• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kriminaliteti në rënie, por dhuna brenda familjes ecën në drejtim të kundërt

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Gusht, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
SPAK aksion në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS, në pranga edhe vëllai i “Rrumit të Shijakut”

arrestohet mashtruesi indrit aliu

Share on FacebookShare on WhatsApp

Kriminaliteti i evidentuar në Shqipëri ka shënuar një tendencë rënëse, por pas shifrave të përgjithshme fshihet një zhvillim tjetër shqetësues: rastet e dhunës në familje po shtohen. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2024 janë evidentuar 32,653 vepra penale, 3.5% më pak se një vit më parë dhe 2.5% më pak krahasuar me vitin 2022.

Rënia është reflektuar në një sërë kategorish. Vjedhjet, mashtrimet, krimet në fushën e drogës, korrupsioni dhe abuzimi me detyrën rezultojnë me më pak raste të evidentuara se një vit më parë.

Por kjo tendencë nuk është ndjekur nga dhuna në familje.

Policia evidentoi 2,139 raste të dhunës në familje gjatë vitit 2024, nga 1,911 në vitin 2023 dhe 1,887 në vitin 2022.

Në vetëm një vit, rastet janë shtuar me rreth 12%, ndërsa krahasuar me vitin 2022 rritja arrin në mbi 13%. Dhuna në familje përbën tashmë rreth 6.6% të të gjitha veprave penale të evidentuara.

Edhe përndjekja ka ndjekur të njëjtën trajektore. Rastet u rritën nga 158 në vitin 2022 në 196 një vit më pas, për të arritur në 232 gjatë vitit 2024.

Megjithatë, brenda panoramës së dhunës ndaj grave ka edhe një zhvillim pozitiv.

Të dhënat për femicidin, forma më ekstreme e dhunës me bazë gjinore, tregojnë një rënie të ndjeshme gjatë vitit 2024.

INSTAT evidenton 3 raste femicidi në vitin 2024, kundrejt 8 rasteve në 2023 dhe 5 në vitin 2022.

Edhe numri i grave dhe vajzave viktima të vrasjeve me dashje u përgjysmua nga 12 në vitin 2023 në 6 raste gjatë vitit 2024.

Në rënie rezultojnë gjithashtu vrasjet e grave për shkak të marrëdhënieve familjare, nga 8 raste në vitin 2023 në 4 gjatë vitit 2024. INSTAT e cilëson vitin 2024 si vitin me numrin më të ulët të viktimave në këto kategori gjatë periudhës së analizuar.

Pra, panorama është e dyfishtë: ndërsa kriminaliteti në tërësi po shënon rënie dhe rastet më ekstreme të dhunës ndaj grave janë reduktuar, konfliktet dhe dhuna brenda familjes po evidentohen gjithnjë e më shpesh./skyweb.al

Artikulli para

Nuk i shkonte në mendje as djallit, ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank pas mesnate: “Stili” që avulloi 200 mijë EURO

Artikulli pas

Nga rruga te interneti, krimet kibernetike 2.5-fishohen në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?
Aktualitet

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

5 Nëntor, 2026
Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë
Ekonomi

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin
Aktualitet

Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Ekonomi

PPB për frymë, tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas
Aktualitet

Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Nga rruga te interneti, krimet kibernetike 2.5-fishohen në Shqipëri

Nga rruga te interneti, krimet kibernetike 2.5-fishohen në Shqipëri

Të Përzgjedhura

Pas “pikës së voçkël”, resorti i çunave të Apex-it në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir
Aktualitet

Pas “pikës së voçkël”, resorti i çunave të Apex-it në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir

Nga Editor
29 Qershor, 2026
0

Projekti për ndërtimin e një resorti në Plazhin e Pasqyrave ka krijuar pasiguri për dhjetëra familje që prej vitesh kanë...

Lexo të plotë
Adoleshentët nuk po kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, situata mbetet e pandryshuar prej 15 vitesh

Adoleshentët nuk po kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, situata mbetet e pandryshuar prej 15 vitesh

4 Nëntor, 2026
Ndihmon në zbulimin e kancerit, testi i gjakut për të cilin po vihet bast

Ndihmon në zbulimin e kancerit, testi i gjakut për të cilin po vihet bast

14 Maj, 2026
Trump planifikon të bllokojë nënkontraktimin e inxhinierëve indianë nga kompanitë amerikane

Trump planifikon të bllokojë nënkontraktimin e inxhinierëve indianë nga kompanitë amerikane

6 Shtator, 2025
Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar

Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar

8 Qershor, 2026

Të Fundit

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

5 Nëntor, 2026
Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

5 Nëntor, 2026
Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr