me qytetarët dhe praninë në zonat elektorale.

Takimi zhvillohet një ditë pas mbledhjes me dyer të mbyllura në një prej vilave qeveritare në kryeqytet. Rama u kërkoi ministrave dhe drejtuesve politikë të qarqeve të zbresin në terren, të evidentojnë problematikat e qytetarëve dhe të ndjekin zgjidhjen e tyre.

Seria e takimeve nisi në Pogradec, ku kryeministri zhvilloi fillimisht një mbledhje rreth shtatëorëshe me drejtuesit politikë të 12 qarqeve, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe deputetë të PS-së. Një ditë më pas, përpara Ramës raportuan ministrat për punën dhe objektivat e dikastereve që drejtojnë.

Në Pogradec u diskutua edhe për platformën “Pasqyra Albania”, e cila synon grumbullimin dhe ndjekjen e ankesave të qytetarëve, si dhe për mënyrën e komunikimit publik të qeverisë.

Ndryshimet e mundshme pritet të marrin formë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së në fillim të shtatorit. Deri tani nuk ka emra zyrtarë, por lëvizjet e Ramës dhe aktivizimi i pazakontë i ministrave e drejtorëve në rrjetet sociale tregojnë se askush nuk dëshiron të hyjë në muajin e ndryshimeve me një bilanc të padukshëm. /skyweb.al

Etiketat: pogradecramatirane
Artikulli para

Pjesë e “flotës hije” ruse po sillte naftë në Shqipëri?! Porti i Durrësit ndalon hyrjen e tankerit Hanuman

Artikulli pas

Ligji i ri ua kalon bashkive barrën e shërbimeve sociale, por qeveria nuk tregon sa do të kushtojë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Inceneratori (që nuk ekzston) bën 7 mln euro fitim, por Tirana vijon të mbytet nga plehrat: A është kjo historia më spektakolare e korrupsionit?
Aktualitet

Inceneratori (që nuk ekzston) bën 7 mln euro fitim, por Tirana vijon të mbytet nga plehrat: A është kjo historia më spektakolare e korrupsionit?

29 Gusht, 2026
Tetë muaj nën mbrojtjen e krimit dhe policisë, si i erdhi fundi Ergys Agasit në një pasdite gushti

Plazhi publik nuk është falas siç premtoi Rama: Bashkitë tarifojnë çadra dhe shezlongë
Aktualitet

Plazhi publik nuk është falas siç premtoi Rama: Bashkitë tarifojnë çadra dhe shezlongë

29 Gusht, 2026
4.26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet e zhytur mes plehrave
Aktualitet

4.26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet e zhytur mes plehrave

29 Gusht, 2026
Helmohen nga ushqimi 55 studentë të Akademisë së Sigurisë, shpallet në kërkim Alma Tafani e Sori AL, dy të arrestuar
Aktualitet

Kredi me interes zero për policët, kriteret e aplikimit

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Ligji i ri ua kalon bashkive barrën e shërbimeve sociale, por qeveria nuk tregon sa do të kushtojë

Ligji i ri ua kalon bashkive barrën e shërbimeve sociale, por qeveria nuk tregon sa do të kushtojë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Parlamenti i Çekisë refuzon kërkesën e gjykatës për hetimin e kryeministrit për korrupsion
Aktualitet

Parlamenti i Çekisë refuzon kërkesën e gjykatës për hetimin e kryeministrit për korrupsion

Nga SkyWeb
6 Mars, 2026
0

Parlamenti i Çekisë ka refuzuar kërkesën e gjykatës për të lejuar ndjekjen penale ndaj kryeministrit Andrej Babis, duke i garantuar...

Lexo të plotë
Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

24 Gusht, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik

Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik

28 Gusht, 2026
Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro

Paratë e ndihmës ekonomike u bënë “fruta” në kazinotë e Tiranës, si i merrte drejtoresha e Postës në Durrës çantat me Lekë nga arka

18 Korrik, 2026

Të Fundit

Si mund ta kontrolloni stresin me një teknikë të thjeshtë frymëmarrjeje

Si mund ta kontrolloni stresin me një teknikë të thjeshtë frymëmarrjeje

29 Gusht, 2026
Inceneratori (që nuk ekzston) bën 7 mln euro fitim, por Tirana vijon të mbytet nga plehrat: A është kjo historia më spektakolare e korrupsionit?

Inceneratori (që nuk ekzston) bën 7 mln euro fitim, por Tirana vijon të mbytet nga plehrat: A është kjo historia më spektakolare e korrupsionit?

29 Gusht, 2026
Tetë muaj nën mbrojtjen e krimit dhe policisë, si i erdhi fundi Ergys Agasit në një pasdite gushti

Tetë muaj nën mbrojtjen e krimit dhe policisë, si i erdhi fundi Ergys Agasit në një pasdite gushti

29 Gusht, 2026
Ligji i ri ua kalon bashkive barrën e shërbimeve sociale, por qeveria nuk tregon sa do të kushtojë

Ligji i ri ua kalon bashkive barrën e shërbimeve sociale, por qeveria nuk tregon sa do të kushtojë

29 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr